Kulturë
Nexhat Halimi: Vegim
E shtune, 11.05.2019, 08:49 AM
Nexhat Halimi
Vegim
As
zjarri as akulli s` vijnë në drejtpeshim kot
Plaga
të provojë ta shërojë dhembjes për ty
Kujtimi
është ilaç ëndrra është ilaç e përsëri
Brenda
meje shtrihet ky sonet ky mallëngjim
Diçka
e përfytyruar në vetëdije-ëndërr e lot
Përhitje,
vegim i çastit, i mjegullt, fantastik
Prek
ndjenjën, shtrirë pikturës me gjak mitik
E
vjen e shfaqet letra nga ti e pritur ka mot
Kjo
letër kurrë e shkruar kurrë e arritur zot
Endet
mrekullisë e derdhur dritës në dritare
E
kapi me shqisa e çdo gjë humb në dhiare
Me
ibrik në dorë ti vjen për në krua me lot
Apo
veç bie egër shi i akullt rinisë apo vdes
E
ja përsëri te i njëjti rrap ende vij e të pres
Çdo gjë e njohur
Ndizet
me flakë të ndjenjës së zgjuar
Është
ndërmjet gjethit të ullirit dhe yllit
Në
udhëtim rreth liqenit hijes së pyllit
Lëviz
gurit të strallit ndrit kaq vetmuar
Ndrit
në të mëngjër e prapë është aty
Unë
i radhis ëndrrat për ty ka vjet vesa
Ik
e kthej ndër brigje e lugje e kthesa
Prapë
udha para meje humb në largësi
Natyrisht
është e qartë të ketë jeta lot
Mjegull
të ketë paqartësi hi dhe zjarr
Me
ty e pa ty ka udhë ka vdekje e varr
ja
kjo e shkruan jetën e s`ndërron dot
E
mes nesh ndizet flakë e bie vetmi
ndërsa
vërej nga dritarja nga rigon shi
Kaq vjet më vonë
Pandërprerë
binte shi ti ikje dhiares nën blirë
Të
mos ktheheshe kurrë më të shihesh me mua
Dy
pikë lot të piknin, siç ikin pika uji në krua
S`e
ktheje kokën prapa të shikoje botën nxirë
Qe
dhembje tepër e trishtuar të t`i harroj sytë
Ta
zgjoj frymën tënde universin me hënë e yje
Ta
ndiej atë rrebesh shiu të ngrirë melankolie
E
vetmuar nga ecje në lot t`i prekësh largësitë
S`
ktheje aspak kokën të më shikoje në dritare
Ndihesha
ujk në çastet nga e shqyen botën fare
E
ti ikje e më humbje nga pamja pak nga pak
Te
plepi i thyer të priste hija nën rrufe e gjak
Ti
përqafoje tjetrin asgjë s`të dhembte për mua
Kaq
vjet më vonë unë prapë të kujtoj e të dua
Adresa e panjohur
Bie
shi akull e prek në qerpik mallëngjimi
Ndërmjet
zjarri tashmë të fikur e yllit të shuar
Letrat
e dërguara përsëri kthehen pa vonuar
Adresa
e panjohur e personi i lënduar zgjimi
Je
rrëzuar nga shkallët ke kthyer kurrizin esa
E
ke humb frymën shpirtin tërësisht në farë
E
ke humb ndjenjën e afërsisë hijes pa zar
Je
e mbetur në copëza të udhës ndër vonesa
Larg
nga kujtesa në ditët e gjimnazit të vjetër
Hija
ime të përftohet e ndonjë krijese tjetër
E
lexon letrën prapë e kthen te unë pa fjalë
A
je tashmë e vdekur apo ndoshta ende gjallë
Postieri
e kthen letrën shkak adresa e panjohur
S`i
besoj aspak përsëri të shkruaj kaq i kotur
Përpjekje për zgjim
S`është
mëkat të duash e as të falësh dot
S`e
ndjek pe i rrufesë hamendjen e tretur
Çdo
gjë ka kuptim e s`ka gjysmë e fjetur
S`e
lidh as ky tingëllim për ty e as ky lot
E
udha ik me gunga ik tërë në natë e lak
Veç
pse të kujtoj e të ndiej afër e je larg
Të
dua e s` më takon vetëm në këtë varg
E
më dhemb e hundës shkon curril gjak
Ç`është
hyrje në këtë pështjellim të djeg
Është
s`është prapë është veç mallëngjim
E
ndej vibron kaq thellë ai i njëjti kujtim
Ja
sillet rreth gjërash e paprekura ik gjatë
Kot
pse vjen vetes dhe hy thellë në natë
E
perënduara kjo barrë natyrisht ky shteg