Udhëpërshkrim
Vilma Zonja: Mbresa nga udhëtimi drejt Sulinës, Rumani 2019
E marte, 23.07.2019, 09:22 PM
Mbresa nga udhëtimi drejt Sulinës, Rumani 2019
Nga
Vilma Zonja
Atë
ditë Fieri nuk ishte ngritur ende nga gjumi. Dëgjoheshin vetëm hapat e
heshtur të pak njerëzve. Në ajrin e ftohtë të mëngjesit ndihej
gëzimi i fëmijëve që po merrnin një rrugë të gjatë, por të bukur drejt
Rumanisë.
Teksa
ora kalonte edhe autobuzi po mbushej me studentë dhe adoleshentë nga e gjithë
Shqipëria.
Ishte
shumë kënaqësi të shikoje bukuritë e Shqipërisë. Liqeni i Ohrit ishte një
mrekulli.
Ishte
i mbuluar nga nje mantel mjegulle dhe dukej i mistershem. Në Shkup na prisnin
kampistë të tjerë. Autobuzi i mbushur me
hare dhe fëmijë nga gjithë Ballkani ishte gati për të shkuar në kamp!
Gjelbërimi
karakterizonte Bullgarinë. Hëna
mbretëronte qiellin plot me yje të shndritshëm. Ajo kishte rrëzuar vellon e saj
përmbi Bullgari dhe dukeshin vetëm pemët dhe dritat e shtepive te njerëzve
si yje mbi tokë.
Në
mëngjesin e ditës së dytë ne kishim
mberritur në kufirin Bullgari - Rumani. Ky ishte dhe kufiri i fundit që
kishim për të kaluar.
Sapo
kaloje kufirin, fushat e pafundme me luledielli dhe helikat e mëdha që lëviznin pambarim.
Më
pas dielli, që si një fëmijë i sapozgjuar nuk shëndrinte plotësisht. Ai
qe rrethuar nga nje qiell ngjyre livandoje të trazuar. Ishte e
mrekullueshme se si kudo që shkoje, shihje ato ushtarët
mirënjohës të diellit.
Arritëm
në Tulçea. Që aty do të merrnim tragetin për në Sulina.
Tragetet
dhe mjetet udhëtuese i binin Danubit mes për mes.
Danubi
kishte një thellësi marramendëse. Dukej sikur në shtratin e tij
fshiheshin thesaret më të bukura që
natyra nuk do tja tregojë njeriut.
Udhëtimi tre orësh sikur fluturoi dhe ne gjetëm veten.
Në
portin e Sulinës kampistë të tjerë na duartrokisnin dhe këndonin
kënget e kampit. Në fytyrat e tyre dallohej gëzimi dhe se ata kishin
kaluar shumë bukur!
Më
në fund arritëm në kamp! Pas disa minutash të gjithë kampistët ishin
rehatuar në dhomat e tyre të gjumit. Pas kësaj rruge të gjatë, darka
ishte përgatitur për ne.
Disa
nga ushqimet dhe traditat qenë të ndryshme nga ato me të cilat
ishim mësuar ne nga Shqipëria, por ishim aty për të njohur më shumë nga
tradita rumune.
Pas
darkës ne dolëm në qytet dhe zbuluam
një pjese të vogël të qytetit.
Të
nesërmen u nisëm drejt plazhit dhe Detit të Zi. U kënaqëm, ujërat e përzjerë të detit, rëra, bashkë me zërat e femijëve të kënaqur
Ata
luanin, notonin, pikturonin shijonin mundësinë që u ishte dhënë!! Alina, motra
ime pikturoi një tablo ku shkroi: Albania dhe Sulina.
Në
mbrëmje tek diskoja ishte mundësia të mësonim dhe disa valle të reja.
Vallet
moldave dhe rumune ishin të shpejta dhe ritmike.
Por
edhe ne dëshironim tu tregonim të tjerëve vallet tona popullore. Shiu nuk na
ndalte së kercyeri dhe argëtuari neve, kampistëve të Sulinës.
Të
nesërmen bënte ftohtë, ne dolëm përsëri në qytet, bëmë shëtitje përgjatë bregut
të Danubit duke bëre foto dhe duke shijuar çdo çast.
Shpesh
zbrisnim poshtë për të luajtur me femijet e tjerë, edhe pse nga vende te ndryshme, na bashkonte
prejardhja rumune. Disa luanin ping- pong të tjerë pikturonin, ca luanin
basketball ose volejboll. Ditet kalonin si pa kuptuar. Ne kënaqeshim gjithmonë
e më shumë, ditë për ditë, njiheshim me
njerëz të rinj, mësonim gjëra të reja.
Mendoj
se të gjithë kampistëve u qenë ngulitur në mendje fjalët “Ne place la Sulina”.
Si
turistë që ishim nuk mund të largoheshim pa marrë suveniret dhe bluzat e
veçanta tradicionale!
Ditëve
tona në Sulina po u vinte fundi dhe ne shkuam përsëri në plazh, si në ditën e
parë. Në mbëmje, në diskon e fundit,
ishim më të njohur me njeri-tjetrin, kërcenim çdo valle dhe këngë duke
kënduar plot kënaqësi. Ditën e fundit ishte edhe festa e largimit. Sallën e mbushën tingujt tradicionalet të
Moldavisë, Shqipërisë, Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut. Këto
ishin orët e fundit por edhe më të
bukurat në Sulina. Po festonim të gjithë bashkë. Edhe ne nga Shqipëria
kishim përgatitur një përshëndetje për të gjithë shokët dhe shoqet e rinj: një
flamur shqiptar dhuratë për Sulinën, kushërira ime Darlin këndoi këngën
“Artiste e vërtetë”. Me këtë këngë ajo kishte marrë pjesë në Festivalin e Fëmijëve në
Fier. Bashkë me motrën time, të veshura në kostum popullor, ato kërcyen një
valle të Shqipërisë së mesme, më pas Alina luajti një numër përshëndetës në
kitarë. Unë interpretova poezinë “Gjuha jonë” në dialektin arumun. Këtë poezi e
kishte shkruar gjyshi dhe e kishim mësuar nga abetarja e tij. Jo vetëm ne, por
edhe të tjerët nga Shqipëria kishin përgatitur numra përshëndetës për miqtë
tanë të rinj.
Të
nesërmen na priste një rrugë e gjatë, por në mendjet e gjithesecilit mendoj se
ishte ngulitur shprehja: “Faleminderit Sulina, ndihemi si në shtëpi”.