E premte, 20.09.2019, 09:48 PM (GMT+1)

Komente

Alma Lama: Memoriali Heroinat eshte shnderruar ne piken me te vizituar te turisteve qe vijne ne Kosove

E enjte, 22.08.2019, 07:08 PM


Alma Lama:

Me vjen mire qe Memoriali Heroinat, qe i kushtohet kontributit te grave gjate luftes, eshte shnderruar ne piken me te vizituar te turisteve qe vijne ne Kosove. Kete e kam pare sa here kam kaluar aty, ku grupe te huajsh i shoh qe ndalen e bejne foto, te shoqeruar nga guidat.

Madje kam marre vesh se edhe zyrtare shume te larte te OKB-se kane diskutuar per rendesine e ketij memoriali, per tu marre si model ne disa vende te tjera.

Padyshim qe eshte vepra me e arrire artistike qe ka Prishtina, por besoj edhe krejt Kosova.

Mirepo, ne tabelen ku shkruhet shpjegimi se kujt i kushtohet ky memorial, eshte vene vetem emri i autorit Ilir Blakqori.

Ky memorial eshte iniciative e imja kur isha deputete. Une e kam ideuar, propozuar, konceptuar, dhe menaxhuar krejt punen deri sa eshte vendosur aty ku eshte. Madje edhe sheshi ka qene zgjedhje dhe perpjekje e imja.

Pa iniciativen dhe punen time me shume se tre vjecare, ky memorial nuk do te ishte aty sot.

Nuk e di kush e ka vene pllaken aty, por Ministria e Mjedisit, qe e ka bere pranimin, te ciles i kam shkruar disa emaila, eshte dashur te vendose edhe emrin tim si iniciatore e ketij projekti dinjitoz.

Kjo ka te beje me shkeljen e te drejtave te autorit. Memoriali Heroinat nuk eshte projekt individual i nje artisti por eshte projekt i Institucioneve te Kosoves. Krahas emrit te autorit dhe emrit tim, duhej te ishte edhe emri i implementuesit te projektit, pra Ministrise se Mjedisit.

Gjithashtu kam marre vesh se disa diplomate te Kosoves, jane munduar ta paraqesin kete memorial qe ka marre fame boterore si propozim dhe iniciative te tyren. Edhe kjo nuk iu ben nder sepse une kam dhene me dhjetera intervista per kete, perfshire edhe per punime shkencore, ku me kane pyetur per idene, dhe qellimin dhe mund te zbulohen shpejt.

Nuk eshte mire te vidhet puna e te tjereve, as te mohohet!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT