E marte, 17.09.2019, 01:46 AM (GMT+1)

Komente

Engjëll Koliqi: Ç'po ndodh me Dardaninë tonë të quajtur Kosovë?!

E merkure, 03.04.2019, 08:55 PM


Ç’PO NDODH NË DARDANINË TONË TË QUAJTUR KOSOVË ?!

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Dardania jonë, dikur mbretëri shumë e fortë dhe e njohur në botën mbarë, e rrahur, e shtypur dhe e plaqkitur nga të gjitha anët, madje edhe nga aleanca shekullore turko-sllave iu hoq emri origjinal ilirik, si tokë e dardhave që ishte, duke u ripagëzuar me emrin sllav Kosovo, që ne banorët e saj e thërrasim Kosovë. Për këtë duhet të presim derisa të presim derisaa të kemi një udhëheqje të denjë dhe të merituar shtetërore, që të shpallin një referendum për rikthimin e emrit origjinal – DARDANIA, ashtu siç e kishte vënë edhe në flamur presidenti ynë historik Dr Ibrahim Rugova.

Në këtë tokë të shenjtë, sot të gjorë, po ndodh gjithçka, medet. Ende politika po ia vendosë fatin dhe ardhmërinë, madje edhe duke cunguar troje e pasuri tonat shekullore, edhe duke u rreshtuar në taborre të huaja që luftojnë njerëzimin dhe civilizimin, pikërisht miqt dhe aleatët tonë, të cilët na u gjetën në çastet më të vështira të historisë.

Kësaj radhe dua të merrem me liderët tanë institucionalë, pikërisht me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli. Që të dy i këshilloj që pa humbur as edhe një minutë të marrin vendimin historik, për largimin e partisë “Lista Srpska” (në realitet “Partija Srbija”), nga të gjitha vendet dhe pozitat në qeverinë tonë dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nuk guxojmë të lejojmë më “komoditetin” e tyre për ta shkatërruar Dardaninë tonë.

Ajo është parti e krijuar në Beograd, nga vetë presidenti Vuçiq, i cili njihet me veprimtarinë e tij me radikalistët e Sheshelit dhe tani me akrobacionet për të na e marrë veriun e Kosovës, me të gjitha pasuritë (Trepçën e Ujmanin), madje edhe duke organizuar trazira deri në vrasje andej. Vetë gazetat serbe kanë shkruar se vrasjen e Ivanoviqit e kishte organizuar dhe dirigjuar vetë Vuçiqi, i cili tani e ka strehuar në Beograd të dyshuarin për atë vrasje, nënkryetarin e asaj partie, bile edhe duke i dhënë detyrë të rëndësishme në qeverinë e Serbisë. Ministrat, zëvendësministrat dhe deputetët në Qeverinë dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës punojnë për ta zhbërë këtë shtet, bile duke marrur paga të majme nga shteti që kurrë nuk e njohën!!! Ju lutem kryeministër dhe kryeparlamentar, largojini ata armiqë të përbetuar të shtetit tonë, sa më parë, nga të gjitha pozitat që kanë në institucionet që ju i udhëheqni!!! E keni obligim këtë, për popullin dhe atdheun, që udhëheqni!!!

Engjëll KOLIQI

Nga larg, prill 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT