E shtune, 21.09.2019, 04:00 AM (GMT+1)

Editorial » Çeliku

Kalosh Çeliku: Politikanët pa kokë në qafë

E shtune, 22.06.2019, 04:36 PM


POLITIKANËT E SOTSHËM

                PA KOKË NË QAFË

NGA KALOSH ÇELIKU

Moti kohë e kam pritur, që Shqipërinë e Sotshme ta godas një Tërmet i fuqishëm politik. Shkundë me të dyja duart e Rilindasëve Shqiptar, zgjojë nga gjumi shekullor. Edhe, atë pas “Ndryshimeve demokratike”, dhe rrënojë me themele gjatë këtyre viteve, politikën e tyre “madhore”. Politikë e hazdisur dhe dalldisur me hajdutë, vrasës dhe kriminelë anembanë Atdheut. E di, se Zgjimi pas kaq viteve Sot, është pak si vonë, por Populli thotë: Më mirë vonë, se: Kurrë. Ose, “Erdhën mendtë, por na ikën dhentë.”

Shenjat e para nga moslargëpamësia i dha Partia Demokratike, kur me çadra doli në rrugë, në vend ato “strehimore” politike t’i vëndosë në Kuvend. Fushën e mejdanit, aty ku: Historikisht i kanë matur forcat politike e luftarake me shekuj burrat e mejdanit. Partia Politike, që më së shumti ka mëkate për këtë gjendje në të cilën ndodhet Sot Shqipëria. Sala, duke i pri turmës me dy gishta lartë për “fitore” si një Don Kishot Shqiptar me një kope delesh maleve pa Çoban. Krahpërkrahu me Lulin (Sanço Panço Shqiptar mbi gomar) i etshëm për pushtet dhe pasuri në emër të popullit shqiptar, duke u çjerrë në kupë të qiellit nën çadra nga Sheshi “Skënderbeu”: “Ua shponi gomat! I tërhiqni zvarrë! Betejë për jetë a vdekje...” E rrenë mendja, Sot të hipë në Pushtet me këto parulla aspak “politike” me thirrje demagogjike?!

Vetmevete, thashë: Ky, mund të jetë gjithëçka, por jo edhe politikan shqiptar. Në një shkrim timin publicistik edhe ia përmenda kalimthi këtë thirrje publike pakrye, por kurrë nuk më shkoi mendja se ai politikën shqiptar do ta nxjerrë edhe në rrugë, mes Tiranës: dorëzojë mandatet e deputetëve. Tërbohet rrugëve të Tiranës: Përpara Kuvendit dhe Qeverisë. Kuvendin e Shqipërisë, që burrat e Atdheut në kohën e Serbisë dhe Turqisë nga sytë e armikut, e kanë strukur nëpër male, dhe Oda të burrave nëpër kulla shqiptare. Pavetëdije, Sanço ynë “paqësor” në rolin e Don Kishotit Shqiptar, e strehon nën çadra në gjirin e Tiranës i mbrojtur nga Policia Shqiptare, që sot i sulmon me gurë dhe bomba molotov.

Përmëtepër, edhe u zemrova me zgjedhjen e rrugës tij politike “paqësore”, që në pushtet me ndihmën e armiqëve të Shqipërisë donte të vij me dhunë, dhe jo përmes votës demokratike të popullit shqiptar?! E kishte, zgjedhur rrugën e Zaevit (Shpëtimtarit të shqiptarëve”, i cili me “bombat” e tia politike nga rruga i ndihmuar nga ndërkombëtarët dhe shqiptarët, erdhi në pushtet. Dihet, vetëm për një përdorim. Aqsa, “e kapërceva zallin, ta q… kalin!” Ose, rrugën e ndonjë shteti tjetër “demokratik” afrikan, se: Përmes armëve rrëmbehet Pushteti. Përdallim, nga Zaevi i cili pati guxim dhe doli në zgjedhje, edhe i humbi zgjedhjet. Megjithatë, nuk bëri probleme politike, po falë shqiptarëve pa pikë djerse e fitoi Pushtetin. Sançoja ynë shqiptar, hipur mbi gomar, pas Don Kishotit Shqiptar nëpër beteja për “fitore”, nuk pati guxim të rroket fytas me mullinjtë e erës.  I dorëzoi mandatet e deputetit të popullit, doli nga Kuvendi në rrugë me çadra, protesta “paqësore” dhe bomba molotovi. Raste, të rralla janë këto në politikë, që mund të ndodhin në Ditën e Sotshme me partizanë të partive politike, dhe argatë antishqiptar pa ndihmën e votave demokratike të  një populli.

Shqiptarëve, u përsëritet me shekuj Historia, që nga koha e Serbisë dhe Turqisë, edhe në Ditën e Sotshme. Fan Noli, në mes të Ballkanit kur shpalli të vetmin shtet demokratik shqiptar (1924), kur vetë Rusia asaj kohe nuk ishte shtet demokratik?! U ngritë më këmbë e gjithë Rusia. Përmes Serbisë me vullnetarë shqiptar nga Kosova dhe Maqedonia Jugosllave e rrëzuan nga pushteti Qeverinë e Fan Nolit. Pse, sot: Armiqtë e Shqipërisë të mos i përdorin po të njëtat metoda strategjike politike - luftarake kundër Shtetit Shqiptar, që duam ne, apo nuk duam: Nesër, sipas Ligjeve të Natyrës dhe vizionerëve Rilindas Shqiptar, do të Rilindë Shqipëria Etnike. Përkundër, mashave shqiptare që me vite zvarriten si “politikanë patriotë” mes popullit.

Vdiq, ajo kohë! Sot, jemi shekulli XXI. Shqiptarët, i mësoi Historia: Veç, më kanë vetëdije. Dhe, nuk janë dhenë pa Çoban, siç mendojnë politikanët e arratisur dhe të dalldisur pas posteve politike: Që, nëse një dele e nënkryeme qafërjepur kërcen në lumë, edhe të tjerat njëra pas tjetrës kërcejnë pas saj dhe mbyten në hurdhë. Nuk ecin pas Gomarit, që e thirrin në Dasëm vetëm për t’u bartur ujë krushqëve, e jo se është i mençur dhe i bukur.

Dëshmi ilustrative e Ditës Sotshme Historike, edhe pse: I mallkuar si popull shqiptar nga Baba Dovleti (Turqia), Shqipëria e Sotshme që lindi me penë e pushkë nëpër shekuj e shpallur nga Rilindasët Shqiptar (1912), Sot pasardhësit e tyre “politikanë” brenda një ditënate përpiqen ta rrënojnë me protesta “paqësore” dhe dhunë. Luftë për pushtet. Pasuri personale, familjare, miqësore dhe klanore duke e shitur veten për një torbë taxhi, post politik.

Ditën e Sotshme, ta djegësh Shqipërinë, që e krijuan Rilindasët Shqiptar me shumë mund, djersë, penë, pushkë dhe gjak: Për mua është çmenduri e Kohës Qorre. Përmëtepër, i tërbuar ta shkatrrosh dhe vësh zjarrin pasurisë popullit, djegësh edhe Shkollën Shqipe, për të cilën të parët tanë e kanë shkrirë edhe gjithë pasurinë e patundshme brez pas brezi, kanë derdhur gjak, dhe e kanë dhënë edhe jetën e tyre fytas me armikun shekullor, vërtetë sot, o burra: Është koha për t’i rënë kokës me të dy grushtat, nëse ende e kemi në Qafë?!

Dhe, Sot kur e shoh tërbimin dhe çmendurinë e tyre rrugëve të Shqipërisë, trembem, se: Një pakicë e dalldisur “politike” dhe e manipuluar e popullit shqiptar, që i ka mbuluar “harami” dhe me çdo kusht duan ta shtinë popullin shqiptar në vëllavrasje edhe në Ditën e Sotshme, nuk e kanë kokën në Qafë, po tek Bytha, për mua është vetëvrasje për Shqipërinë?! E them këtë, se: Po, ta kishin në Qafë, Sot para syve të botës, nuk do ta shkatërronin dhe digjnin pamëshirë pasurinë e tyre të fituar me shumë mund, djersë dhe gjak - Shqipërinë.

Shkak, ky: Që, Sot e them me plotë gojën, se: Shqipërinë me 30 Qeshrshor 2019 do ta godasë një Tërmet i fuqishëm politik. Edhe, rrënojë me themele parashikimet e “politikanëve” të arratisur qorrsokakeve pas “Ndryshimeve demokratike”. Politikanët e hazdisur dhe dalldisur pas posteve politike dhe pasurisë personale, do t’i dëbojë me votën e lirë demokratike, nëse është nevoja edhe me shqelma nga jeta politike, vetë populli shqiptar.

Shqipërisë, Sot i duhet një gjak i ri politik, dhe jo një gjak i prishur që ende i qarkullon nëpër damarë. Gjak i huaj, i marrur si infuzion nëpër shekuj nga pushtuesit. Gjak, që Sot përpiqet t’ia paralizojë këmbët, duart dhe Kokën me protesta “paqësore” në rrugë: çadra, bomba molotovi dhe brohoritje: “Rama ik!” Ose, me përmendore të improvizuara duke e krahasuar Edi Ramën me Enver Hoxhën, sesi e rrëzojnë shqiptarët dhe e tërheqin zvarrë para syve të botës. Përmëtepër, duke e përcjellur në “varr” me “tallava”, Rep muzikë nga fundi hurdhës ku kanë rënë vetë këmbekrye si “politikanë” me vargjet e Ali Asllanit:

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe, lepe!

Pavetëdije se, në atë sofër si “ politikanë demokratë” janë ulur edhe vetë me vite. Edhe, kanë hëngër, edhe pirë, edhe e kanë përmirë dhe dhierë sofrën deri në Agim. Por, atë natë “triumfale” i harruan vargjet e At Gjergj Fishtës;

Jo pse ju Shqipninë doni.

Jo pse ju ndo‘ send kuptoni

Shka asht Atdheu e shka është Lirija.

Shka asht Vllaznija e Parasija

Përpraimi e Qytetnia.

Por, veç pse ende der më sot

Një tyran s’po e gjeni dot.

Nën këmbë t’cilit ju me u shtrue.

Politika “madhore” e Salës, e solli në krye të Partisë Demokratike Lulin (Sanço Pançon e tij shqiptar mbi gomar), që përpiqet me çdo kusht të hipë në Kalin e Donkishotit Shqiptar (Salës). Fatkeqsisht, sipas meje ende i mungojnë stërvitjet politike kalorësiake të Kryezotit nga garat luftarake “demokratike”, që kësaj radhe u ndesh edhe me Kopenë e deleve. Gomari tij me samarë e hodhi në kokërr të shpinës, mes Sheshit “Skënderbeu”, në Tiranë. Mëkot, bërtiti për ndihmë: “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa! Zoti, u bekoftë ju! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Rama ikë!”… Nuk e dëgjoi kush atë natë, as edhe vetë Zoti. Përveçse, Kryezotit tij (Don Kishoti Shqiptar), por tashti më ishte vonë për ndihmë. Rama, nuk ikë me publikimin e fotografive lakuriq në plazh, dorëzimin e mandateve të deputetit popullit, çadra në Sheshin “Skënderbeu”, dhe as me protesta të përditshme “paqsore” e bomba molotovi, por me dialog politik dhe me votën e shenjtë të zgjedhjeve lira dmeokratike nga populli shqiptar.

E parshoh edhe përfundimin e kësaj politike qorre pa kokë në Qafë! Dhe, i bindur jam, se: Pas 30 Qershorit 2019, Shqipëria do të shpëtojë nga politikanët qorra me dy sy në ballë: hajdutë dhe kriminelë. Tërmet politik, mëse i nevojshëm në këtë Kohë Qorre, për “Jetë a Vdekje”. Rilindë Shqipëria Etnike. Ringjalli veten ajo Zonjë e rëndë e Vaso Pashë Shkodranit nga themelet e Rilindasëve Shqiptar: politike, arsimore dhe kulturore. Sotpërsot, që një turmë e shqiptarëve pa kokë në qafë, përsëri duan ta “qesin me krye në hi.”

Dhe, në fund: Tridhjetë Qershori 2019, nuk është larg! Gjithë Populli Shqiptar, që ende e ka kokën në Qafë, duhet të dalë kryelartë në votime të “lira”! Edhe, japin votën e tyre demokratike, jo për politikanët e sotshëm pa kokë në Qafë, por për Shqipërinë. Vota e tyre e “lirë demokratike”, pas 30 Qershorit 2019, do t’i përzë nga skena politike këto liderë partiak, dhe jo rruga, dhuna ose arma. Vëllavrasja për poste politike. Që, nateditë Shqipërisë përpiqen t’ia bëjnë varrin. Popull me vetëdije, është ai: Që, më 30 Qershor 2019 me votën e “lirë” demokratike këto politikanë kukulla do t’i shti në varr. Edhe, shpëtojë Shqipërinë nga pangopësia e tyre politike.

Tridhjet Qershori 2019, nuk është larg! Shqipëria Etnike, për inatë të “politikanëve” të sotshëm qorra jolargpamës, do të Rilindë në mes të Ballkanit…



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT