E shtune, 27.04.2024, 12:01 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Letër e hapur hoxhës Mirsim Maliqit nga Kumanova dhe hoxhës Mulla Bedriut nga Vushtrria

E hene, 18.08.2008, 07:56 PM


Kadri Mani
Letër e hapur hoxhës Mirsim Maliqit nga Kumanova dhe hoxhës Mulla Bedriut nga Vushtrria

Nga Kadri Mani

Zotni Mirsim Maliqi e Mulla Bedriu mirëdita!

Teksti juaj: ''atëherë për mua dhe miliona shqiptarë të tjerë patriotizëm është t’i trashëgojmë emrat si: Adem, Hamza, Shaban, Jashar, Isa, Azem, Hasan, Ismajl, Ismet e Qemajl, Abdyl, e Naim'', e mijëra emra të tjerë, që dashtë Zoti do jenë një shkak që të përkujtohen këta burra të shqiptarisë, derisa në Tokë te ketë njerëz që bukës i thonë bukë, e ujit ujë.”- për botën përparimtare është tejet anakronik dhe i papranueshëm: emrat që propozoni ju, janë me prejardhje turko-arabe dhe s’kanë asnjë lidhje me atdhetarizmin shqiptar. Aty ku ka atdhetarizëm, ka vetëm emra shqip, në mënyrë që foshnja duke mësuar fjalët e para: mëmë, baba, bukë, ujë... ta kuptojë domethënien e emrit të vet; dhe foshnja shqiptare do t’i kuptonte emrat: Afrim-Afrime, Burim-Burime, Gëzim-Gëzime, Lum-Lume, Pajtim-Pajtime... por kurrën e kurrës emrat e çoroditur që propozoni ju: Adem, Hamza, Shaban, Jashar, Isa, Azem, Hasan, Ismajl, Ismet e Qemajl, Abdyl, e Naim... ( ju i keni nxjerrë nga naftalina me qëllime tinëzare e me prapavi reaksionare emrat e dëshmorëve, paçka se dëshmorët përkujtohen në bazë të veprave; pra, kurrë më as Kadri e as Osman!!

Traditën e vjetër do ta përplasim e do ta thyejmë copë e grimë, sikur gastaren për beton!!

Para pak kohe ishim në një restorant afër xhamisë në Vushtrri, ku erdhi hoxha Mulla Bedria, i cili u shpreh: Skënderbeu ka qenë tradhtar, Amerika është tradhtare!!

E kundërshtuam rreptë dhe u ndamë si kundërshtarë.

Po ju informoj nga vendi i ngjarjes se në Prishtinë po ndërtohet Katedralja, të cilën e kanë kundërshtuar dindushmanët që s’kanë as fe as atdhe!- pseudointelektualët, që  keni dëshirë të na hidhni romuze neve!

Ju po e shfrytëzoni rastin e xhematit tuaj analfabet, të cilët po ju bëjnë- amin! Por duke u arsimuar xhemati alias fëmijët e tyre, do ta gjeni belanë? Propozojmë që për paraqitje të tilla antikombëtare, të inkriminohen ato paraqitje si kundërvajtje e vepra penale antikombëtare dhe aktorët të merren në përgjegjësi.

Shëndet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora