E diele, 28.04.2024, 11:41 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: “Qelimja”- nuk figuron në Kur’an, është e shpikur nga sahanlëpirësit!

E hene, 28.04.2008, 10:00 PM


Kadri Mani
“Qelimja”- nuk figuron në Kur’an, është e shpikur nga sahanlëpirësit!
Dhe nipi im, Mitati, më tha: Xhaxhi, dil në dhomën tjetër e mos debato me mysafirët!

I nderuari Kryeredaktor zotni Gëzim, duke ju falënderuar për shkrimet dhe ngushëllimet e botuara te Agjencia juaj e lajmeve Zemrashqiptare, po ju raportoj për përfundimin njëjavor të ngushëllimeve për vëllain tonë të ndjerë, Avdiun.
Varrimi u bë në varrezat e fshatit tonë Makresh i Poshtëm, komuna e Artanës (ish-Novobërda), dhe qe mjaft madhështor, ku merën pjesë nja 200 veta, gjë që rrallë herë ndodh në këtë vend pasiv: kishin ardhur edhe nga Gjilani, Dardana, Ferizaj, Prishtina... Vëllai u varros pranë prindërve dhe pranë gjyshes dhe familjarëve të tjerë.
Edhe unë për veten time do ta dëshiroja një varrim të ngjashëm, me një ndryshim të theksuar: pa ceremoni fetare dhe në arkivol me rroba trupi i veshur.
Sot qe dita e fundit, e diele 27.4.2008, ku unë nuk mora pjesë për shkak të organizimit të këndimit të Qelimes, pa pëlqimin tim, e “Qelimja”- nuk figuron në Kur’an, është e shpikur nga sahanlëpirësit hoxhallarë me çallma të bardha dhe nga hanxhinjtë me turbanë me lule të verdha, si lulet e Shëngjergjit!!
Edhe  gjatë ngushëllimeve e pyetja atë “pari”, në bën që përshëndetjet turko-arabe “merhaba” e “selamalejkym” t’i zëvendësonim me fjalë tona shqipe? Dhe derisa daja im Mulla Enveri thoshte se bën të thuhet: -rrini shlirë dhe -mirë se erdhët, pati kokëfortë që kundërshtonin me kokëfortësi injoruese ndaj gjuhës tonë!!
Kuptohet se unë në rolin e mikpritësit isha mjaft i matur e me takt, ama kur disa e tepronin me përçarje kombëtare, detyrohesha t’ua ktheja me rraxhë!
I tillë qe hoxha i ri i Busavatës si dhe Haxhi Sabiti i Llofcës, i cili më tha:
-A ia kishe dhënë ti çikën katolikut!?
-Po, më parë ia kisha dhënë çikën dhe motrën katolikut përparimtar sesa myslimanit reaksionar!
Një mik imi, zotni Beqir Bajraktari, na erdhi nga Bllaca (kujtojeni tribunin e popullit- Ramë Bllaca?), dhe edhe pse i informova të pranishmit se ai ishte jabanxhi, kur në bisedë me Haxhinë, zotni Beqiri i ka thënë se Baca Kadri ka lexuar shumë dhe di më shumë se ne, Haxhia arrogant i paska thënë: ti trus!!
Atëherë u detyrova t’iu them: kushdo që do të më përshëndeste- Merhaba, do t’ia kthej shul shqip- merr ha bar! Dhe kushdo që do të më thoshte- Selam alejkym, do t’ia kthej- Dobar dan!
Sepse masakrat që ka bërë Serbia mbi popullin shqiptar dhe bëshnjak..., Turqia ka bërë mbi popullin shqiptar, ermen e kurd!!!
Shpërnguljes së shqiptarëve nga Toplica më 1878, i ka parapri propaganda e hoxhëve dhe politika turke, duke jua dhënë hua nga dy duket për person, para këto që muhaxhirët ia kanë la Turqisë pas tri dekadash.

“Agim Bacelli: Hitleri & Arabët
E diel, 27-04-2008, 02:54pm (GMT+1)

Hitleri & Arabët
Nga Agim Bacelli
S'ka më monsieur,
S'ka më mister.
Në qiell është Allahu,
Dhe në tokë Hitler

Mos u çuditni aspak, kënga e mësipërme ka qenë kënga më popullore ndër vendet arabe në fillimet e viteve 40 nën regjimin pushtues hitlerian.

Arabet janë popull i çuditshëm, (mos më shani, nuk është vetëm mendimi im) ata në kohë pushtimi, këndojnë më shume për pushtuesit se sa për veten e tyre. Sa më i egër të jetë pushtimi aq më të urtë dhe më të mirë janë ata dhe sa më i butë të jetë regjimi pushtues, aq më kryeneç dhe trima bëhen arabët.”- liria e pavarësia nuk na erdhi nga xhamitë as nga shallvarexhinjtë, por me luftë dhe nga Amerika katolike.
Ju lutëm fort, nuk mund të rrimë indiferentë, kur para syve tanë përbuzen Nëna Terezë e Skëndebeu...!! Dhe në atë vazhdë mohohet tërësisht letërsia e Veriut 100% katolike, apojo?
Unë dua ta ndërroj mbiemrin tim nga- Osmani, në- Mani, nipi im Mitati kundërshton se ai do ta mbajë me krenari mbiemrin- Osmani. Çdo propozim të kujtdo qoftë, ai e kundërshton dhe e merr si “përzierje” në “shtëpinë e tij”- paçka se ai nuk është më i vjetri në shtëpi. Kështu e kundërshtoi edhe vëllain tonë më të vjetrin, Ramizin (1920)!!
Dhe duke pasur një bindje prej xhandari (kamerieri), nuk e nxori fletoren e ngushëllimeve te porta, ku do t’i shprehnin mendimet e veta për Avdiun dhjetëra e qindra vizitorë! Na la pa një libër kujtimesh, e lashtë zoti pa mend, ani se me dekada ka punuar në Zvicër dhe “e ka prek” demokracinë perëndimore!

Kadri Mani



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora