E hene, 29.04.2024, 06:09 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Profesori që e harruan gazetarët, por që ai nuk e harroi veten dhe detyrat e veta!

E marte, 24.06.2008, 06:39 PM


PROFESORI QË E HARRUAN GAZETARËT, POR QË AI NUK E HARROI VETEN DHE DETYRAT E VETA!

Nga Kadri Mani

Sot më 4.6.2008 kur e vizituam në shtëpinë e tij dykatëshe në Kodrën e Diellit në Prishtinë, Profesori  Jashar Rexhepagaj (16.1.1929), i moshuar (dhe i ri!) po punonte me rroba pune në kopshtin e vet- parajsë! Nuk del në shëtitje në Gërmi (Park Nacional i Prishtinës), sikur moshatarët e vet me duar në xhepa, por kondicionin e mban në punë të dobishme, duke kultivuar kopshtin me të gjitha zarzavatet e mundshme, me hardhi dhe me ale e rrugica me gardhe gjelbëroshe!

Profesori Jashar është nga Plava, mik e bashkëpunëtor i vëllezërve Mekuli, Esadit e Hasanit.

Bashkëshortja e Profesorit Jashar, zonja Mybera Raifi- Rexhepagaj është nga Mitrovica, arsimtare e matematikës deri në pensionim më 1987: e kujtojnë me respekt gjeneratat e shumta që i nxori në dritë!

Kanë një bir e dy bija dhe dy nipa. Bija më e vjetër, mjeke, ju pati vdekur në moshën 34-vjeçare, duke i lënë të pikëlluar...

Është e njohur Teza e Profesorit: Zhvillimi i shkollave dhe arsimit shqiptar...

“J. REXHEPAGIQ, MENDIMI PEDAGOGJIK I SVETOZAR MARKOVIQIT, ASSHA, BEOGRAD 1979

Studimi i Profesor Dr. Jashar Rexhepagiqit- Mendimi pedagogjik i Svetozar Markoviqit- është rezultat i hulumtimeve shumëvjeçare të autorit, të filluara me punimin e tij të diplomës – Jeta, puna dhe pikëpamjet pedagogjike të Svetopzar Markoviqit, të mbrojtur në vitin 1952 në Fakultetin Filozofik të Zagrebit. Prej asaj kohe J. Rexhepagiqi studioi sistematikisht mendimin pedagogjik të Svetozar Markoviqit, duke mbledhur lëndën e domosdoshme në gjuhët tona dhe të huaja, nga e cila rodhiky studim me të vërtetë i themeltë dhe i gjithanshëm ër themeluesin e pedagogjisë socialiste jugosllave. (...)

Kaptina e librit u kushtohet studimeve të deritashme të Markoviqit si pedagog dhe burimeve të mësimit të tij pedagogjik. Pas analizës së argumentuar të një numri të madh punimesh që, pak a shumë, kanë të bëjnë me shqyrtimin e mendimit pedagogjik të Svetozar Markoviqit, J. Rexhepagiqit konludon se ai nuk është përfshirë dhe vlerësuar në mënyrë komplekse. Në këtë drejtim autori thekson:.. Në bazë të studimit, para së gjithash, të burimeve pedagogjike për mësimet e Markoviqit mbi edukimin, mësimet dhe arsimimin, si dhe të punimeve që nuk janë pedagogjike, por në të cilat mund të gjendet nga ndonjë mendim pedagogjik për këtë krijues revolucionar pedagogjik dhe edukues i gjeneratave, u konstatua se Markoviq deri tani është pak i njohur si pedagog, se shkrimet e deritashme për pikëpamjet e tij pedagogjike nuk janë të plota,  janë shumë të mangëta, jo mjaft të argumentuara dhe se ka edhe aso punimesh në të cilat Markoviq trajtohet në mënyrë tejet të sipërfaqshme dhe të njëanshme... 

Formimi dhe bazat esenciale të pikëpamjeve esenciale të Markoviqit janë objekt i analizës së përgjithshme të J. Rexhepagiqit. Këtu po theksojmë posaçërisht vlerësimet e autorit për mësimet pedagogjike të Markoviqit, të cilat u shprehen në këto baza:

1. shoqërore-politike, ekonomike dhe arsimore-shkollore,

2. filozofiko-etike, dhe

3. biografiko-vepruese.”[1]

Biografia

U lind në Plavë më 16 janar 1929. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Beran dhe në Pejë. Grupin e lëndëve pedagogjike e studioi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku diplomoi në vitin 1953. Gradën doktor shkence e mori në vitin 1965 në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku mbrojti me sukses tezën “Zhvillimi i shkollave dhe i arsimit të shqiptarëve në territorin e Jugosllavisë së sotme deri në vitin 1918”.Ushtroi detyra të ndryshme në shkolla dhe në arsim: profesor i Shkollës Normale dhe Gjimnazit në Prizren, profesor e drejtor i Shkollës Normale të Prishtinës, këshilltar pedagogjik për shkolla të mesme i Pleqësisë së Arsimit të KAKM, ligjërues dhe profesor i Shkollës së Lartë Pedagogjike të Prishtinës, kurse nga viti 1962 punoi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Në këtë institucion, profesor i rregullt, veproi deri më 1990, kur u pensionua. Që nga themelimi i Shoqatës së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, gjegjësisht të ASHAK është anëtar i rregullt i këtij institucioni të lartë shkencor të Kosovës. Pos detyrës së sekretarit të Seksionit të Shkencave Shoqërore, dy herë qe sekretar i Përgjithshëm i Akademisë dhe në dy mandate nënkryetar i ASHAK. Ka marrë pjesë në kongrese, në simpoziume, në tryeza të rrumbullakëta dhe në tubime të tjera shkencore e profesionale të pedagogëve në vend dhe jashtë. Në konferenca ndërkombëtare shkencore ka mbajtur referate ose kumtesa: në Pragë, Moskë, Jenë, Ankara, Mahaçkalla, Tiranë, Teheran (dy herë), Prishtinë, Sarajevë, Novi-Sad. Bashkëpunon në afro njëzet revista e fletore pedagogjike e të tjera. Ka qenë redaktor i Buletinit të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, redaktor i revistës shkencor Studime të Seksionit të Shkencave Shoqërore të ASHAK dhe redaktor i Vjetarit të ASHAK, anëtar i Këshillit redaktues të bibliotekës “Pedagogë bashkëkohor”, anëtar i Këshillit redaktues të Enciklopedisë pedagogjike I, II, kryetar i Këshillit botues të revistës shkencore Përparimi e të tjera. Tani është anëtar i redaksisë së rev. Studime të ASHAK, të revistës Edukata Islame, kryetar i Këshillit redaktues të Buletinit të Tutinit dhe anëtar i Këshillit botues të revistës Univerzitetska misao të Universitetit të Novi-Pazarit. Merret me historinë e përgjithshme të pedagogjisë, me historinë nacionale të pedagogjisë, veçanërisht me historinë e shkollave e të arsimit në Kosovë, pastaj me pedagogjinë teorike e krahasimtare, me didaktikën, me pedagogjinë shkollore e familjare dhe me metodologjinë e gjurmimeve pedagogjike dhe albanistike. Në kohën më të re është përqendruar në gjurmime iranologjike në këto treva të Ballkanit. Është marrë edhe me poezi (5 libra të poezisë) dhe me kritikën shkencore e letrare. Është autor i mbi njëzet librave dhe i më se 360 punimeve shkencore e profesionale. Gjatë hulumtimit botoi disa vepra monografike, një numër të konsiderueshëm të studimeve, disa tekste shkollore, shqyrtime të shumta, artikuj, ese kritikë dhe kontribute të tjera. Është bashkautor i një varg projektesh shkencore dhe udhëheqës i disa prej tyre. Është laureat për punën shkencore, pedagogjike e shoqërore, pos të tjerash, i Shpërblimit të Dhjetorit të KSA të Kosovës për punë shkencore dhe për rezultate në pedagogji (1972). Është bartës i Urdhrit të Punës me Kurorë të Artë (1980) dhe i Urdhrit të Republikës me Kurorë të Argjendtë (1988).

Veprat:

Në Bibliotekën e Qytetit “Hivzi Sulejmani” gjeta këto libra të Prof. Dr. Jashar Rexhepagaj:

-PEDAGOŠKA MISAO SVETOZARA MARKOVI?A )OSNOVE, ZNA?ENJE i UTICAJ), Beograd, 1979, f. 242;

-“RAZVOJ ŠKOLSTVA ALBANSKE NARODNOSI NA TERITORIJI DANAŠNJE JUGOSLAVIJE DO 1918. GODINE», Priština- 1968; kurse në Bibliotekë e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve gjeta edhe këto libra nga i njëjti autor:

-“ÇËSHTJE FUNDAMENTALE  N PEDAGOGJINË NDËRKOMBËTARE”, 2008, f. 453;

-”TEMA TË ZGJEDHURA DHE BASHKËKOHORE  PEDAGOGJIKE”, Rilindja, 2002, f. 682;

-“SAMI FRASHËRI DHE PEDAGOGJIA E RILINDJES KOMBËTARE”, Prishtinë, 2005, f. 304.

Në Bibliotekën  Kombëtare dhe Universitare, refentja në kompjuter gjeti të radhitura tri faqe veprash të Prof. Dr. Jashar Rexhepagajt! Por unë shënova për lexim vetëm veprën e tij:

-«Život, Rad i pedagoški pregledi Andrea i  Petra Bogdanija» (Jeta, puna dhe pikëpamjet pedagogjik të Andrea dhe Pjetër Bogdanit); nuk e gjetëm Tezën e doktoraturës për zhvillimin e shkollave shqipe!?- pas të gjitha gjasave, del se shkolla e parë shqipe s’ka qenë ajo e Korçës (aq më pak ajo e Stubllës!), por e Janjvës, ama për shqiptarët e hallakatur nuk është me rëndësi shkurtimi i biografisë shkollore për një dekadë as për një shekull, vetëm e vetëm ta nxjerrin sqepin e vet (dhe të afërmve të tyre) prej  kanarinash kulturore-politike!

Profesorit tonë të nderuar i urojmë jetë të gjatë dhe suksese të reja.

 

  



[1] (R: KULIQ: te revista shkencore “Përparimi”, nr. 1/1980, f. 135-138)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora