E marte, 29.11.2022, 05:54 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Elmira Muja: "Afrim Kacaj, shqiptari që krijoi “Tingalin

E diele, 12.10.2008, 02:56 PM


Afrim Kacaj
"Afrim Kacaj, shqiptari që krijoi “Tingalin
iPhone"

 

Shkruar nga Elmira Muja

Një javë më parë e kisha takuar Afrim Kacajn, nga ku prej tij mësova mbi Tingalin iPhone app., programin qw ai kishte krijuar dhe që sapo ishte hedhur në treg. Për koinçidencë më mori në telefon mikja ime Danyel Jones, dhe më tregoi se kishte “zbuluar” diçka interesante. Kishte blerë Tingalin iPhone.

Telefonata e saj ishte më shumë se një ngacmim për të bërë atë që kisha ndër mend, këtë shkrim.                                                                                          

                                                       *********

                          E bindur në faktin se të gjithë ata që kanë kryer gjëra të mëdha kanë patur aspirata, synime të mëdha , janë fokusuar në qëllimin më të lartë, madje dhe    atë që dukej më e pamundur kërkova ta takoj përsëri Afrimin.

E takova atë  në zyrën e tij në Union Square. Biseduam për një kohë.

Prapa syzeve të tij shikoja një njeri që për tu bërë  i sukseshëm i duhet të gjejë diçka, të ketë një objektiv  e të përqëndrohet në të, në gjetjen e asaj që e motivon dhe inspiron.

Më rrëfen të gjitha rrugët që e çuan deri këtu, të gjitha zik-zaket që nga fëmijëria në Krajë të Ulqinit, prindërit Haziz dhe Nafije, vëlla Safetin, shkolla dhe sigurisht bashkëshortja Drita dhe djali Adrian, që të gjithë së bashku, në një mënyrë a në një tjetër e kanë mbështetur në çdo aspekt..

                                                     ***************

 

I lindur në SHBA, kur ende pa i mbushur 3 vjeç, prindërit vendosin që të kthehen në vendlindje, sepse gjyshi i tij, Smajli që në atë kohë jetonte në Krajë - Ulqin, nuk donte të braktiste vendlindjen, për të filluar një jetë të re në USA.

Nga fëmijëria, ai mban mend që shpesh çmontonte lodrat  e tij, i nxitur nga kureshtja për të ditur se çfarë fshihej pas ndërtimit të tyre.

Pas një qëndrimi për rreth 9 vjet, kushtet ekonomike, diskrimini etnik e detyrojnë Haziz Kacajn që të rikthehet sërish bashkë me familjen në Amerikë.

Nuk ishte penduar aspak për kthimin, sepse fëmijët e tij tashmë të rritur flisnin dhe shkruanin bukur gjuhën shqipe.

Ashtu si shumë emigrantë të tjerë, edhe Afrimit, do ti duhej të regjistrohej në klasat ku gjuha angleze është gjuhë e dytë dhe ti nënshtrohej një testi për të treguar aftësitë e tij të inteligjencës. Një gjë që është për tu përmendur, është fakti që mbasi ka kryer testin e inteligjencës, rezultatet e tij janë dërguar me postë në shtëpi, nga i cili bëhej e ditur edhe niveli i grupit ku do të fillonte shkollën. Fatkeqësisht, prindërit nuk e kanë kuptuar se çfarë shkruhej, dhe fillon shkollën në një shkallë më të ulët se ajo që ishte pranuar. Rezultatet e tij për sukseset që kishte arritur në përvetësimin e gjuhës angleze e transferojnë në klasat e nivelit të lartë.

I apasionuar pas paisjeve elektronike, shkenca, që në Amerikë është më e avancuar se kudo, i kërkon babait një Nintendo. Në kushtet ekonomike që ishin, ishte e pamundur, por babai i premton se do tia blejë dhe kjo varet nga rezultati i mësimeve që ai do të ketë.

Nxënës në shkollën e mesme, duke njohur vështirësitë ekonomike që ndodhej familja, Afrimi kërkon punë. Fillon të punojë gazetëshpërndarës (paperboy). I gatshëm në çdo kohë, në terren të thyer, me mot të vështirë, bëjnë që për punën e tij të shkëlqyer të fitojë titullin “Paper boy of the week” në gazetën lokale Staten Island Advance.

Rrogën e parë ia jep babait, i cili më pas i blen një Nintendo, por që tashmë i dukej e vjetëruar.

Nëna dëshironte që fëmijtë e saj të shkolloheshin. Për të parë nga afër se çfarë pune bëjnë të shkolluarit, në njërën nga ditët e saj rutinë, ajo e merr me vete Afrimin tek zyrat që pastronte në Manhattan.

Një vit më parë familja kishte blerë kompjuterin, por kërkimet në internet nuk ishin ende të avancuara.

Në gjysmën e vitit të fundit të shkollës së mesme, për të përballuar shpenzimet e shkollës, fillon të punojë bashkë me nënën..

Kurioziteti për të mësuar të gjithë strukturënn e kompjuterit, dëshira për të instaluar 56k Modem, e shtyjnë një ditë që të pyesë drejtoreshën se si mund ta ndihmojë. Ajo i rekomandon njërin nga punonjësit. Fatkeqësisht ai nuk iu përgjigj kërkesës së tij.

Vendos që të punojë vetë në shtëpi dhe më në fund arrin ta përfundojë. Të nesërmen drejtoresha e pyeti : A e zgjidhe problemin me atë punonjësin që të sugjerova?

Jo, iu përgjigj Afrimi, duke nënqeshur, por u mundova dhe e zgjidha vetë. Ajo u befasua. Duke patur parasysh moshën e tij, i u duk një mrekulli dhe në atë moment i kërkoi të punonte në kompaninë që ajo drejtonte.

Nuk ishte I interesuar thjesht për programet apo kërkimet në internet, por për mënyrën e funksionimet e kompjuterit. Mëson të gjitha sekretet që fshihen pas ekranit të vogël. I shtyrë nga dëshira për të mësuar më shumë rreth tij, fillon studimet në shkencat kompjuterike, me orar jo të plotë (part time)në Staten Island college. I pakënaqur pë atë cfarë duhej të arrinte i vazhdoi studimet me orar të plotë.

Në ndërkohë, Afrimi kishte arritur që të hapte firmën e vet  FIXBYTE, e orientuar kryesisht në konsultime individuale dhe për bizneset e vogla.

Pas diplomimit, ai fillon punë, drejtor në sistemin informatik në ROCKWELL GROUP, pikërisht në vendin ku kurioziteti mbi kompjuterin ishte  pasioni i parë dhe i fundit.

                                               

                                                 *************

Kacaj - Topi
Në punën e tij Afrimi ka një qëllim. Ai  nuk mund të shkojë askund , nëse nuk e di se ku do të shkojë dhe se çfarë do të duhet të bëjë.. Ai e ka të qartë se shumë gjëra të vlefshme të bëra në botë, fillimisht të deklaruara si të pamundura, janë arritje të njerëzve që janë përpjekur deri aty ku është dukur se edhe shpresa ka humbur

Është  shumë e rëndësishme se përveç talentit, vullnetit për diturinë është  të këmbëngulësh që ëndërrat të mos mbesin ëndrra, por të bëhen realitet, dhe Afrimi i a arriti. Në website www..kacaj.net,  ndërton çiftelia virtuale. Duke përdorur tastierin, çdo gërmë krijon një tingull, madje në mënyrën e harmonizimit të tyre krijon melodi, një kompozim.

E pyeta, se përse pikërisht bëre çiftelinë? Ai buzëqeshi. E di si është puna, Elmira?  Mund të bëja ndonjë instrument tjetër, por dëshira ime ishte që njerëzit, kryesisht të huajt të njiheshin me instrumentin tonë popullor, e pse jo dhe me meloditë që mund të luanin në atë instrument. Një arsye më shumë wshtë që e ruaj shumë të freskët në kujtesë që nga fëmijëria, kur gjyshit i sollën një çifteli nga Shqipëria të cilën ne e ruanim si gjënë më të shtrenjtë në shtëpi. Më ka pëlqyer gjithmonë çiftelia, edhe pse kurrë nuk arrita ta mësoj.

Për të patur një çifteli, arrita që edhe këtu në Amerikë ta ndërtoj një, por ajo nuk më kënaqte, sepse nuk kishte tingullin e çftelisë së gjyshit, dhe më vinte inatë që nga pamja e jashtme nuk i mungonte asgjë. Më vonë mësova se edhe ciftelia ka njw “secret”. Ajo nuk bëhet me cdo lloj druri, përveçse me dru mani.

Për të arritur  suksesin është shumë rëndësishme përkushtimi dhe vendosmëria, ndaj dhe Afrimi finalizon  suksesin e tij të parë në programimin Tingalin iPhone. Një cifteli mjaft e thjeshtë në përdorim që bën të mundur të luash melodi pa patur nevojë për tela.

Në punën e tij, Afrimi nuk ndalet. Ai ka në dorë një projekt në programet video game për fëmijët me temë kombëtare, ku në qendër është heroi ynë kombwtar, Skënderbeu.

Nuk ka sekret tek suksesi. Suksesi është rezultat i përgatitjes, punës së madhe dhe duke mësuar nga dështimet. Afrim Kacaj nuk ka paguar çmim për suksesin, ai tanimë po  shijon çmimin e suksesit.

Afrim, Adrian, Drita Kacaj



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora