E marte, 12.11.2019, 09:59 PM (GMT)

Reportazh

Rrahman Hyseni: Festa e Diasporës në Banjë të Sijarinës frymoi shqip!

E shtune, 24.08.2019, 10:22 AM


EDHE KËTË VERË FESTA E DIASPORËS NË BANJË TË SIJARINËS, FRYMOI SHQIP!

Shkruan Rrahman Hyseni

Të mbledhur me zemërgjerësinë ndaj vendlindjes, këtë ditë e bënë të jetë e mrekullueshme takimi tradicional “Ditët e Diasporës”, nën përkujdesjen e SHH “Medvegja” në Fully të Zvicrës, me kryetar z. Zejnullah Namani, një veprimtar dhe humanitar i shquar me dekada i çështjes Kombëtare, po ashtu dhe Arkatari,z. Sabit Abazi, i cili dha po jep kontribut të sinqertë në çështjen kombëtare e humane si dhe me mbështetjen e Komunës së Medvegjës të zv. kryetarit z.Florim Sahiti,të pranishmit i përshëndeti përfaqësuesi i komununës së Medvegjës z.Kadri Hyseni, cili tha se këtë manifestim nga komuna e Medvegjës e kemi përkrahur dhe i falenderoi pjesëmarrësit, por edhe vendësit.

Manifestimi u zhvillua me program të pasur kulturor-zbavitës, me këngë e valle shqipe, në Banjë të Sijarinës, më 7 gusht 2019. Moderatorja e këtij manifestimi znj. Lirona Zuka, e përshëndeti në veçanti ish kryetarin e nderit, të SHH “Medvegja” në Fully të Zvicrës z, Zenel Neziri dhe zv. kryetarin z.Florim Sahiti, gjithë pjesëmarrësit dhe gjithë shqiptarët kudo që janë. Poashtu një përshëndetje për sekretarin, atdhetarin dhe humanitarin e SHH”Medvegja” z. Fadil Selmani.

Në këtë manifestim para shumë njerëzve, që ishin mbledhur në vendlindje, pikërisht për këtë ditë, për argëtimin të kësaj mbrëmjeje muzikore, u përkujdesën.

këngëtari i mirënjohur nga Medvegja Remi, këngëtari i këngës folklorike nga Medvegja Sylejman Musliu, Sokol Musliu, Fatmir Hodaj, këngëtarja e këngës së vjetër qytetare Mirsada Krasniqi, SH.K.A “Medvegja”, me drejtor Sylejman Musliu në Zvicër dhe grupi Folklorik “Musa Neziri” që veprojnë në kuadër të Shoqatës Humanitare Medvegja. SH.K.A “Rrezet e Medvegjës”, drejtor Sokol Musliu.

Gjithashtu u recituan edhe poezi si: Yllka Thaçi dhe Donika Thaçi.

Ndërsa Kryetari SHH “Medvegja” në Fully të Zvicrës, z.Zena Namani, para shumë të pranishmëve tha:

“Të nderuar të pranishëm,

Të nderuar bashkëqytetarë,

Të nderuar mërgimtarë,

Jam i lumtur që ju shoh këtu në këtë numër dhe ju uroj që kështu të jemi përherë dhe në numër sa më të madh, sa më të bashkuar në të gjitha proceset.

Shoqata Humanitare” Medvegja” me dekada të tëra është përpjekur dhe po përpiqet që ta kryejë funksionin e vet për të cilin është themeluar, gjithënjë në funksion të humanitetit dhe ndihmës për njerëzit në nevojë, por edhe për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Trojet tona etnike, e cila fatkeqësishtë është në gjendje të rëndë.

Vazhdimisht jemi angazhuar që të mbështetim, sikur që po mbajmë edhe tani, dhe përkrahim edhe aktivitetet kulturore, sepse jemi të sigurt se ato janë një tjetër burim frymëzimi dhe motivimi për të qëndruar në vatrat e tona stërgjyshore.

Tubimi tashmë tradicional” Ditët e Diasporës”, i filluar disa vite më parë tani po bëhet pikëtakim shumë i rëndësishëm ndërmjet mergimtarëve dhe banorëve vendas.

Ju urojm çaste të këndëshme, emocione dhe përjetime të veçanta në këtë mbrëmje. Ju Faleminderit!”

Shpëtimi i Medvegjës do të vijë me anë të vetes sonë.

Sot o kurr na duhet bashkëpunimi, uniteti, mirëkuptimi ne shqiptareve.

Vetëm uniteti, bashkëpunimi, mirëkuptimi, mençuria, guximi e sakrifica mes nesh, mund të na shpëtojnë!!!

Pasi ky vit i gjeti shqiptarët në Medvegjë 90% adresa të fshira ( pasivizimin e adresave) nga shteti i Serbis, atyre në diasporë por edhe atyre që jetojnë në krahinë e që nuk u shpërngulën asnjëherë kjo është edhe një masakër, gjenocid i radhës ndaj shqiptarëve, mirëpo Medvegja do të frymojë, këndojë dhe flasë SHQIP deri sa të jetë shqiptari fundit.

Në këtë manifestim morën pjesë shumë mysafir, bashkatdhetarë dhe vendës, por edhe figura të ndritura, e persanilitete politike dhe fetare biznesmen që dhanë miliona për zhvillimin ekonomik në Medvegjë siç është z. Muharrem Salihu i cili me investimin e tij kapital, punësoj mbi 50 punëtorë dhe shumë të tjerë që kontribuan në arsim, kulturë dhe në të gjitha sferat e jetës për Medvegjën.

Ndër ta kishte shumë mërgimtarë që kishin ardhur nga Amerika, Zvicra e Gjermania dhe nga gjitha vendet e botës ku ata jetojnë dhe punojnë, ndër ta edhe veprimtari i shquar nga Tupalla e Medvegjës z. Gani Hajdini, nga një familje, patritike dhe atdhetare i cili nuk pushoi së kontribuari për vendëlindjen pjesëmarrës në veçanti nga mërgata e Tupallës , Sfirca, Gërbaci, Siarina, Kapiti, Gjylekreshta, Llapashtica, Medvegja e Banja e Siarinës.

Këtë ditë e përcolli edhe kolona e gjatë në pikëkalimin kufitar në Mutivodë. Kjo u bë edhe nga mërgimtarët që ishin për pushime në Kosovë, që ktheheshin në shtetet e tyre, ku punojnë dhe jetojnë. Komuna e Medvegjës gjendet në Kosovën Lindore ,sipas shqiptarëve,apo në Serbinë Jugore ,sipas Serbisë. Kjo komunë në vitin 1956,e kishte aneksuar komunën e Bajës së Sijarinës si komunë shqiptare ,për ta bërë popullatën shqiptare pakicë në komunën e Medvegjës. Nga atëherë popullata shqiptare nuk përjetoi ditë të mira, por pati vuajtje, skamje e mjerim ,që vazhdon deri në ditët e sotme.

Nga ky eksod shumë serbë erdhën në këtë komunë gjatë viteve 1877-1878 ,atëherë kur u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit ,dhe e zunë pjesën më të madhe të Medvegjës. Tragjedinë e mjerimit këto troje e përjetuan edhe në vitet 1999-2000, me përfundimin e Luftës Çlirimtare të Kosovës ,kur forcat ushtarake ,militare dhe paramilitare serbe ,me tërheqjen e tyre nga lufta e Kosovës ,u stacionuan në trojet shqiptare të Medvegjës.Kjo u bë me qëllim të caktuar e sigurisht edhe sipas planit të Serbisë që ta spastrojë Medvegjën nga shqiptarët ,gjë që e bëri pa kurrfarë vështirësie.Me këtë rast afro 90 % e popullatës shqiptare të Medvegjës u dëbuan nga shtëpitë dhe tokat stërgjyshore, pjesa më e madhe në Republikën e Kosovës ,një pjesë tjetër nëpër botë. Sot në komunën e Medvegjës jeton një numër i zvogëluar i shqiptarëve . Sipas regjistrimit të fundit, të bërë nga Enti i Statistikës së Serbisë më 2002,kjo Komunë kishte 10760 banorë ,prej këtyre 2883 shqiptarë, përkundër padrejtësive dhe detyrimit që shqiptarët t’i lënë tokat stërgjyshore. Posa mbyllim sytë çdo ëndërr këtu na sjell. Besoj kjo ndodh te shumica e mërgimtarëve…Ne nuk ditëm t’i gëzohemi dhe të jemi më shumë të lumtur, as kur morëm një notë të mirë, as kur morëm çmim, kur fituam ca para, as ëndrrat nuk i shohim në ato pallatet luksoze ku jetojmë më mirë se sonte këtu …

Këtu jetuan gjyshit e stërgjyshërit tanë me plot krenari,këtu ku nuk na duhet parfumi, këtu ku shpërthen oksigjeni i pastër,këtu lozim po sa bimë në gjumë e flasim me më të dashurit tanë, çmallemi me ta, por sa hapim sytë, na kap ndjesa dhe malli për ta… Xhelozia nuk na duhet, as fjalët e kota. Falënderojmë këto vajza dhe djem që qëndruan dhe po qëndrojnë këtu. Me ta po mburremi dhe po krenohemi ne, ani pse në numër të vogël për kundër vështirësive që kanë. Ne u kemi borxh të bëjmë më shumë për ta. Dëshira ime ishte dhe është që çdo vitë të ndërtohet në këto fshatra nga një shtëpi. Për fat të mirë, edhe janë ndërtuar nga Shoqata Humanitare për Preshevë Medvegjë e Bujanoc. Nga një cent po ta ndanim, kjo do të bëhej realitet. Dëshira ime ishte dhe është që kjo rini ta ketë të paktën një bibliotekë me libra. Për të rinjtë unë doja dhe dua më shumë aktivitete, ekskursione, gara kulturore që janë duke u bërë, por janë të pakta. Dua si në këtë ditë, dhe si në festën e Një Majit t’i shoh edhe në shumë festa tjera vëllezërit tanë të bashkuar në vendlindjen tonë që po na mbledhin dhe po përkrahen shumë mirë, e kështu po çmallemi në mes vete. Ky vend nuk meriton xhelozi. Këta njerëz meritojnë përkrahjen e secilit. Këto livadhe nuk meritojnë t’i mbulojnë ferrat. Këto shtëpi nuk bën të rrënohen, sepse këto ishin nderi i kësaj toke stërgjyshore.

Nuk na duhet modestia, sepse sot flitet për jetën në mars e ne të bëhemi modestë me këpucë, apo rroba të thjeshta. Ne duhet të jemi modestë me projekte, ndihma dhe prezantime në kulturë, art dhe t’i japim vlerë Medvegjës së përlotur. E falënderoj çdo shqiptar që jeton dhe punon këtu në të mirë të shqiptarëve autoktonë. Ne ju jem shumë mirënjohës SHH “Medvegja” me seli në Zvicër, me kryetarin e nderuar që punoi pa u lodhur asnjëherë, z. Zejnullah Namani, dhe njeriun, atdhetarin, humanistin e madh, selretarin, z. Fadil Selmani, nga kjo shoqatë, humanitare me njerëzit bëmirës, që tani e 3 dekada mbajti gjallë trevën e Medvegjës e themeluar nga Zejnullah Namani e Sahit Hyseni dhe shumë njerëzve që edhe e lanë vendlindjen kurrë se harruan! Po ashtu me humanitetin e njerëzve humanë të saj ndihmuan shqiptarët gjithandej me forcat e saj, organizoi, përkrahu çdo aktivitet kulturor dhe human.

Po ashtu Fondin Humanitar për Preshevë Medvegjë e Bujanoc dhe Fondin Humanitar Medvegja në Zvicër.

Me njerëzit e saj të vullnetit të mirë, bën përpjekje të vazhdueshme për unifikim të shqiptarëve, sidomos në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ku shkelen të drejtat e njeriut, ku vetëm vitet e fundit u janë pasivizuar me mijëra adresa shqiptarëve dhe nuk gëzojnë më të drejtat e tyre si banorë të këtij shteti. Kjo u bëri dëmin edhe më makabër shqiptarëve autoktonë dhe kjo nuk u mor parasysh, as nga ndërkombëtarët, por as nga shtetet shqiptare.

Nuk duhet harruar Klubin Trojet, SH.K.A Shqiponjat e Medvegjës, SH.K.A “Medvegja”dhe grupi Folklorik “Musa Neziri” që veprojnë në kuadër të Shoqatës Humanitare Medvegja me seli në Fully të Zvicrës. Revistën Medvegja Sot, Medvegja. net, Tupalla. com Unë përkrah çdo vërejtje, sugjerim. Ata që po ngrisin kulturën,artin, ata që po bëjnë dhe kanë bërë që Komunën e Medvegjës ta njohin gjithandej se këtu kishte dhe ka shqiptarë. Jam për çdo projekt në të mirë të shqiptarëve.

Rrahman Hyseni

Banjë e Siarinës, 07 gusht 2019



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT