E shtune, 27.04.2024, 10:49 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Kërkohet kthesë radikale në shoqërinë shqiptare

E diele, 31.08.2008, 12:29 AM


Kadri Mani
Të jesh Kryetar, i Komunës, i Akademisë, i Republikës
nuk
do të thotë vetëm të korrësh merita e të presësh shirita!

Kërkohet kthesë radikale në shoqërinë shqiptare

Nga Kadri Mani

Të nderuar qytetarë të parë, dashtë fati e ngelshi të parë!
-Kësaj radhe po prek një plagë (e shumë të tjera) të kahershme: përshëndetjet në gjuhë të huaja nëpër odat tona shqiptare dhe predikimet reaksionare të klerit mysliman nëpër xhamia: Merhaba-selamalejkym!! Të paktën, Ju të mos bini në ato nivele kur jeni prezent...
Pra pak ditësh ishim në një restorant afër xhamisë në Vushtrri, kur në tavolinën tonë erdhi edhe hoxha, relativisht i ri, Mulla Bedria, i cli u shpreh: Skendërbeu ka qenë armik dhe Amerika është armike!!
Po ju pyes juve e pastaj bashkërisht ta sheshojmë këtë problem: përse të mos mbrohen me ligje figurat tona kombëtare dhe miqtë tanë? Përse të mos kriminalizohen paraqitjet publike si vepra kundërvajtës apo vepra penale?
Xhemati ynë gati 100% analfabetë hesht dhe iu bën amin predikimeve të tilla, në të kundërtën ata do ta nxirrnin imamin jashtë? Komunistët dhe fetarët e pa fe e të pa atdhe, e fyejnë edhe shenjtëreshën tonë Nënën Terezë: vetë myftiu Naim Tërnava vazhdon trumbetimet publike se kinse Nëna Terezë paskësh qenë magjupe!! Vite me radhë Dr. Sabit Uka ka  tentuar kot ta bind "myftiun" e indoktrinuar që të heq dorë nga ato predikime përçarëse!?!
Letërsia e veriut është 100% e krishterë dhe abetarja ishte nga Naum Veqilhaxhi, të helmuar nga shallvarexhinjtë e Stambollit, apojo?
Institutin Albanologjik me dekada dhe edhe sot e ka pushtuar skllopi socialist i duetit Rexhep Qosja-Rexhep Mejtani!! Këtë gjendje e kemi  edhe nëpër komuna nga sivëllezërrit e tyre: Faik Shkodra, Hysen Matoshi, Sadri Fetiu, Muhamet Pirraku... me të cilët disa nga Ju e keni grurë dhe rrini gju më gju nëpër oda, ku po ju shohin  dhe po ju gjykojnë masat!?!
Adem Demaçi-Rexhep Qosja duhet të arrestohen dhe të përgjigjen për tradhti të lartë antikombëtare, unë jam prokurori; kurse aktakuza ngrihet lehtë nga vetë shkrimet e tyre të inkriminuara dhe paraqitjet publike në dëm të bashkimit.
-Lypsarët në të gjitha anët!
-Të pastrehët!
-Invalidët!
-Gjysmë të çmendurit enden rrugëve pa kujdesin e shoqërisë!
-Falsifikatorët e të korruptuarit nuk mund t’i luftojnë Institucionet e molepsura!

Shënohet dita ndërkombëtare e të zhdukurve

30-08-2008 

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim lidhur me mijëra njerëz  të cilët janë zhdukur me forcë dhe po bën thirrje për t’i ndihmuar ato.Organizata të Kombeve të Bashkuara për Çështjen e të Zhdukurve me Forcë, lëshoi sot një deklaratë ku shpreh keqardhjen për gjendjen e njerëzve të zhdukur, ndërkohë që OKB-ja po shënon ditën Ndërkombëtare e të zhdukurve.
Në deklaratën e saj, kjo organizatë me seli në Gjenevë thotë se shumë prej të të zhdukurve janë fëmijë dhe në disa raste me të meta fizike dhe psikike.
Në deklaratë bëhet thirrje për informacione më të sakta për të zhdukurit dhe për ndjekje penale kundër akteve të zhdukjes me forcë.
Që nga themelimi i saj më 1980, grupi i punës i OKB-së ka paraqitur më tepër se 50 mijë raste individuale pranë qeverive në afro 100 vende duke iu bërë thirrje për ndërmarrjen e masave për zgjidhjen e këtij problemi.
Veprimtarë humanitarë në gjithë botën kanë bërë demonstrata  duke kërkuar gjetjen e njerëzve të zhdukur si pasojë e konflikteve politike, etnike ose fetare.

ÇORODITJE E ÇORIENTIME MUZIKORE-KULTURORE!!

“Askush si duket nuk është marrë më thellë me analizën e shkaqeve të moralitetit, jo vetëm te fëmijët, por edhe në popullsinë e rritur. Të mos flasim për një lloj stuhie, ose ndoshta indolence në fushën e kulturës e të krijimtarisë, ku, këtë e shohim të gjithë, të thuash pa ngjyrë pa ashtuquajtura “kulturë masive” të thuash pa ngjyrë, pa asnjë porosi, pa asnjë kualitet. Po ta shohim në mënyrë analitike serioze gjendjen në muzikën tonë, po t’i shikojmë disa kaseta dhe shirita me “këngë popullore” dhe me humor “të ri”, patjetër do të konkludojmë se kemi arsye për brengosje, se manipulohet shumë me patriotizëm, me ndjenjat e njerëzve, me demokracinë, me shijen (pa shije) sa për të bërë biznes dhe për të fituar sa më shumë para me bejte të llojllojshme, të zbrazta, këtu e në diasporë. Dhe, kjo s’vlen vetëm për hapësirën tonë kosovare. Është problem i përgjithshëm, pa dyshim i madh. Duhet të brengosemi dhe të na kap droja të themi si dhe pse veprojnë disa njerëz me melosin tonë dhe çka na ofrojnë si këngë të ashtuquajtura  popullore, ose edhe argëtuese, këtu te ne. Shpesh ndodh që të dëgjojmë këngë me melodi që s’kanë asgjë të përbashkët me melosin autentik shqiptar, të dëgjojmë ndonjë “mikst” melodish, madje edhe fjalësh, (ndonëse ato janë shqip) të këngëve turke, greke, sllave, jevge, madje edhe arabe dhe kushedi se çfarë, por që në vend të haresë e të përjetimit artistik, shkaktojnë në shpirtin tonë zemërim, hidhërim.
Pse vallë? Pse kështu? A ekziston në ndonjë kënd të vetëdijes tonë kolektive, shtetërore,  institucionale apo edhe individuale përgjegjësia për këto dukuri? A mund të ndikojmë më kështu që t’ua premë rrugën sadopak bastardëve të kulturës sonë?A mund të na kushtojë kjo shtrenjtë si lëndim dhe krijim shprehish? Sido që të jetë, ka mundësi të veprojmë, ta shtrojmë rrugën më ndryshe, me kritere më serioze, me përgjegjësi kombëtare, që doemos duhet ta kemi, qoftë si opozitë, qoftë si opozitë, si pushtet (përkundër preokupimit me shumë probleme të rënda), por edhe si popull i zgjuar, si komb me perspektivë, që ndërlidhet dhe prore është në korrelacion me lashtësinë tonë, me veçoritë më cilësore dhe autentike të kulturës sonë. Dikush mund të thotë “ka kohë për këto punë”, sepse tani për tani jemi të ballafaquar me disa bëma të tjera, më me rëndësi. Megjithatë, është dhe duhet të jetë detyrim i dorës së parë, imperativ, pikërisht kujdesi për arsimin e kulturën, për shkencën dhe shëndetësinë, për krijimin dhe ngritjen e kuadrove të afta, do të thotë për një politikë më rigoroze kur është fjala për lëmenj, ku unë shoh boshtin e të gjitha çështjeve, madje kushtëzimin e perspektivës për një jetë më të mbarë”
(Bajram Kabashi: “ME HASAN MEKULIN”, Prishtinë, 1977, f. 36-38)

Demir Krasniqi

“TALLAVA”

Haj, medet, medet-e
Po bëjnë djem e çika –
N’ duar t’ kujt  ka mbet-e
Kënga dhe muzika?!
N’ duar t’ matrapazëve
Me shkolla fillore,
Që kurrë nuk e deshën
Këngën popullore!
Që s’ njohin traditën,
Toskërishte, gegërishte;
Por na e ndalin rritën
Me këngë magjupishte?!
Humben këngët tona
Me atë bukuri-e!
Himn në dasmat tona –
“Çaje Shukarije!?”
Shih çka m’ tha një dit-e
Producent Maskari –
Këngët e traditës
Nuk po i han pazari!
-Po deshe albumi
T’ shkojë si bakllava,
Këndo këngë magjupishte
N’ stilin “Tallava!”

Demir Krasniqi, Gjilan, më 04.07.2008.

Parodi

TV – SHOW “PËRSHESHI”

Kam një hall e kam një zor –
Si të bëhem moderator?!
Si  ta gjejë një  firmë – sponsor,
Që të dal n’ Televizor?!

Ta drejtoj një SHOW “PËRSHESHI” -
Me një gjuhë që e flet sheshi,
Mysafirët do t’ i ngjeshi,
Vet do t’ flas e  vet qeshi!

Vet këndoj e vet vallëzoj,
Vet veten e lavdëroj,
Vet bëj pyetje - vet përgjigjëm,
Para kamerave do të digjem!

Si boksieri n’ mes të ringut -
Nuk di pyetjet e Keplingut!
S’ ka rëndësi për mysafirë,
Por  të jam kudo n’ pasqyrë!

Për t’ u bërë vërtetë shoumen –
I shti njerëzit me krye n’ legen,
Për t’ ngrënë  kunguj , për t’ ngrënë molla,
Këtë humor ma mësoi “ shkolla”!

Për ide dhe maskarada –
Bëj skenar për humoriada!
Mysafirëve u   bëj mashtrimet –
Unë vetë  i  marr shpërblimet!

Demir Krasniqi
Gjilan, më 19 Korrik 2008.


Agim  Gashi

BOMBARDIMI I KANGËS SHQIPTARE

Producentët n´kamë janë çu
T´gjitha forcat i kanë bashku,
Me kangëtarë e me këngëtare
Me i shpallë luftë kangës shqiptare

Nga çdo anë ndihmë kanë kërku
Armë të randa me ju çu:
Ju çoj sinta Japonia,
Tarabuka vetë India,
Çon ezane Arabia,
Shumë gazela u çon Turqia,
Erdh buzuku nga Greqia,
E Llambada nga Brazilia!

Satelitët i kanë shterngu,
Për hava tuj fluturu,
Shpi për ship me ateru
Kangën shqipe me bombardu;
Tatlisesi ai komandant,
N´Kumanovë ka ba desant,
Luftë e madhe ashtë zhvillu
Kanga shqipe ashtë plagu!

Pllasin lopë, blegërojnë kallusha,
Plot kaseta na u mbush fusha,
Na u mbush fusha, na u mbush mali
Prej dashnisë po digjet djali,
Armatosen kërriçe e mushka;
Zinxhir n´vesh, kumona n´gusha,
S´mund po i nxjerrin topat prej lloçit
Dul Shehidja prej kallamoqit!

Kanë hap´ gojë bretkana e zhaba,
Këndojnë himnin „ Shiki-shiki-aba“!
Ja Muhamede jarabi,
Bane llugë si n´Arabi!

Shkyn gabzherrat, fryhen n´gusha,
Me Dadusha e me Salusha,
Me Nazusha, me Fatusha,
Me Zemrusha, me Takatlusha,
Fryhen n´studio me bedena,
E knojnë shqip si Lepa Brena!
Therrin vashat n´mes t´Prishtinës
Tu´ jau hangër rruzën e shpinës!

Nuk është aspak befasues vendimi i deputetëve të Kosovës

Nga Dr. Shefkije Islamaj

Janë po ata deputetë që vetëm me pagat dhe përfitimet e tjera prej pjesëmarrjeve ne mbledhjet e komisionet parlamentare (thuajse pagat mujore që marrin dhe që kapërcejnë shumëfish pagat e tjera nga buxheti i Kosovës, nuk parakupton pjesëmarrjen e tyre në mbledhje dhe komisione) kanë arritur të shumëfishojnë pasurinë e tyre, madje duke blerë edhe shtëpi të reja. Njoh nga ata personalisht.

Janë nga ata që edhe veshjet sportive i blejnë me para ëe parlamentit ose që heshtin keqpërdorimet e vjedhjet më drastike të kolegeve të tyre deputetë.

Janë po ata deputetë që asnjëherë nuk e kanë shtruar çështjen e pensioneve nacionale për njerëzit që kanë dhenë kontribute të veçanta në fusha të ndryshme të dijes, të kulturës, të jetës shoqërore në përgjithësi në Kosovë.

Janë po ata deputetë që kanë skajuar e nënçmuar në mënyrën më përulëse me 40 euro si ndihmë sociale shumë njerëz që kanë kuptim të veçante për Kosovën, ndihmë të cilën e merr çdo njeri qe kalon moshën 65 vjeçe.

Janë po ata deputetë që personalitetet si Adem Demaci, Idriz Ajeti, Rexhep Qosja, dhe shumë të tjerë jo vetëm shkrimtarë, albanologë e veprimtarë të shquar për çështjen e Kosovës, po edhe të tjerë njerëz me merita - mjeke, inxhiniere, ekonomiste e eksperte të fushave të tjera, i kanë përqeshur dhe vazhdojnë t'i përqeshin për mundin dhe sakrificat e tyre dhenë jetës dhe zhvillimit te Kosovës.

Kam frikën se Parlamenti i Kosovës, Qeveria e Kosovës dhe institucionet e tjera me rendësi në Kosovë po promovojnë vlera te tjera matëse për kontributet nacionale. Meritore dhe te shpërblyer çdo ditë e më shumë janë ata që jo vetëm nuk i kane dhënë asgjë Kosovës, ama asgjë, po ata që e kanë lodhur Kosovën me zhvatjet që i bëjnë pa fije turpi.
Kam frike se po promovohen "vlera" që nuk i ka njohur si te tilla kurrnjehere populli shqiptar në historinë e tij.
Mosrespektim, vjedhja e gënjeshtra, u benë të moralshme në jetën tonë shoqërore, fatkeqësisht.
Deri kur?

Me respekt
Shefkije Islamaj

09.11.2007

(Shqipëria Etnike/Viti VII nr. 4/ Verdhor-Brymor-Dimëror - 2007
E mërkurë, 14-05-2008, 05:42pm (GMT+1))

Anomalitë tona shqiptare shihen nga helikopteri, vetëm kur të krahasohemi me miqtë tanë kroatët:  kroatët janë shumë më përpara shqiptarëve dhe më të stabilizuar: ata janë më se 500 vjet më përpara nesh me alfabet e me universitet!!
Te kroatët dihet se cili është i pari, i dyti, i treti:
Ustashët u frymëzuan me shkencën e Babait të Atdheut-
1.Dr. Ante Starçeviqit, por  shembull dhe model i tij prej atdhetari dhe shkencëtari qe-
2.Dr. Milan Shufflay. Tezat e Shufflay-t se Kroacisë nuk i takon vendi në Ballkan, etj, se Kroacia i takon rrethit të qytetëruar të Evropës, i pranoi edhe-
3.Dr. Ante Paveliqi.
Kjo renditje e lakmueshme te shqiptarët jo vetëm që nuk ekziston sot, por nuk shihet që mund të ekzistojë as për njëqind vjetët e ardhshme!?!
Është menduar se i pari ynë është Skënderbeu, se i dyti është Lekë Dukagjini... ama por çka mendon deveja e çka mendon devejari!? Dr. Hysamedin ferri (shpirti i vaftë në ferr!), ka magjistruar në temën: “Skicë e mendimi politik shqiptar”, ku tenton ta nxjerrë Skënderbeun tradhtar e Hamzanë atdhetar!!
Dhe këtij turkoshaku as ia prish kush nga masat e gjera shqiptare dhe as studentët e tij!?!
Magjithatë, derisa ekziston simpatia reciproke midis kroatëve dhe shqiptarëve, ka një fije shpresë,se do ta ndjekim shembullin e tyre:
“Veçanërisht më gëzon fakti, që shqiptarët (Arbanasi) të cilët jetojnë në Kroaci, e të cilët janë simpatizues të mëdhenj të Milan pl. Shkufflay-t, qysh në kohën kur e kam kryer  këtë dorëshkrim, e shprehën dëshirën që të përkthehet në gjuhën shqipe. Kjo vërtet është edhe pasojë logjike e simpative të hapura të Shufflay-t ndaj këtij populli të vogël e trim, fati i të cilit në shumëçka ka qenë i ndërthurur me fatin e kroatëve” 
Po  flitet se shumë prindër jua kanë ndaluar fëmijëve të vet që t’i përcjellin në TV diskutimet e deputetëve (grindjet e sharjet e rrahjet), nga frika se mos degjenerohen fëmijët e vet!?
Dhe në fund: kush po na bën fjalorët dhe enciklopeditë në mënyrë gjysmë-profesionale dhe gjysmë-ilegale!?!
Kërkohet kthesë radikale në shoqërinë shqiptare.
Shëndet.

Kadri Mani
www.shqiperiaetnike.bravehost.com
www.zemrashqiptare.net
(kadrimani@hotmail.com, etnike@gmail.com, admin@zemrashqiptare.net)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora