E shtune, 27.04.2024, 03:22 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Letër e hapur Familjes Bruqi në Isniq

E premte, 03.10.2008, 10:15 PM


Kadri Mani
Letër e hapur Familjes Bruqi në Isniq

 

Nga Kadri Mani

 

E nderuara familja Bruqi nga Isniqi, e kam për detyrë shoqërore që të ju njoftoj, se në gjirin tuaj familjar e keni një bastard, me emrin- Flori, i cili e ka edhe një agjencion (privat) lajmesh “Floart-Press”, gjysëmanalfabet, përgojues dhe shumë rrenacak i ndytë.

Unë që po ju shkruaj, quhem Kadri Osmani-Mani (më duket se ish-profesori im, zotni Selman Istrefi, është i asaj ane?- të cilin mund ta pyetni për mua); me të cilin ka rrezik të rrahem e të vritem, ngaqë është i yshtuar nga qarqe tejet të dyshimta antishqiptare, dhe përgojimet e tija nuk jam i detyruar t’i duroj.

Kështu, Flori juaj rezil dhe allçak, te agjencioni i vet, më datën 3.10.2008, më ka shpifur se kinse unë Kadri Mani, po përdorkam pseudonime:” Kadri Osmani-Mani,i cili për herë të tretë më kundërvihet publikisht me nofkat e tij virtuale, të njofshme për lexuesin shqiptar, e që i përdorë sipas nevoje  në www.zemrashqiptare.net etj.”- këkoj nga babai i tij dhe nga bijtë e tij, të cilët i kam lavdëruar publikisht, që t’i kërkojnë shpjegime dhe llogari: si i lejon vetes ta njollos tjetrin, dhe vetë familjen e vet, duke më shpifur me gjuhën e tij të përdalë!?!

Flori Bruqi po i qet hije të zezë familjes së vet, katundit të vet dhe popullit shqiptarë faqe botë: ndaljani turrin këtij derri të tërbuar dhe leçitne, që t’i shpëtoni fytyrat tuaja nga ky bastard, i shitur në agjenturat armike antishqiptare.

Ky Flori qyqari, m’u ka paraqitur diku në muajt shtator-tetor 2007, dhe më ka marrë në restorantin “Edi-2”, ku më kadhënë kafe. Terminin e lamë të nesërmën në të njëjtin restorant, dhe derisa unë dola me kohë, ai u vonua, por edhe kur erdhi, shkoi te një tavolinë tjetër, unë e pagova kafen time dhe përreth tavolinës tyre, dola jashtë.

Në e-mailin që ia dërgova dhe e qortoja përse nuk erdhi në bisedë, rrenacaku i pacipë arsyetoi se atë ditë s’ka mund të dalë fare nga banesa, për shkak se i paskësh shpërthyer një tub uji në banesë dhe se paskësh pasur vërshim!!!

Këtë gëneshtër të madhe të tij po jua rrëfeja disa shokëve të tij, por ata nuk u ndanë prej tij, duket sheshit se ata ose janë budallenj e të poshtër sikur edhe ai, ose jua ka ngjitur kërpeshin e agjentuarave të zeza antishqiptare, dhe nuk mund të ndahen, të lidhur si qeni e kudra!?!

 

Rezili të bën rezil

 

Prindërit tanë dhe moshatarët e tyre e kanë pasur moto të jetës: Rezili të bën rezil! Dhe janë ruajtur, iu kanë ikur kontakteve me rezilët, por neve hakerët e qenit po na hyjnë në internet- në shtëpi, dhe ku të shkojmë, përveç se të sillemi sikur me vjedhcit që ta cenojnë pragun e derës?

Në kundërshtimin e fundit, unë i pata shkruar shpifësit të çartur me emrin Flori:

Zotni Flori Bruqi, le të jetë ky provokimi i fundit që paraqitesh si ngucakeq

E marte, 30-09-2008, 07:28pm (GMT+1)

Ti s’ke kritere: sot e kësaj dite unë nuk ta di orientimin majtist-djathtist!?! poashtu nuk ta di as Stafin!?! Përse të pengon Stafi ynë me një përbërje të lakmueshme konfesionale dhe gjeografike!?!

Kurse Stafi ynë është pro Dr. Ibrahim Rugovës dhe pro Dr. Salih Berishës, alias për Qevritë Kosovë-Shqipëri.

 

----- Original Message ----
From: Bruqi Flori <bruqi-flori@hotmail.com>
To: sterkala@yahoogroups.com; cameria@yahoogroups.com; bruqi-flori@hotmail.com
Sent: Monday, September 29, 2008 11:50:03 PM
Subject: [cameria] TE ME FALIN DISA :NE MESIN E TYRE JANE EDHE 5 MANJAK ME DIAGNOZA SCH PARANOIDES? CABSURD!!!”- Na ka shkruar paranojaku me diagnozën “amok”, çartje njerëzore kur i tërbuari e merr thikën e kuzhinës dhe del në rrugë e sulmon kalimtarët e pafajshëm!

Po ia tërheq vërejtjen për të fundit herë që të mos më afrohet, se në vend publik ka me ia fut shuplak sa qër t’i qesin sytë njëkohësisht xica e kalanica të kuqe, të verdha e të kaltra.

Apeloj te organet tona të ndjekjes tek të  dy Republikat tona shqiptare dhe te Interpolli: hapini dosjet sa s’është bërë tepër vonë, ndryshe keni me qenë (do të ju knsiderojmë e kritikojmë) pjesë e krimit ekonomik e politik. Kah u tret z. Hazeloku?- që dënonte gazetat e gazetarët për gënjeshtra!?!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora