E marte, 23.07.2019, 09:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Distikë të një burri të moshuar

E diele, 16.06.2019, 08:44 AM


DISTIKË   TË  NJË  BURRI  TË  MOSHUAR/ 1

Nga Përparim Hysi

1. Po harrova të ligën, le të më nxjerin njërin sy

Po harrova të mirën, të m'i nxjerrin  që të dy.

2. Gruaja me lulen ngjajnë sa pika  me pikën

A nuk"fishken" e "thahen" të dyja,po nuk u"vaditën?!"

3.Ky që hiqet trim, thërret e bërtet

Kur duhet  trimëria, i shkojnë nga tetë.

4.Pyes shpesh:-Pse fjala"turma"

Rimon me"zhurma?!".

5.Ty xhepi të ka,por nuk ndihmon dikë

I ngjet njeriut që ka pus,po për të pirë nuk të lë.

6.Po klasifikove njerëz të paditur

Ta dish që vendit varrin i ke ngritur.

7.Mos i beso kurrë atij që të flet në veshë

Se që të nesërmen është gati të të shesë.

8. Mos prit mend nga një i paditur

Në tasin bosh nuk gjen gjë  për të kollofitur.

9. Nëse  miqësi ti mban me një hajdut

Ta dish që jetën do ta mbyllësh me turp.

10.Nëse fyen a rreh një femër,se hiqesh burrë

Për mua nuk je burrë,por je pulë.

11.Po pe një krim,por ke frikë e nuk  flet

A nuk është mirë që i gjallë të futesh në dhetë!

12,Borxh,po more, mbi supe ke vënë një mal të rëndë

Dhe, kur borxhin e shlyen,ndihesh i lehtë pëndë.

13. Nëse merr borxh dhe borxhin nuk e ktheve

E ke hak mallkimin:-Qafën pse s'e theve?

14, Nëse dhe budallanë e vlerëson nga kuleta,

Është njësoj si gomarit, t'i thosh:-Tungjatjeta!

15.Atdheu është në rrezik dhe ti rri në "hije"

Unë them:- Po ku je, o moj pikë që mbi kokë s'të bie?

16. Dëmtove të pafajshëm se je"sytë e veshët e mbretit",

Është mirë,-them unë,- që me dorën tënde të pish kokrrën e helmit.

17. I dituri kurrë nuk thotë që di

Se kokën mban ulur,i rëndi kalli.

18. Kurrë të fuqishmit mos i dil në krah,

Nesër, me të dobtin, dhe ty të"ha".

19. Kush bën "tregëti" me"mishin e bardhë"

Tërë jetën në burg, ta shkojë se është djall.

20. Kush bën"lodra të ndyra" me fëmijët a nxjerr fitime

Tërë jetën në urg, ta shkojë me mundime.

Tiranë, 10 qershor 2019

___________

DISTIKË  TË NJË  BURRI    MOSHUAR/2

21.Nga i mençmi,po "bleve" fjalën e tij

Je i fituar: ke blerë"mall" flori!

22. Me çfarë bën, matet e jotja jetë

  ke qenë i mirë a në ke sjell rrëmet.

23.Nëpunësi a polici, po hëngrën ryshfet

Dihet që po të vjen fundi, o shtet!

24.Një femër që ti e zë me përdhunë

Për jetë në burg dhe pak e ke drunë.

25.Pushtetari që për popullin kthehet në tiran

Mos çuditet kur mbi të do hedhin katran.

26.At që mençuria s'e bën (mendohet se shkel ligjin)

Marrëzia e zhbën se njeh veç"Maliqin!"

27. NJë derë a familje nderohet jo se ka burrë të mirë

Lavdinë asaj dere ia ka dhënë gruaja në"hije" që është xhevahir.

28. NJeriut shikoi punën dhe jo fjalën

Kalit shikoi vrapin,jo shalën.

29.Njeriun me dy faqe,duhet t'i kesh frikën

Të hiqet si mik dhe tinëz të ngulë "thikën"

30.Kur dikujt i bën mirë, mos e vër në detyrim

Se kështu nga i mirë,kthehesh në përçmim.

31.Synove pushtetin,po nuk hyre nga dera

Mos u çudit,kur të të dëbojnë me shqelma.

32. Sharlatanët pushtetin e quajnë kalë që i hipin

Dhe nuk duan t'i zbresin sa të japin shpirtin.

33. I ndershmi që është  në pushtet, është i zënë me lak

Ndihet aq keq si mi që ra në çarg.

34.Mos u krekos nga larot që të ndjekin prapa

Kur"larot" mos i kesh,do të të zërë mandata.

35.Në do të rrosh e të vdesësh me nder

Ji jo vetëm i sjellshëm,por dhe gojësheqer.

36. Titullari që nuk njeh vartësit e tij

Nuk e ka të gjatë: në atë karrike nuk mund të rrijë.

37. Para të uriturit, mos demonstro "bollëk"

E ke hak atë fjalën e keqe:-Jazëk!

38. Hallin e tjetrit, mos bëj sikur nuk e sheh

Ndihmoje, në ke mundësi, me aq sa ke.

39.Në sot ti rron mirë dhe jeton me pekule

Mos harro të djeshmen kur visheshe me"crrule"

40. Kurrë nuk ta bën i huaj,atë që të bën i yti

I yti di vendin ku fshen "çelësin" që hapet kyçi.

Tiranë, 15 qershor 2019



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT