E merkure, 04.12.2024, 01:33 PM (GMT)

Mendime

Vladimir Haxhiraj: Kalorësi shqiptar Mërkur Bua Shpata, pinjoll i familjes princërore Bua

E hene, 01.04.2019, 06:51 PM


Tema: “Kalorësi shqiptar Mërkur Bua Shpata, pinjoll i familjes princërore Bua.”

- studim-

Lënda : “Historia e Shqipërisë dhe Shqiptarëve”, Tirana, Training Center

Nga Vladimir Haxhiraj

Nuk ka studim të mirëfilltëpër këtë udhëheqës me nam në të gjitha betejat e Evropës së viteve 1500, i cili me trimërinë dhe pjekurinë e tij, jo vetëm ia rriti famën vetes, por ngriti lart autoritetin dhe emrin e vendit të tij, Arbërisë.

Në ç’kushte historike bëhet e njohur kjo figure emblematike?

Trojet e banuara nga shqiptarët, ndonëse gjeografikisht i takonin Evropës, ngaqë për shumë kohë u mbajtën larg ndikimit illuminist, për shkaqe që tashmë dihen, ndodheshin në skajin më të largët të Perandorisë Osmane e për rrjedhojë , u ndien gati harruara

Në këtë shkrim, më tepër ilustrues, jam nisur nga fotoja e përfshirë në enciklopedinë “Shqiptarët në artin botëror” përgatitur nga Ferid Hudhri. Nga ajo lavdi vetëm kjo pikturë e famshme ka mbetur,e realizuar nga piktori italian Lorenzo Lotto. Titulli i tablosë është “Portreti i një burri fisnik”(Ritratto di un gentiluomo) që mban datën 1535, vendosur në galerinë Borghese” në Romë. Kjo tablo e realizuar me mjeshtëri nga dora e piktorit L. Lotto, i kushtohet shqiptarit të shquar Mërkur Bua Shpata.Tërheqjen e fundit flitet se e bëri në qytetin Trevizo, qytet që e shohim në sfond të portretit.

Lotto e jep në këmbë Mërkur Buan, me beretë të zezë dhe dorën e djathtë vendosur mbi një tavolinë, nën të cilën shquhet një kafkë e vogël, e rrethuar me petale trëndafili e jasemini, me pamje fisnike si edhe në veshje. Disa kanë vërejtur unazën në gishtin e vogël (p.sh. shkrimtari Luan Rama, të cilit i referohemi; të dhënave të përshkrimit bashkangjitur dhe foton, në një artikull të tij e lidh me gruan e tij të vdekur), po ashtu dhe unazën në gishtin e martesës së dytë të bërë me një fisnike veneciane. Ndërsa studiuesi i enciklopedisë, Ferid Hudhri, shënon se pamja melankolike e fisnikut të ve, të cilit, sipas përshkrimeve nga historianët, i ka vdekur gruaja gjatë lindjes, është një ndër elementet mbi të cilat mbështeten biografët në përkatësinë e portretit.

Nuk mund të flitet me saktësi se kur historia ka nisur të merret me këtë figurë, por mund të themi se në median e shkruar është folur mjaft pak për Mërkur Bua Shpatën.

Dhimitër Pilika në librin e tij “Pellazgët, origjina jonë e mohuar” tregohet më specifik dhe më argumentues kur i quan Buejt nga fshati Dhërmi i Himarës. Kështu, në faqen 317, pika 51 shkruan…më 1519, arbëreshi Cane Koronasi, pasi e cilëson dhërmiasin Mërkur Bua si stërnip të drejtpërdrejtë të Pirrros aikas, ja puq trimërinë me ato të Akilit…(Është fjala për librin poemë të arbëreshit Xane Koronasi me titull “ Bue Andhrahathimata” botuar në Athinë, më 1867, që në shqip përkthehet…”Bëmat e Buas” ose e njohur ndryshe si “Mërkuriada”).
Ekziston një artikull në gazetën “Bota sot” (11.12.2012, botim i diasporës, me titull: “Si ndikoi para 500 vjetësh Mërkur Bua Shpata në neutralitetin e Zvicrës”, (ku flitet për meritën që pati si udhëheqës në vendosjen si zonë neutraliteti të Zvicrës).
   Po ashtu me pemën historike të luftimeve të Mërkur Buas merret, edhe diplomati dhe studiuesi i njohur, Luan Rama (“Gaz.SHqiptare”, 14.3.2010) , ku jep një informacion për familjen princërore Bua, simbolet dhe heraldikën e tyre e gjejmë në faqen informative “Wikipedia”. Këtyre tri burimeve u jam referuar për të hedhur një vështrim mbi portretin e panjohur të Mërkur Buas. Porse kam marr shkas së fundmi edhe nga publikimi i pikturës në enciklopedinë e parë të arteve pamore shqiptare.
  Në gazetën “Bota sot”, njihmi me referencën e studiuesit, Astrit Leka (aktivist në diasporë) me rastin e vendosjes së bustit të Skënderbeut në Gjenevë, m ngjarje që e  çoi në një punë kërkimore për historinë e Zvicrës. Në këto hulumtime që boton në numrin e saj gazeta e diasporës e vendosur në Zvicër ndesh emrin e Mërkur Bua Shpatës, stërnip i Gjin Bue Shpatës. Ndërkohë duke lexuar dokumentet, autori ka zbuluar rolin që kishte luajtur Mërkur Bua në historinë e Zvicrës. Pytja e parë për të njohur  autoritetin e tij,duhet ditur se ç’gjurmë ka lenë në atë kohë. Nga  njohuritë që vijnë deri në ditët tona rreth këtij personaliteti, vlen për t’u theksuar, se është konti i Akuinos dhe Rokasekas, që përfshin perandorinë romane dhe gjermanike.Pasardhës i familjes princërore, Mërkur Bua thuhet se është me prejardhje nga bregdeti i Shqipërisë së sotme, e vendosur në Peloponez. Të parët e tij kishin qenë despotë të Angjelokastrës dhe të Artës, si edhe baronë të Despotatit të Moresë(Peloponez).
Citojmë nga Bota Sot: Flamuri i kontit Mërkur Bua Shpata, i njohur nga perandori i shenjtë roman Maksimaliani...”, (1510). (vo:Ky i fundit, në të njëjtën kohë ishte mik i Kostandin Arianitit, djali i Gjergj Arianit Komnenit, princi i Kaninës, Himarës, Vlorës, Kurveleshit, Mallakastrës e deri në Manastir).

“...Petro Bua mërgoi në Gadishullin Apenin. Aty Mërkuri u shqua si luftëtar dhe prijës trim i mercenarëve shqiptarë e ballkanas”. Në këtë periudhë të historisë evropiane studiuesit nxjerrin në pah se Mërkur Bua ishte njohur si një nga komandantët ushtarakë më trima të Evropës, që i takojnë fundshekullit të XV. Mërkur Bua luftoi në ushtrinë e perandorit gjerman, Maksimiliani I, që prej vitit 1490, si komandant i përgjithshëm i kalorësisë së lehtë.
Mërkur Buas i njihet titulli kont në vitin 1510. Në pemën gjenealogjike të familjes koha e vdekjes së tij jepet midis vitit 1527 -1560. Mbajtja e titullit kont shoqërohet dhe me njohjen e simboleve heraldike, ku titulli jepet dhe bëhet i dallueshëm në trajtën e kurorës përkatëse të kokës (kurorë konti), që paraqitet edhe në stemë, si dhe njohja e paraqitja e origjinës fisnike familjare, e cila pasqyrohet në shqytin e tij. Deri më sot nuk kemi paraqitje artistike të stemës së kohës së Mërkur Buas e cila vjen e ndryshme në kohë të ndryshme. Ai u njoh si aleat i Luigjit XII të Francës duke mundur spanjollët. Pas fitores venedikase të vitit 1513, Merkur Bua pranoi t’u shërbente venedikasve dhe u propozoi të tërheqë me vete dhe shqiptarët që i kishin mbetur besnikë perandorit, veçon studiuesi Luan Rama, në artikullin “Dominus” Merkur Bua, Historia e një pasardhësi të denjë të Gjin Bua Shpatës” (“Gaz.SHqiptare”. 14.3.2010). Në artikujt e paktë për këtë figurë thuhet se shumë kronikanë kanë shkruar për luftën e tij, në çdo vend të Evropës.

Mërkur Bua i shndërruar në “një sinonim betejash” arriti të krijojë “figurën e tij legjendare”.
Në vitet ‘500 ai ishte bërë tashmë mjaft i njohur sipas studiuesve në luftërat e Italisë. Duke iu referuar hulumtimit të bërë, thuhet se në vitin 1515 pranë Milanos është zhvilluar beteja e madhe e Marinjanit, duke hyrë në histori si “beteja e gjigantëve”, pasi merrnin pjesë ushtritë më të rëndësishme të Evropës.“  Nga Franca erdhi Françesku i Parë, ushtritë e Papës, ushtria e Venedikut, ushtria zvicerane, kundërshtare e tyre dhe ushtria e Maksimilianit, perandorit gjermanik.

Në betejën e Marinjanit me 13 shtator herë dukej se fitonte njëra palë, herë pala tjetër. Madje edhe vetë mbreti Françesk u plagos. Të nesërmen, aty, nga mesdita, zviceranët sulmuan dhe po mundnin francezët. Atëherë mbreti i Francës kërkoi ndërhyrjen e 40 000 ushtarëve të Venedikut. Këmbësoria e rëndë e Venedikut në kohën kur francezët po mundeshin, ishte e vendosur në Lodi, katër orë larg në këmbë nga fusha e betejës. Pra kur të vinte ajo në ndihmë, zviceranët do ta kishin fituar betejën. Dokumenti në origjinal ( italisht), shkruan:

“Al conte Mercurio Bua dei principi del Peloponneso, comandante dei [cavalieri] epiroti, il quale, dopo aver più voltebattuto i Francesi che combattevano contro gli Aragonesi e averli

cacciati dal regno di Napoli, dopo aver restituito la libertà a Pisa
e a Ludovico Sforza il ducato di Milano, dopo essere stato messo in fuga dal Trivulzio, una volta espugnata Novara e, avendo sconfitto Pavia in battaglia,
di lì portò via questo sepolcro degno d’un re come prezioso bottino di guerra;
e dopo aver restituito Bologna a papa Giulio II e ricondotto i Bavaresi sotto l’autorità dell’imperatore Massimiliano, dopo aver difeso dagli Svizzeri, a Marignano, Francesco I re di Francia, alleato dei Veneziani; ed infine dopo essere divenuto comandante supremo dell’intero esercito a seguito della morte  dell’ Alviano e dopo aver sbaragliato gli Spagnoli presso Verona, ammirevole per l’abilità militare, qui riposa in pace per l’eternità. Francesco Agolanti, nobile trevigiano, pronipote di sua nipote,[qui] pose, nell’anno di Salvezza 1637.»

Punoi : Vladimir Haxhiraj

Tiranë, 28.3.2019



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora