E shtune, 27.04.2024, 07:52 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Emërfoshnjat dhe emërvendet në Kosovë dhe në Shqipëri

E premte, 05.09.2008, 08:00 PM


Kadri Mani
Emërfoshnjat dhe emërvendet në Kosovë dhe në Shqipëri

Kur do të edukohemi ne shqiptarët që ta vëmë pikën mbi-i?

-përse shkencëtarët e Tiranës janë aq indiferentë ndaj emërtimeve shqip!?!-[1]

 

Nga Mr. sc. Kadri Mani

 

Është me rëndësi jetike emërtimi shqip i foshnjave dhe i vendeve, gjë që nuk po kuptohet seriozisht as nga popullata dhe as nga shkencëtarët e Shqiprisë!?!

Këtë fatkeqësi e katastrofë e kam përjetuar duke qëndruar në Shqipëri që nga maji i vitit 1992 e deri në dhjetor të vitit 1996. Lehtë mund të merret me mend përafërsisht se me sa e sa intelektualë kisha rastin ta theksoja këtë plagë, të cilën ne me vetëdëshirë apo me një të tillë shkujdesje e mendjelehtësie të pashembullt, po e durojmë deri në zhbërjen e çdo identiteti, pikërisht kur në të katër anët trumbetojmë për kinse njëfarë identiteti abstrakt!?!

Dhe nga ajo mori intelektualësh as e bëri kush qejfin qeder, përveç të ndjerës Besa Bajraktari, mësuese veterane dhe shkrimtare me tema kosovare, e cila e merakosur fort dhe e zverdhur dyllë në fytyrë, pati deklaruar:

 

Pas 100 vjetësh, pas 300 vjetësh... do të vijnë shkencëtarë të botës e do t’i studiojnë varrezat e Shqipërisë, ku do të konstatojnë: këtu shqiptarë s’ka pasur!

(Besa Bajraktari, shkrimtare dhe mësuese veterane)

 

Ndërkaq, Profesori Emil më shkruante:

Sa për çështjen e emrave sllavë në toponiminë shqiptare, ju informoj se në vitin 1938 u botua në fletoren zyrtare të asaj kohe një projekt i përgatitur nga një grup studiuesish të asaj kohe për të zëvendësuar emërtimet e huaja me emërtime shqipe. Projekti nuk arriti të vihej në jetë për shkak të pushtimit fashist më 7 prill 1939. Gjithsesi është një çështje që na shqetëson dhe që nuk mund të lihet jashtë vëmendjes.

(Prof. Dr. Emil Lafe)

E kuptojmë shqetësimin e Profesorit të nderuar Emil Lafe, por nuk e kuptojmë përse kjo vëmendje fjeti gjumin e rëndë që atëherë e sot, për 7 dekada, sikur pushtuesit të na kishin dhënë farë opiumi dehës, dhe edhe sa dekada nevojiten që të zgjohemi e të esëllohemi, për të dalë nga ky turp antikombëtar!?!

Është për çdo kritikë dhe dënim që projekti i emërvendeve i botuar në fletoren zyrtare më 1938, të mos nxirët nga naftalina dhe të riaktualaizohet as sot e kësaj dite!?!

Ndërkohë, Profesori Namik Selmani do të shkruante:

Njëri tha se vjen nga Ehoja e lashtë ilire ku mbretërit mbretëronin ilirçe, besonin ilirçe, hanin ilirçe...

Ku njerëzit ilirçe vënin emra fëmijësh, burimesh, pllaka varresh... Ilirçe ndërtonin amfiteatro modernë.

Ah, veç një gjë nuk bënë: Nuk krijuan asnjëherë marshe moderne.

(Namik Selmani)

Përpjekje për pasqyrimin e gjendjes momentale të emërfoshnjave dhe të emërvedeve në Kosovë e në Shqipëri, në dritën e njohurive tona reale dhe të të dhënave statistikore.

Në bazë të statistikës, derisa te ne në Kosovë emërfoshnjat janë burimore shqiptare 95%, anasjelltas në Shqipëri janë 95% të huaja!!

