Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Agresioni i mafisë islamike në Dardani dhe i kishës serbe në Malësi
E shtune, 13.07.2019, 07:28 PM
Agresioni
i mafisë islamike në Dardani dhe i kishës serbe në Malësi
Nga
Gani Mehmetaj
Shqiptarët
në Mal të Zi po e bëjnë me sukses luftën kundër agresionit të Kishës Serbe në
territorin e shqiptarëve. Luftën e tyre e mbështeti e tërë bota shqiptare.
Shqiptarët e Dardanisë (lagja e Sylanëve në Mitrovicë) e kanë nis rezistencën
kundër agresionit të mafisë islamike, Bashkësisë Islame të Kosovës (filial i
Bashkësisë Islame të Turqisë), komunarëve të korruptuar të Mitrovicës, e
strukturave të kapura të shtetit. T'i mbështesim e t'u urojmë luftë të
suksesshme.
Rasti
i lagjes së Sylanëve në Mitrovicë dëshmon se sa është e fortë, e pafytyrë,
këmbëngulëse, e korruptuar e cinike mafia islamike. Rezistenca e banorëve të
lagjes së Sylanëve dëshmon se mafia po përpiqet ta shkel, ta gllabëroj e
denigrojë jo vetëm lagjen e Sylanëve që lufton për identitet kombëtar e
integritet qytetarë, por mafia islamike po përpiqet ta shpërfytyroj qytetin e
Mitrovicës që lufton për integritet qytetarie e tërësinë territoriale të
cunguar nga serbët agresivë, që ua okupuan gjysmën e qytetit.
Në
vend të ndërtoheshin objekte kapitale: teatro, salla koncertesh, shkolla,
objekte universitare, ambulanca, spitale, çerdhe fëmijësh, Mitrovicën dhe jo
vetëm Mitrovicën, e ka mbërthyer mafia islamike me ndërtimin e qindra xhamive,
korruptimin e zyrtarëve komunalë e zyrtarëve qendror, blerjen e burrave që të
mbajnë mjekra dhe blerjen e grave që të mbajnë shami. Qytetin industrial,
krenaria e Dardanisë, qytetin e elitës intelektuale e inxhinieri, mafiozët po
përpiqen ta shndërrojnë në kasaba orientale.
Ndërkaq,
jashtë Mitrovicës, katundet e lagjet e qyteteve tona nuk kanë shkollë fillore,
nuk kanë çerdhe fëmijësh, ndërsa ua ndërtonin xhamitë pa i pyetur fare. Një
katund i Llapit nuk kishte kanalizim, nuk kishte ujësjellës, i mungonte shkolla
fillore, ambulanca dhe çerdhja e fëmijëve, ndërsa mafia islamike ua ndërtoi
xhaminë e kushtueshme pa i pyetur.
Rasti
i lagjes së Sylanëve dhe rezistenca e tyre dëshmon se sa i kapur është shteti i
Dardanisë nga mafia islamike, sa të pafuqishme janë strukturat mbrojtëse të
shtetit, që nuk janë në gjendje as nuk duan ta mbrojnë qytetarin nga
gjakderdhja e mundshme. Mafia islamike kërcënon Sylanët se do t'ua kundërvë
njerëzit e grupit të vet, mbase edhe banorë të kësaj lagje, nëse kundërshtojnë,
me fjalë të tjera mafia islamike kërcënon e frikëson me gjakderdhje
vëllavrasëse, ndërsa shteti nuk reagon.
Me
kë dhe ku është shteti?