E hene, 29.04.2024, 11:11 PM (GMT+1)

Mendime

Xun Çetta: Kosova dhe kuadri i saj politik

E shtune, 04.10.2008, 12:01 PM


Xun Çetta
Kosova dhe kuadri i saj politik

Nga Xun Çetta

Dinamizimi i rrjedhave politike dhe vetë proceset çfarë kanë ndodhur në këto 20 vjetët e fundit kanë bërë qe Kosova të mos jetë edhe aq stabile me kuadrin e saj politik, jo pse nuk ka pasur dhe aq më pak se kinse Kosova nuk paska sot kuadro politike,por e kemi këtë pozitë aspak stabile në këtë fushë pikërisht për arsye se kurrë nuk kanë ardhur ne shprehje kuadro të cilat bëjnë ndryshime në gjendjen në të cilën erdhën ata (pra pushtetaret). Kështu tani e sa kohe ka udhëtuar Kosova dhe kuadri i saj politik.

Gjithherë situata e mjerë politike, madje edhe pas ndryshimeve të herëpashershme në sajë të së cilave kanë pasur fatin dhe kanë ardhur ata,mjerisht prapë kanë vazhduar avazin e vjetër të vendnumërimit politik vetëm e vetëm sa për të mbijetuar dhe jo për të ndryshuar gjendjen konform kërkesave dhe asaj çfarë imponon koha,qoftë edhe sakrificat të cilat kurrë nuk i kanë bërë politikanët tanë për këto 20 vjet.

Jo një here është përkujtuar fatkeqësia jonë politike me konstatimin se liderët tanë politik nuk po sjellin ndryshime, por mjerisht po i shfrytëzojnë ato dhe me kalimin e kohës ndryshimet që nuk po mund t’i ndalë politika e vendnumërimit të tyre në politikë prapë po sjellin liderë të pa ëndërruar në popull,po vijnë ata si breshëri i papritur dhe kështu po humbet kohë tutje për t’u ardhur era politikanë e lere më qe vertet të jenë të tillë ata.

Emëruesi i përbashkët i shfrytëzimit të të gjitha ndryshimeve dhe nxjerrjes se liderëve politikë pas ndryshimeve është prapaskena e cila kujdestaron dhe menaxhon situatat e pasndryshimeve pa lënë hapësirë për kuadrot dhe veprimtarët autentik të ndryshimeve, ndryshime të cilat nuk mund t’i ndalnin, por mjerisht vazhdonin t’i menaxhonin ato, pra kështu është pamundësuar hapësira e gazetarit të mirë, veprimtarit, analistit dhe politikanit,të cilët kanë dhënë dhe do vazhdonin të japin kontribut për ndryshime në vazhdim.

Shtrohet pyetja: A është fajtore vetëm prapaskena e zezë, e cila kujdestaron, menaxhon dhe përpunon liderët e brumit të tyre të vrugët?

Unë deri tash krejt vonë kam menduar se vetëm ata janë fatkeqësia jonë politike, por tash së fundit kam filluar të mendoj dhe nuk gaboj nëse e them publikisht se jo pak emra të njohur të politikës sonë ilegale dhe jo pak intelektualë në zë kanë rënë pre e prapaskenës tonë të zezë politike e cila për fat te keq ka ditur t’u vërë damkën (t’i vrugë apo të i nxijë ata), madje edhe t’i dosoj ata në mënyrë që në momentet e caktuara kur të vijë dita të mos mund të ngritin kokën, e që vërehet lehtë: mjafton të ndalësh dhe pyesësh ku janë ky e ky, ai e ai veprimtar i ilegales, intelektualë, gazetarë etj.
Konstantimin e tillë pa dyshim të saktë nuk e kam bërë unë vetë nga koka ime tani e lodhur,por kështu më rezulton pas shpalosjes së arkivit me ato programet e tyre politike, komunikatave, referateve, grupimeve politike, fraksioneve më pas dhe krejt kush kujt çfarë i ka bërë nën diktatin e prapaskenës së zezë të lartpërshkruar, ku dalin sheshit jo pak emra të njohur të ilegales, dalin intelektualë dhe veprimtarë të manipuluar, të cilët çfarë kanë thënë dje nuk kanë thënë dhe as vepruar të nesërmen, për të arritur deri te tjetërsimi i tyre dhe heshtja e tyre totale sot.
Këto ishin konstatime për të cilat nuk humb kohë, e kjo çfarë me frikëson sot është fakti se iluzionet e vrapimit mbas kuadrove te reja në moshë dhe jo të ndërrimit të kuadrit të instrumentalizuar me atë profesionist dhe me biografi të pastër e përvojë në këto fusha do te na sjellë fatkeqësitë e radhës për të cilat do t’i humbim edhe ca decenie për ta kuptuar fatkeqësinë në fjalë.

Kjo nuk ka të bëjë aspak me injorimin më të vogël të kuadrit të ri në moshë, siç do të më akuzonin ata nga prapaskena e vjetër e cila dëshiron ta vazhdojë lojën tash edhe me këtë letër ta quaj të kohës dhe aktuale në propagandë. Por ka të bëjë me nevojën e radhitjes së kuadrit të ri në moshë krahas profesionistëve me përvojë pa dallim koherave a kraheve politik në këto fusha dhe mbi të gjitha me biografi të pastër njerëzore e kombëtare dhe të dëshmuar në luftë antikorrupsionit dhe krimit të organizuar, fenomen ky që rrezikon të bëhet vetë institucion për të mos dalë forcë e cila do ta shkatërrojë në të ardhmen atë dhe kështu t’i lëmë edhe gjeneratat pas nesh në po këtë katastrofë njerëzore e kombëtare.

Është momenti i fundit për ta ndërruar pllakën, sa nuk është bërë tepër vonë. Ndërkombëtarët, në rrethana të reja, pas shpalljes  së pavarësisë dhe të Kushtetutës, nuk janë pengesë edhe aq sa arsyetohen vendorët, të cilët nuk dinë, nuk duan dhe nuk po bëjnë kthesat aq të nevojshme në këtë drejtim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora