E premte, 26.04.2024, 06:50 PM (GMT+1)

Mendime

Beqir Cikaqi: Një emision ne RAI TRE, që iriton shqiptarët

E shtune, 04.10.2008, 06:49 PM


Riccardo Iacona
Një emision ne RAI TRE, që iriton shqiptarët

Njëanshmëria dedencioze e gazetarit Riccardo Iacona, në RAI TRE

Nga Beqir Cikaqi

Radiostacioni televiziv RAI TRE, në dy vazhdime me 19 e 26 shtator, në emisionin" LUFTA PA FUND"(La Guerra inFinita), paraqiti Kosoven, shtetin më të ri, si një vend te pastrimit etnik, të njerzeve mafioz,transportues te droges, vend i pasigurise se minoriteteve, dhe jo vetem të tyre, etj, etj. Për këtë emision gazetari Riccardo Iacona, si duket kishte kohë që ishte duke e përgaditur, duke bërë inqizime ne teren(në vende te ndryshme të Kosoves), duke bërë edhe intervista, me qytetar të ndryshëm.Keto intervista gazetari, mandej si duket kishte përpunuar, dhe i paraqiti para shikuesve te RAI TRE, me përkthim simultant. Në emisionin e parë(më 19 shtator, nga ora 21.00)me temen : "Kosova nëntë vite mbrapa"("Kosovo nove anni dopo"),vrerin ma të madh e hudhi te UÇK-ja, sidomos të ish drejtuesit e sajë, e në veqanti per ish komandantin e ZOD, e kryetar aktual i AAK z. Ramush Haradini, duke mos i lanun pa i etiketuar edhe gati te gjith drejtuesit e institucioneve shtetrore te Kosoves.Në këtë emision perdoret edhe tragjedia e viktimave të Recakut, familjarët e disa te vrameve pas lufte(vrasja e te cilëve akoma nuk jan zbardhur).Si viktima kryesore i konsideron serbet, thuajse ata jan më të viktimizuarit jo vetem në Kosovë, Ballkan e Evropë, por edhe në tërë botën...
Ndërsa në emisionin e dytë(më 26 shtator) gazetari pro komunist(keshtu e konsiderojn vendasit ), e para qet Kosovën si vendinga i cili transportohet droga nga Afganistani në drejtim të Evropes, Italisë dhe botës tjetër.Ironi se jo mahi!Sepse ne Kosovë jan të, vendosura nga qershori 1999, forcat e NATO-së, mandej UNMIK-u, KFOR-i, OSBE-a, etj e tash se fundit edhe EULEX-i, si forca ndërkombëtare, e kur i shtohet edhe ato vendore, atehere mund te kuptohet se ajo qe e thot ne Rai Tre, Roccardo Iacona, jan vetem nje imagjinat të cilën si dukete ka perpunuar jo vetem ai personalisht.
Këto dy emisione të Rai Tre, e kan irituar shikuesit në pergjithesi e sidomos ata shqiptar. Jan te irituar edhe vendasit(italianet) që e njohin realitetin, dhe një zëri e quajn gazetar (pro)komunist serbo-rus.Ndersa numri i shqiptareve qeë është i vendosur këtu , kemi thënë edhe ma parë se nuk është i vogël, jan akoma ma të nevrikosur, jo vetëm në gazetarin(R.I.), por edhe në përgjithësi në redaksin e kësaj qendre televizive.Por, nuk jan të nevrikosur në qeverin dhe popullin italian në përgjithësi, të cilet i kan kontribuar ne clirimin e Kosoves, mandej duke derguar forcat paqeruajtese në Kosove, dhe së fundit duke e njohur shtetin e Kosoves dhe dokumentet e sajë(pasaportat), Shqiptaret, sidomos kosovaret këtu i iriton gazetari Riccardo, se si nuk e paraqiti asnje të mirë për Kosoven dhe kosovarët.ka harruar se vete një e sakt mundet me qen se në Kosovë pas hyrjes se forcaveë të NATO-s, forcat e uniformuara te policise dhe ushtrisë serbe ma nuk jan. Se serbët, madje të organizuara edhe nëpër enklava serbe, se ne prlamentin dhe qeverin e Kosovës, serbët i kan vendet e rezervuara, se policet serb edhe pse i kan braktisur vendet e punës(pasë Pavarësisë së Kosovesë) i marrin pagat, se qeveria e Kosoves edhe te kaluarat edhe e tanishmjaiu ka ndertuar shtëpi, të cilet jo rrall edhe i shesin me shuma marramendëse, se serbët të cilët nuk jan kan të inkriminuar në krime nuk jan larguar, e ndo njeri prej tyre qe është larguar është kthyer dhe mund të kthehet kur të dojë...Se ne asnje shtet në botë nuk i kan të siguruara të drejtat pakicat, e ne Kosovë pakicat serbe i kan edhe ma te mdhaja te drejtat se sa minoritetet tjera. Në anen tjetër gazetari , pro komunist i Rai Tre, Riccardo Iacona, nuk i ka përmend organizimin e enklavave te stimuluar nga Serbia, qe nuk e njohin Republiken e Kosovës, se kan bërë kuvende paralele, se i kan djegur dy postat-doganat ne veri të Kosovës, për t'a futur mallin e pa doganuar dhe të kontrabanduar, e nga ty mund te hyj edhe droga , dhe mund te zhvillohet krimi i organizuar. Gazetari iaraqet se jan djegur disa kisha ortodokse, por nuk e paraqet hudhjen e femijeve shqiptar ne lum,në fshatin Frashër të Mtrovicës, nuk paraqet se në trazirat e 2004, ma shum ka pas viktima shqiptar se sa serb, nuk e paraqet mbytjen e paqeruajtesit ukrainas në Mitrivicë dhe plagosjen e disa të tjerëve, prej serbeve, etj.etj.
Në emisionin e pare shum e apostrofon  zotin ramush Haradinaj, dhe familjen e tijë, a harron se pafajsin e zotit Haradinaj e ka vërtetu edhe Tribunali Ndërkombëtar i  Hagës, ndërsa populli dhe institucionet e Kosovare shume rrugeve e shesheve iu ka ven emrat e dëshmorëvë të familjes Haradinaj.
Ndoshta, dhe me siguri, gazetari Riccardo Iacona , emitimin e keti emisioni e ka koordinuar edhe me qeverin serbe( nga e cila mund te ketemarr edhe pare te mira), sepse sikur dilte inqizimi ishte i bere para disa kohe , dhe e emitoi mu tani kur edhe qeveria serbe, e ndihmuar nga ajo ruse, kan vendosur qe ne  OKB ta paraqesin rezoluten per vertetimin e Tribunalit Nderkombëtar per pavarsin e Kosoves dhe lishmërin e sajë.
Dhe në fund, shqiptaret e këtushëm edhe pse jan te indinjuar ne Rai Tre dhe në gazetarin e tijë, dashurin për atdheun, per popullin e tije, per dëshmorët,per iash pjestarët e UÇK-së dhe meritat e tyre vetem vin duke iu shtuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora