Mendime
Dedë Preqi: Lindja e diellit në mes territ
E hene, 02.09.2019, 07:10 PM
LINDJA E DIELLIT NË MES TERRIT
Nga
Dedë Preqi
Kosova
ishte në mes territ dhe ferrit, dhe dielli ishte rrezatim i largët për të, kur
në shpirtin e saj kishte vetëm sovran të brendshëm shpirtëror dhe revulucion
shpërthyes, dhe nëse e kemi e parasysh sot, duhet të përqëndrohemi në rregullat
e jetës dhe kohës, sepse tregimet e tragjedive të saj nën okopimin serbo-sllav
dhe më herët janë refrene të njëtrajtshme dhe të vazhdueshme, përndryshe nuk do
të kishte kuptim pjesa e kësaj jete që e kemi përpara vetës.
Kosova
është aq e lashtë, aq sa i ka rrënjët
edhe vet Dardania antike, por për nga përbërja e re shtetërore
Kosova është një trung i ri dhe i njomë,
që nuk duron gozhdë as therrë mbi kokë. Kjo pjesë e botës u bë pre e shumë
dushmanëve dhe barbarëve të kohës, që nga otomania e deri te shkinia, duke u sprovuar
më shumë golgota të rënda dhe ky i fundit ishte një kalvar i veqantë, që u
ringjallë edhe njëherë për ta përjetuar botën e vet njerëzore.
Prandaj,
nuk duhet ta humbim shpresën, që ta mbajmë guximin me qëllim që shpresa e
luftës sonë të e marrë vlerën e dinjitetit dhe kuptimit të saj, duke ditur se
dikush e pret të sakrifikojë edhe në ditët e ardhshme, që ta plotësojë kuptimin
e jetës së saj, duke luftuar për të
ardhmën e filizave të reja. Edhe pse
gjërat kanë ndodhur edhe njeriu është i detyruar të pyesë vetëvetën se
pse këto gjëra dhe pse kanë mundur të
ndodhin në Kosovën tonë, kur askujna nuk i hyri në hak?…
Kosova
është vendi dhe epiqendra më e ndieshme
ku rrymat e gjitha luftrave ballkanike e kanë prekur, duke ia cunguar gjymtyrët
e saj pa mëshirë. Shumë vite dhe shekuj duhej pritur, për ti thyer prangat në
të cilët deri tani ishim të lidhura nyje. Të gjithë e dimë se ç’farë gëzimi
përjetuam kur erdhën ditët e lirisë në Kosovë dhe me pavarësinë e saj filloj
jeta e re. Tani të lirë, duhet ta shfrytëzojmë lirinë tonë dhe jo lirinë në
mënyrë të shthurur dhe të shfrenuar.
Duhet të punojmë shumë e më shumë dhe ti përvjelim
mëngët, që Kosovën ta kthejmë për së mbari
dhe në të vertetën e saj, ashtu sikur e meriton të jetë, apo pasojat do
të ishin shumë më të mëdha me humbjen e kohës, që të mirremi me të kaluarën e
hidhur. Të mos lejojmë defekte dhe deformime në Kushtetutën dhe ligjet tona, të
cilat paraqesin bazamentin dhe shtyllat e shtetit ligjor.
Të
mos lejojmë të shkelen të drejtat tona njerëzore, të cilat na takojnë si komb
dhe shumicë në vendin tonë, por duke respektuar edhe minoritetet tjera pa
dallim etnie dhe feje. Nuk duhet lejuar të shkelim dhe keqpërdorim gjakun e
bijave dhe bijve tanë, përmes të cilëve marrim frymë dhe jetojmë sot të lirë.
Nuk duhet lejuar që me djersën e popullit të plotësojmë dëshirat tona dhe të
bëjmë kapital të pa imagjinuar, përmes korrupsionit dhe formave tjera, që
degradojnë dhe zhgënjejnë jetën e qytetarëve të vendit.
Përveq
deformimëve dhe formave negative, ekzistojnë edhe shumë eksperienca tjera
negative, të cilat ia zënë frymën ardhmërisë së këtij vendi, duke e kërcnuar
dhe dëmtuar jetën dhe karakterin e qytetarit kosovar. Nëse qytetari i vendit e
humb besimin në pushtetarët e vet dhe
kështu me vite arrinë thellësinë e llojeve të vuajtjeve tjera, dikur e humb
durimin dhe përpjekja e tij bëhët e pa
kontrolluar dhe e pa durueshme, i cili detyrohet të shpërthejë dhe të luftojë
për ekzistencë.
Zhgënjimin
që e përjeton masa e madhe e qytetarëve të vendit, është eksperienca më e
rëndë, të cilën nuk munden ta kalojnë
lehtë në këto kushte jo normale, dhe ajo që nuk përbihet, kur përgjegjësit nga
pushteti aktual i vendit do arsytohen dhe mbrojnë njëri-tjetrin, duke lavdëruar punën e tyre
dhe humbjet i fusin në thesin e fitorëve.
Këto
janë fatkeqësitë më të rënda që i ndodhin një populli dhe vendi nga shoqëria e
vet, dhe nëse nuk largohen këta parazitor të rrezikshëm, situata mund të
eskalohet dhe përkeqësohet pa fund. Gjithçka ishte sakrifikuar deri këtu, dhe
tani karakteri i disa njerëzve
dyfëtyrësh në pushtet përzihet deri në atë masë dhe pikë, që kërcnon dhe
nënçmon vlerat shpirtërore, morale dhe njerëzore të një populli, kjo nuk mund
të kualifikohet si sfidë dhe të adaptohet në një shoqëri të shëndoshë dhe
normale, sepse me të tillët do turpërohet dhe një komb i tërë.
Kosova
e kishte një « rriçërr » të rrezikshme mbi trupin e vet me shekuj e cila thithte lumenj
gjaku dhe atë e heqi çafe, në saje të
NATO-s, dhe UçK-së, edhe pse akoma kjo rriçërr hap plagë përsëri në trupin e
Dardanisë, por sot bëhët një përpjekje tjetër, që ti kushtohet vëmendje jetës shoqërore të vendit dhe çdo pëllëmbe të
saj, dhe nga ana tjetër gadishmëria hap mundësi të reja, përmes të cilave
plotësohen nevojat e qytetarëve të vendit.
Riçërra
gjakpirëse u çkul si asnjëherë tjetër nga trupi i Dardanisë, e cila nuk u ngop
kurrë me gjakun e shqiptarëve,
ndërsa, të gjithë ata që po e
ndihmojnë sot në një mënyrë përmes formave dhe pushtetëve të korruptuara dhe
kriminale, i gjasojnë po asaj rriçëre e cila nuk do e lë asnjëherë këtë vend të
çetë. Kosova si një trung i bërë « shoshë » nga betejat e pa
reshtura, rrënjët i ka të lashta dhe në trungun e saj po rritën plot degë të
reja e të shëndosha, të cilat do ta zgjerojnë dhe forcojnë trungun e saj, duke
e bërë jo vetëm një lis, por edhe një mal të madh të botës së lirë të
njerëzimit.
Prej
këndej lindi një diell i ri dhe i veçantë për Kosovën, e cila ishte në terr dhe
ferr të asgjësimit, por sot na duket se karaketrizohet me jetën e lirë të
qenjës njerëzore dhe i ka lindur një botë e re për këta njerëz, një botë e
mendimit të lirë, një botë e punës dhe veprimit, që mund të ndihet në mënyrë të
prekshme dhe në mundësinë e shijimit të kësaj bote, që njeriu i sotëm po
mësohet ta trajtojë si diçka që e jeton dhe e përjeton në vete botën e lirë të
tij.
Këto
procese dhe rrezulltate do të drejtohen prej veprimëve dhe organizimeve të
mirëfillta, pa dallime etnie dhe partiake, që kanë pikësynime dhe koncepte të
qarta, të cilat i japin ekzistencës njerëzore dhe këtij vendi një tipar të ri,
një tipar të pushtetit dhe fuqisë më një kuptim të mprehtë, pikërisht në një
sistem funksionesh të përllogaritura dhe të ndërtuara me saktësi për të
mëkëmbur një shtet të ri, sikur që është Kosova.