Derisa në Kosovë aktualisht është kryer standardizimi i emërvendeve 100%, (Zllakuqani është- Zallkuqi, Novobërda është- Artana, Kamenica është- Dardana, Istoku është- Burimi, Podujeva është- Besiana, Serbica është- Skënderaj... në Shqipëri as ia ka filluar kush, përse, o përse!?!

Në Kosovë, duke qenë nën pushtimin egër serb, pati filluar standardizimi i emërvendeve: Gornja i Donja Dobreva-Miradia e Epërme e Miradia e Poshtme; Dobridub -Lismiri; Gjeneral Jankoviq-Hani i Elezit...

Në Shqipëri edhe sot kemi: Zadrima, Konispoli, Pogradeci, Selenica, Zagoria, Bistrica, Glina, Novosella, Bërdica, Kamenica, Sllova, Velipoja, Golemi, Çorovoda... Porto-Romano e Porto-Palermo!! Dhe kjo përbën një budallallëk dhe një vepër të rëndë penale antikombëtare.

 

Homeri... Anatolia, Iliumi-Iliada, Troja, Dardania, Ngushtica e Dardaneleve...

 

Ngase që në kohën e Trojës, kemi pasur toponimin Porta Dardane: çfarë filozofie nevojitet përveç të merret e të selitet, tamam sikur fidanët!?

Vite me radhë që e theksoj këtë anomali në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe për Kulturën Shqiptare në Prishtinë, dhe anakronikët ngelin që ngelin- anakronikë!?

 

Kur do të edukohemi ne shqiptarët që ta vëmë pikën mbi-i?

 

Shkrimtari i madh kroat, Mirosllav Kërlezha, thoshte: t’i themi bob-it-bob[2] e popit-pop.

Dhe për krahasim e për rimë, ne kemi thënë: t’i themi groshës-groshë dhe goshës-goshë: të flasim me gjuhën e diferencuar të njeriut, e t’i lëmë llomotitjet blla, blla, blla!!!

Ngase këso anomalish nuk ndodhin në rruzullin tokësor, por vetëm në Shqipëri!?

Në Shqipëri kanë ndodhur tri katastrofa: skamja-spiunazhi-martesat me të huajt. Dhe kjo e ka zhbë shqiptarin, e ka degraduar deri në atë shkallë, sa ta quaj flamurin- leckë!!

Ta imagjinojmë një gjë, një situatë ndryshe: të kishte qenë populli i Shqipërisë në Kosovë dhe anasjelltas!?- për pak vite do të ndodhte asimilimi dhe nuk do të kishte pasur as luftë, as Kosovë dhe as Shqipëri!?!

“Historiani gjerman Barthold Georg Niebuhr (1776-1831) tregon një tjetër shembull domethënës se si emri i qytetit Epidamnus u shdërrua Dyrrhachium (Durrës). Duke iu referuar traditës që kishte mbërritur deri në shekullin XVIII, Niebuhr thotë se emri i qyteti duket se ndryshoi me një vendim të Senatit romak, pas një kërkese të Qezarit i cili argumentonte se kur legjioneve romake t'u jepej urdhri për të marre qytetin Epidamnus, ai donte që ata ta pushtonin dhe jo të tërhiqeshin a dorëzoheshin. Qezari shqetësohej se urdhri mund të kuptohej gabim, pasi Epidamnus ngjasonte me latinishten "damnum" që do të thotë "humbje". Parë nga një kënd më i gjerë, nëse mendohet për një moment që njerëzimi është një organizëm dhe njeriu një molekule e tij, atëherë arsyeja që planeti Tokë nuk ka një emër të përveçëm, tregon se njerëzimi si racë, nuk ka frikë se interesi i vet mund të preket a kërcënohet nga krijesa të ndonjë planeti tjetër, pasi deri tani nuk është provuar se jeta ekziston edhe gjetkë. Por gjithashtu është fakt se njerëzimi, u ka vënë emra të përveçëm të gjithë planetëve që njeh si dhe shumë trupave qiellorë, ndërsa planetin ku jeton e thërret me emër të përgjithshëm, botë, tokë, a glob. A mos tregon kjo se njerëzimi, si organizëm, ende nuk ka arritur shkallën e vetëdijes, që karakterizon molekulën e tij, njeriun? Sepse si individ, njeriu e di se një ditë do të vdesë, ndërsa si njerëzim mendon se nuk do të shuhet kurrë”.

 

Nga numëratori telefonik i Shqipërisë

 

Mbiemra: Pelani, Pelari, Lopari, Pleshti, Kotorri, Kau...

Mendojmë se këta mbiemra që të kujtojnë shtazët a insektet, duhet ndërruar dhe zëvendësuar me emra të dinjitetshëm.

Ta kujtojmë rastin e muhaxhirëve tanë të dëbuar nga Toplica, ata ruajtën mbiemrat e vendeve të veta: Toplica, Dragusha, Piroti, Leskovci, Kurshumlia, Brestovci, Deshishku, Katuni, Boka, Reçica, Pllana, Lepaja...[3]- toponimet ishin e ngelën- tapitë e tyre!

 

“Paradigma toponimike dhe antroponimeve

 

Bazat e një sistemi onomastik me burim nga motivet e historisë bashkëkohore i ka ndjekur si toponimia, ashtu edhe antroponimia, të cilat si motiv kanë burimet denominuese të kohës, sigurisht për shkak se toponimet dhe antroponimet e tilla zgjojnë ndjenjat e përkatësisë kombëtare. Këtu për motiv merren rrethanat e lindjes së fëmijës, që përkujtojnë ndonjë moment, vend ose ngjarje me rëndësi historike, dukuri natyrore apo situata të kohës etj., të cilat prof. Shefki Sejdiu i grupon në bashkësinë e burimeve e motivimeve denominuese antroponimike që shprehin dëshirë . Është e kuptueshme prandaj pse ndryshe nga përvoja e shënuar në luftërat e tjera shumëshekullore, gjatë gjithë kësaj kohe të fundit ka pasur më shumë emra abstraktë (gjithnjë të motivuar në nomenklaturen gjuhësore dhe semantike të shqipes), sesa emra të karakterit historik. Në Kosovë kanë vazhduar të krijohen toponime të reja kryesisht me karakter historik. Edhe në këtë rast, siç do të shprehej studiuesi Igor Gostl “fusha semantike e toponimeve është shumështresore: në të reflektohet, ndër të tjera, varësia politike, përkatësia etnike, kontinuiteti i popullzimit. Me një fjalë, ato shprehin realitetin ekzistues gjeografik, politik ose etnik. Kështu, toponomastika merr jo vetëm nuanca kuptimore, profesionale, shkencore, por edhe politike e gjeopolitike”[4]

E pra, ekzistojnë fjalorë me emra shqip në Tiranë e në Prishtinë, por ja që nuk ju pëlqejnë, nuk i marrin të mirët, por i marrin ata emra që s’kanë asnjë kuptim për popullin as për vendin tonë, për Shqipërinë etnike!

Jemi fort zhgënjyer e të dëshpëruar, prandaj po e përfundojmë me klithjen tonë të vjetër:

Poshtë shqiptarët, rrnoftë Shqipëria!

---------------
[1] Kumtesa ime është eliminuar nga Programi si dhe nga libri: Takimi i tretë vjetor i Institutit Alb-Shkenca “IASH 2008” (mbajtur në Tiranë më 1-3 shtator 2008); pra, fjalia e dytë e Parathënies: Në emër të Komitetit Organizues nga Evan Rroço e Nikolla P. Qafoku: “Në librin që keni marrë në dorë janë përfshirë të gjitha përmbledhjet e punimeve shkencore që do të paraqiten në këtë Takim shkencor”, bie ndesh me të vërtetën shkencore, dhe në pyetjen time me gojë e me shkrim në Konferencën Plenare, “nuk diti” të më përgjigjet askush!?!
[2] Bob, një lloj fasule, këtu për rimë.
[3] Dr. Sabit Uka: DËBIMI, kompleti.
[4] Dr. Begzad Baliu: Motivet denominuese në Antroponiminë e të dëbuarve të Kosovës
E hënë, 23-06-2008, 06:22pm (GMT+1)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora