| E hene, 18.08.2008, 07:56 PM |
Letër e hapur hoxhës Mirsim Maliqit nga Kumanova dhe hoxhës Mulla Bedriut nga Vushtrria
Kadri Mani
Nga Kadri Mani
Zotni Mirsim Maliqi e Mulla Bedriu mirëdita!
Teksti juaj: ''atëherë për mua dhe miliona shqiptarë të tjerë patriotizëm është t’i trashëgojmë emrat si: Adem, Hamza, Shaban, Jashar, Isa, Azem, Hasan, Ismajl, Ismet e Qemajl, Abdyl, e Naim'', e mijëra emra të tjerë, që dashtë Zoti do jenë një shkak që të përkujtohen këta burra të shqiptarisë, derisa në Tokë te ketë njerëz që bukës i thonë bukë, e ujit ujë.”- për botën përparimtare është tejet anakronik dhe i papranueshëm: emrat që propozoni ju, janë me prejardhje turko-arabe dhe s’kanë asnjë lidhje me atdhetarizmin shqiptar. Aty ku ka atdhetarizëm, ka vetëm emra shqip, në mënyrë që foshnja duke mësuar fjalët e para: mëmë, baba, bukë, ujë... ta kuptojë domethënien e emrit të vet; dhe foshnja shqiptare do t’i kuptonte emrat: Afrim-Afrime, Burim-Burime, Gëzim-Gëzime, Lum-Lume, Pajtim-Pajtime... por kurrën e kurrës emrat e çoroditur që propozoni ju: Adem, Hamza, Shaban, Jashar, Isa, Azem, Hasan, Ismajl, Ismet e Qemajl, Abdyl, e Naim... ( ju i keni nxjerrë nga naftalina me qëllime tinëzare e me prapavi reaksionare emrat e dëshmorëve, paçka se dëshmorët përkujtohen në bazë të veprave; pra, kurrë më as Kadri e as Osman!!
Traditën e vjetër do ta përplasim e do ta thyejmë copë e grimë, sikur gastaren për beton!!
Para pak kohe ishim në një restorant afër xhamisë në Vushtrri, ku erdhi hoxha Mulla Bedria, i cili u shpreh: Skënderbeu ka qenë tradhtar, Amerika është tradhtare!!
E kundërshtuam rreptë dhe u ndamë si kundërshtarë.
Po ju informoj nga vendi i ngjarjes se në Prishtinë po ndërtohet Katedralja, të cilën e kanë kundërshtuar dindushmanët që s’kanë as fe as atdhe!- pseudointelektualët, që keni dëshirë të na hidhni romuze neve!
Ju po e shfrytëzoni rastin e xhematit tuaj analfabet, të cilët po ju bëjnë- amin! Por duke u arsimuar xhemati alias fëmijët e tyre, do ta gjeni belanë? Propozojmë që për paraqitje të tilla antikombëtare, të inkriminohen ato paraqitje si kundërvajtje e vepra penale antikombëtare dhe aktorët të merren në përgjegjësi.
Shëndet.