E enjte, 28.03.2024, 03:23 PM (GMT)

Kulturë

Ilmi Veliu: Poeti dhe veterani i arsmit shqip, Selim Adili

E enjte, 28.03.2019, 09:18 PM


POETI DHE VETERANI I ARSIMIT SHQIP, SELIM ADILI

(Poetit dhe veteranit të arsimit shqip, në emër të themeluesëve të shkollës ,,Drita,,)

Nga Ilmi Veliu

Poeti Selim Adili u lind në Sërbicë në vitin 1929. Shkollën fillore e kreu në kohën Jugosllavisë së parë në gjuhën serbe, te mësuesi Milenko, kurse tetëvjeçaren në kohën e ,,Shypnisë së Madhe,, te mësuesi Mahmut Dumani. Në Shkup i kreu me sukses të shkëlqyeshëm edhe kurset pedagogjike që i organizonte Ministria e Arsimit shqipëtar.

Për herë të parë, mësuesi Selim Adili e mori regjistrin në dorë dhe doli përpara nxënësve më 1 dhjetor të vitit 1945 në shkollën fillore në Premkë, fshati i patriotit Jusuf Ali Premka. Kjo shkollë ishte hapur në vitin shkollorë 42-43 me mësuesin e parë Vangjel Filo dhe kishte pasur emrin ,,Vrana Konti,, të komandantit të Skënderbeut, që pati sukëses ta mbronte Kalanë e Krujës. Kjo shkollë kishte pasur 6o nxënës,40 djem dhe 20 vajza. Pra në shkollën e Premkës, Selim Adili zëvendësoi mësuesin nga Shqipëria-Vangjel Filo dhe punoi në këtë shkollë deri në vitin 1949.

Pas vitit..49 shkon ushtar nga ku këthehet ne vitin 1951. Tregonte poeti se në fillim situata kishte qenë e mirë në ushtrinë jugosllave, sepse marrëdhëniet në mes të Tito e Enver Hoxhës kishin qenë ende pa u prishur. Atëherë,si ushtarë të armatës jugosllave kimi kënduar këngën ,,Rodilla je majka tri sina, Enver Hoxhu,Tita i Stalina,, (ka lindur nëna tre djem, Enver Hoxha,Tito e Stalin,).

Pas këthimit nga ushtria, vazhdon punën e mësuesit në shkollën e fshatit Greshnicë, ku punon bashkë me Xhaxhi Balin deri në vitin 1953. Pastaj vazhdon punën bashkë me Ramë Çelikun në shkollën e fshatit Cërvicë.

Nga viti 1960 deri më 1970 punon ne shkollën e Jagoll-Dolencës. Brënda kohës ka qenë edhe drejtor i shkollën për një mandat. Nga viti 1970 deri 1981 shkon për të punuar në Amerikë. Pas këthimit nga Amerika, vazhdon punën e mësuesit në shkollën e fshatit Trapçidoll. Në vitin 1982 transferohet te shkolla e Zabelit në Zajaz ku punon bashkë me Rexhë Rushitin, Sabri Dinin dhe Hajdar Limanin nga Zajazi. Në vitin 1985 pensionohet para kohe dhe këthehet perseri te djemtë e nipërit në Amerikë. Kur e merrte malli për vendëlindjen, vinte në Sërbicë dhe takohej me shokët kolegët dhe miqtë e shumtë që i kishte.

Me shkrime fillon te merret që në vitin 1953. Filloi të shkkruaj poezi për fëmijë dhe ti botoi në revistat Fatosi e Gëzimi. Ka të botuar një numër shumë të madh veprash,e që ne do të përmendim vetëm disa poema si që janë Mefailat e Zajazit, Sulltana e Qafës, Vallzon alfabeti, Xhemë Gostivari, Zogjët e Kërçovës, Malet na thërrasin; e shumë e shumë vepra tjera.

Në kohën që ai vinte për pushime në Sërbicë, bashkë me poetët Ferit Ramadani e Begzat Rrahmani, e vizitonim shpeshëherë, ku çmalleshim duke biseduar po edhe duke recituar ndonjë poezi të Selim Adilit.

Në intervistën që pata unë me te, gjat përgatitjes së librit për mësuesit e parë të Kërçovës, më tha se, i kishte shëtitur dhe kishte punuar gati se në të gjtha fshatrat, dhe se kishte kujtime shumë të bukura, nga do që kishte qenë.

Ne kimi punuar në një  kohë shumë të vështirë dhe të acaruar politike, thoshte veterani i arsimit,UDB-në e kimi pasur gjithmonëpasshpine, por kimi qëndruar dhe kimi arritur të kimi sukses të madh në punën tonë me nxënësit.

Nuk kimi pasur kurgjë tjetër përveç dërrasës së zezë dhe shkumsit por ja kimi arritur që ta përhapim diturinë tek gjeneratat që i përcollëm.

Eshtë krenari që i shoh sot nxënësit e mijë që kan arritur nivele aqë të larata të shkollimit të tyre dhe jam shum i gëzuar për këtë gjë, ishin fjalët e fundit të poetit dhe veteranit të shkollës shqipe Selim Adili………

I madhi Zot u jep shpërblime të posaqëme personave që përhapin dijen dhe ndihmojnë gjeneratat në ngritjen dhe shkollimin e tyre, dhe neve na mbetet që të lutemi për poetin e veteranin e arsimit shqip që vendi i tij të jetë në nivelin më të lartë të Parajsës.

Dr.sc.Ilmi VELIU,....................... 28.03.2019.Kërçovë

drejtor i Muzeut dhe drejtori i parë i shkollës ,,Drita,,



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora