E merkure, 23.10.2019, 07:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Bajram Gashi: 30 mars 1999, NATO bombardon Serbinë

E marte, 02.04.2019, 06:11 PM


Nga e djathta: Bajram Halil Gashi, Viron Kona, Dush Zeqiraj, Murat Gecaj, Sejdo Harka.

30 MARS 1999. NATO BOMBARDON SERBINȄ

Dush Zeqiraj, ka 20 vjet, që çdo vit vjen në Durrës

Nga Bajram Gashi

Kȅshtu ndodhi nȅ marsakeqin e vitit 1999. Qindra-mijȅra familje shqiptare u larguan dhunshȅm nga trojet e tyre stërgjyshore, shumica nȅ drejtim tȅ shtetit amȅ në Shqipëri. Kȅshtu ndodhi dhe me njȅ mikun tim nga Peja, Dush Zeqiraj.

Mbas dy ditȅ udhȅtim e rraskapitje, arrijnȅ në Shkallnur tek famlja “Gjuzi”. Na lajmȅrojnȅ dhe menjȅherȅ shkuam me furgon, i sollȅm nȅ shtȅpi dhe i strehuam. Pas pak ditȅsh ata u strehuan pȅkohȅsisht nȅ qytet nȅ banesa me qera. Kaloi njȅ vit dhe nuk e kish harruar Dushi 30 marsin e 1999-es. Më pas  30 marsi 2000, veç kur lajmȅroi: “Mȅ prit te busti i Azem Hajdarit” nȅ Durrȅs. “Do tȅ kujtojmȅ sȅ bashku 30 marsin e 1999-es. Erdhi. Nuk po e zgjati shumȅ. Njȅzet “30-marsa”, me gjithȅ tȅ sotmin, ai i feston me familjen “Gashi” në Shënavlash.

Kȅsaj radhe mȅ porositi nȅ telefon: ”Kur tȅ vij dua tȅ mȅ njohȅsh me Viron Konȅn”. Kish lexuar njȅ libȅr tȅ tij dhe i kish pȅlqyer shumȅ. – Po, - i thashȅ dhe lajmȅrova shkrimtarin e nderuar duke informuar ”pȅrse”. Ai m’u tregua i gatshȅm. Mbȅrriti Dushi nȅ Shȅnavlsh me 30 mars. Atȅ ditȅ ishim tȅ ftuar bashkȅ me Kadri Tarellin, nga poeti durrsak Vladimir Muça nȅ përurimin e librit me poezi ”Dino Kalenja”, hero i popullit vrarȅ nȅ luftȅ kundȅr gjermanȅve. Aty pati edhe plot tȅ tjerȅ tȅ ftuar, si Besim Shahini, poetja e nderuar drejtoresha e shkollȅs “14 Nentori” Merita Thartori, Hasan Shahini, etj, etj.

Tȅ nesërmen, mȅ 31 mars, udhȅtuam pȅr nȅ Tiranȅ. E dinim lokalin ”Galexy-Bar”, sepse aty disa herȅ kemi pirȅ kafe me prof. dokt. Murat Gecaj, me tȅ nderuarin Viron Kona. Nȅ kafe ishte dhe shkrimtari dhe kritiku i nderuar Sejdo Harka. Lokali nȅ fillim tȅ bulevardit tȅ kryeqytetit. Njȅ takim simbolik. Prof. Murati i ka ba do vjet, por mbi 70 kurrsesi nuk mund t’ja japȅsh. I njoha duke u bȅrȅ prezantimet e ndȅrsjellta. Po pinim kafe dhe muhabet tȅ ȅmbȅl, ndȅrkoh Vironi kish marrȅ njȅ çantȅ, qȅ mezi e mbante nȅ duar. Kish shumicȅn e librave te botuara tȅ tijat, të cilat i kish shȅnuar qȅ nȅ shtȅpi: dhuratȅ pȅr mikun e tij tȅ ri, Dushin, sikur ta kish njohur qȅ prej dekadash. Edhe prof. Murati kish sjellȅ tȅ tijat. Çaste emocionante, ndjenjash njerzore e vȅllazȅrore, tek dhuronin e nderronin librat dhe mendimet nȅ mes njȅri-tjetrit.

Vironi, si vlonjatas xhymert dhe me shpirt human, i tha: Dushi, miku ynë prej Peje, sot njȅ vit kȅtu!

Dushi nga kȅnaqȅsia iu drejtua miqve kryeqytetas: - Tash e mȅsova rrugȅn edhe për te ju, hiç mos mȅ ftoni, se mȅ 30 mars, 2020, dhe nȅ kȅmbȅ do vij.

Dushin e pȅrcolla te autobuzi,pȅr nȅ Pejȅ, tek po ndaheshim mȅ tha: - “Bajram, pȅr 5-vjet e ke sigurue QABEN”

Bajram Halil Gashi

Durrës më: 31. Mars, 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT