E hene, 29.04.2024, 05:36 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Raport nga një ngushëllim për një rast vdekjeje në Gjilan

E diele, 18.05.2008, 09:42 PM


Kadri Mani
Letrat e lexuesve

 

Raport nga një ngushëllim për një rast vdekjeje në Gjilan

 

Nga Kadri Mani

 

I nderuari Kryeredaktor Gëzim, duke ju mburrur dhe përgëzuar për veprimtarinë tuaj gazetare-botuese, po ju raportoj sa vijon:

14.5.2008

Zgjimi si zakonisht, moti i mirë, me diell.

Gruaja ime sapo përgatitej të shkonte në fqinjësi te vëllai i vet, na erdh lajmi se asaj i ka vdekur një tezak, Bekë Baraliu, në Gjilan.

Bekë Baraliu: 4.10.1929-14.5.2008, vdiq nga një sëmurje e gjatë. Pas vete la gruan, 6 fëmijë dhe 20 nipa e mbesa.

Përshëndetjet si në rastin e parë të raportimit: merhaba-Selamaljekym!! E potencova sërish se në odën shqiptare duhet të flitet vetëm shqip. Masa ishte e kënaqur, por ia hodhi në kompetencë haxhiut që ishte edhe jurist, ama ai- heshti!?

Burrat flasin fjalë pleqërishte:

Kush thotë se ka bukë të ligë e m** të mirë, lus zotin të mos takohemi me at rang njerëzish!

Xhaxi Zymberi thoshte: ju i keni me të dëgjueme, me të lexueme, me të këndueme, kurse unë i kam të përjetueme!

Plaku Fedhmi Sylejmani 77-vjeçar: është i brengosur për sjelljet e njerëzve në mënyrë hiç burrërore: ndryshe kanë qenë burrat e motit nga të sotit!?!

Halim Rrudhani, pleqnar: Akëcili nga tribuna mban fjalim për pastërti, e duhma i shkon deri në Australi!

S’ka forcë që të detyron dikush ta respektosh dikë, pos imponimit autoritativ të individit të merituar.

Varrimi u bë në varrezat e qyteti Gjilan: tallkinin dhe aminin, hoxha i këndoi në gjuhën shqipe, kurse në mes tyre, duatë që nja 5-6 apo 6-7 persona hoxhallarë-muezinë-haxhinj ia këndojnë të ndjerit me radhë, që të gjitha bëhen në gjuhën turko-arabe: Elhamdulil-lahi, Kulhuvallahi, Kulauzi i madh, Kulauzi i vogël, Izaxhaja, Tebetjedaja, Elifmam-mimi...

Në kontekst hoxha përmend të katër qitapët: Tevrati, Zeburi, Ingjili, Kur’ani, ama në predikim sikur i harrojnë dhe thonë me ngulm se vetëm feja myslimane është e vërtetë dhe e pranueshme e të gjitha të tjerat janë mashtruese dhe që të gjithë popujt tjerë shkojnë në ferr!!

Pas varrimit, pjesëmarrësit e afërm shpërndahen nëpër shtëpitë e veta, kurse të largëtit kthen në shtëpinë e të ndjerit për ngushëllim dhe në drekë; por për të mos u bë kallaballëk, neve na mori zotni Bilall Ibrahimi nga Konçuli, e na çoi për drekë në restorantin luksoz BUJANA, ku për katër persona dreka kushtoi përafërsisht 35 euro.

I ndjeri la pas vdekjes: bashkëshorten Sadbere dhe bijtë e bijat: Taibe, Idrizi, Hamide, Abdylaziz, Emine, Rabije si dhe 20 nipa e mbesa: Zijavere, Blerimi, Nyrten, Kushtrimi, Fatmire, Naseri, Minire, Teuta, Besniku, Flora, Vjollca, Bekimi, Naimi, Arbnori, Rinori, Albulena, Albani, Arianiti, Fanoli dhe Bardhi.

Të shpresojmë se pagëzimi aktual i foshnjave e emra të rinj burimorë shqiptarë, sinjalizon kthesën pozitive, ama duke i luftuar pandërprerë fjalët e doket e huaja si një mish i egër në trupin e shëndoshë shqiptar.

Naseri ka qenë në UÇK, Brigada 112 “Mujdin Aliu”, toger i Kompanisë më 2001 në Tetovë.

Pastaj bashkë me vëllain tim në të vjetrin Ramizin (1920), e vizituam një fqinjin e tyre njeri i devotshëm dhe trim, zotni Hajredin Sylejmani nga Zarbinca (12.9.1936), ka qenë postier e tash pensionist me 75 euro në muaj: ka 6 fëmijë, tre bij e tri bija, si dhe 8 nipa e mbesa.

Qëllimi i vizitës tonë ishte mirënjohja e respekti ynë ndaj këtij bamirësi: Ramizit nuk po ia jepnin pensionin prej 100 frangash franceze, ( 7-vjet nuk ia kanë dhënë!), me “motivacion” se kinse nuk po dinin t’i llogaritnin devizat në dinarë, kurse në fakt nuk donin t’ia jepnin “armikut” që ka qenë në burg i dënuar kundër sistemit jugosllav!! Ramizi shkon ta kërkojë rrogën për vëllain tonë më të ri, për Begzadin, sepse edhe ky tani gjendej në burg, dhe as këtij nuk donin t’ia jepnin të hollat e eveta! Nëpunësi i keq Ahmeti i Bresalcit, i thotë Ramizit: Çfarë të hollash, vëllain e ke në burg!?!

Në këtë situatë, zotni Hajredin Sylejmani shkon te drejtori, zotni Ramadan Brestovci (kushëri i parë i Profesorit të ndjerë, Dr. Sadullah Brestovci), dhe i thotë se vetë e merr përsipër përgjegjësinë, dhe jua jep pensionin që ju takonte!

Efektet e shkrimeve

Nga raportimi ynë për vdekjen e vëllait tonë, Avdiut, na ka arritur kjo letër:

“Shumë i nderuari Kadri,
Pas komunikimit me ju hapa faqen zemrashqiptare dhe mësova për lajmin e hidhur dhe dhimbjen që paskeni pas në familjen tuaj.
Së parit ju shpreh ngushëllimet e mija të sinqerta dhe shpirtërisht marr pjesë në dhimbjen tuaj. Aq më shumë më vjen keq për fërkimet që përshkruani ju në artikullin e më sipërm. Për fat të keq, hoxhallarët përveç që janë misionarë dhe argatë të shteteve arabe dhe myslimanizmit 100%, një pjesë e madhe, mos të them pjesa dërrmuese, e tyre kanë qenë dhe janë agjentë dhe këpucëlëpirës të shkjaut, dhe edhe sot e kësaj dite punojnë për interesat e armikut shekullor të popullit shqiptar, pra punojnë për interesa të turkut , të shkjaut të dreqit e të birit , por jo për t’i shërbye popullit shqiptar. Para një viti kur isha për vizitë në familjen time në Kosovë, edhe unë kam pasur raste të konfrontohem me këtë stereotip imamësh (lexo: hamamesh) , të cilët nuk njohin asgjë tjetër përveç interesit personal dhe besnikërinë e qenit ndaj padronëve të tyre antishqiptarë. Mund të gjeni në disa nga faqe të internetit artikullin tim të shkruar pas atij debati që kisha në një fshat të komunës së Therandës me njëfarë hoxhë hamamin i cili propagandonte për ndërtimin e një xhamie në varrezat ilire që gjenden në atë fshat. Artikulli mbanë titullin:- Xhami në varrezat ilire...
Kur e përmendët Beqir Bajraktarin e fshatit Bllacë, do të tregoj një ndodhi të një të afërmi të Beqirit në një nga burgjet jugosllave pas vitit 1968. Bashkëfshatari i Beqirit ishte dënuar dhe dërguar në burg për ta vuajt dënimin. Në atë burg ishte edhe rankoviçisti Millan Gjuriq, udbash në kohën e aksionit të armëve në komunën e Therandës (Suharekës së atëhershme) dhe pas rënies së Rankoviqit ishte dënuar, për krimet e bëra në komunën e Therandës.
Fshatari bllacjan, si i ri , kur e sheh udbashin famëkeq në atë burg, nga frika se nuk do të dilte i gjallë nga ai vend i mallkuar, sepse mirë e dinte se kush ishte ai qen, luan lojën e një naivi dhe fillon të "respektojë" gjoja atë kriminel, Millan Gjuriqin.
Me kohë Millani bindet që me të vërtetë i riu bllacjan ishte i pa sherr e naiv dhe filloi ta pyeste për disa nga banorët e fshatit Bllacë. Duhet ta cek se i riu Bllacjan nuk ishte i denuar politikisht. Millan Gjuriqi e pyeti për shumë banorë të Bllacës, por ishin dy veta për të cilët u ndal dhe foli shumë dhe me përkushtim ndaj tyre, sepse ishin njerëzit më besnikë të këtij udbashi e çetniku serb. Po kush ishin ata dy persona?!!... Njëri prej tyre ishte imami i fshatit Bllacë, Mulla Dervishi, kurse tjetri ishte një Ali Rahmani dhe për fat të keq , që të dy ishin njerëz që mund të hynin në të 600 familjet e fshatit dhe askush nuk do të dyshonte në asnjërin prej tyre. Për hir të atyre dy agjentëve të shkjaut , i riu bllacjan ndihmohet nga Millan Gjuriqi dhe lirohet para kohe, sepse Millani edhepse i burgosur kishte dorën e gjatë. Ditën që do të dilte nga burgu i riu nga Bllaca, Millan Gjuriqi takohet me te dhe i jep dy paqeta cigare "drava" për t’iu dërgua Mulla Dervishit dhe Ali Rrahmanit. I riu i mori ato paqeta cigaresh dhe me t’u kthye në fshat shkon së pari te imami i fshatit dhe i dërgon porosinë (selamin) që ia kishte dërguar udbashi famëkeq. Me t’ia përmendur emrin e Millan Gjuriqit, imami e përqafon të riun me besim që edhe ai paska hyrë në shërbim të shkjaut, dhe filloi t’i fliste atij për të "mirat" që Millan Gjuriqi ia paskësh bërë popullit tonë, por njerëzit tanë na qenkan "bukëshkelës" dhe nuk ja ditkan të mirat "mikut". Të njëjtën gjë e bëri edhe me paqetën e dytë dhe për habinë e të riut bllacjan edhe Aliu e mori ngrykë dhe e përqafoi dhe e mori me shumë qejf paqetën e dërguar nga miku i tij . Që të dy këpucëlëpirësit flisnin fjalët më të mira dhe i bënin homazhet më të larta udbashit e çetnikut, padronit të tyre që i kishin shërbye me besnikërinë e qenit....
Pasi i riu kreu porositë, nga zemërimi nuk mundi të heshtte dhe filloj të flasë dhe të ju tregojë bashkëfshatarëve të tij për rrezikshmërinë që paraqitnin këta dy persona. Lajmi shumë shpejt mori dhenë dhe i riu bllacjan u rrezikua si person dhe si pasojë u detyrua të largohet nga Kosova dhe të marr rrugën e mërgimit...
Duhet ta cek një fakt shumë me rëndësi, sepse kjo kategori spiunësh të shkjaut edhe nëse dëshirojnë të pushojnë aktivitetet e tyre antikombëtare, shantazhohen nga UDB-ja me kërcënimin se do të denoncohen dhe pastaj do të vriten nga vetë shqiptarët për hakmarrje, dhe do t’u zbulohet fytyra e vërtetë e tyre.
Nuk është për t‘u habitur që njerëzit të cilët kanë punuar për shkjaun tashti kanë ndryshuar taktikë dhe me direktiva nga Beogradi nxisin masën për t’u veshur me petkun fetar ekstrem, si ato shallvaret ngjyrë bari, e ceremonitë fetare që edhe naivët më të mëdhenj e dinë se nuk janë asgjë tjetër veçse një lloj opiumi për masën dhe për çdo ceremoni minimum 50 euro në xhepin e imamit.

Gjergj Driloni, Bruksel

 

Pas kësaj letre duhet të shtojmë se hoxhallarët fshehin shumëçka nga biografia e Muhamedit: disa predikojnë a i ka pas 4 gra e disa 7 gra,  për të qenë brenda ligjit apo “Sheriatit”, që myslimanit i lejohen 4 deri në 7 gra, por nuk e thonë të vërtetën se Muhamedi ka pasur 11 gra me kurorë dhe dy gra dhuratë, ose me honorar! Pra, i ka pas 13 gra.[1]

 

A duhet të lejohen vajzat e vogla (por edhe ato të mëdhatë) te shkojnë në shkollat shqiptare, me ferexhe?

 

A mos fshihet dora e pushtuesve në predikimet e mbrapshta të disa hoxhallarëve!?!

 

Jemeni, "burgu" i femrave ( http://www.zemrashqiptare.net/article/Bota/3240/ )
E enjte, 15-05-2008, 06:51pm (GMT+1)

Ligjet e rrepta që e mbajnë në injorancë dhe ia shkelin të gjitha të drejtat

Vendi arab ku gruaja është shndërruar në mall shkëmbimi

Gjynah të fshihet bukuria!

Tamam sikur në Shqipëri dikur dhe vende-vende edhe sot: gratë të ngarkuara me ujë, me bar, me shkarpa!!!

Dhe merreni me mend, ne që luftojmë kundër injorancës, injorantët na shpifin se kinse ne jemi kundër fesë!!



[1] KUR'AN ?ASNI, Zagreb, 1996, f. 886.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora