E marte, 22.06.2021, 10:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Festivali i XII-të 'Pavarësia Poetike' solli vlera të reja

E marte, 26.03.2019, 09:00 PM


FESTIVALI I Xll-të „PAVARËSIA POETIKE“ SOLLI VLERA TE REJA

Nga Neki Lulaj

Në ditën e vikendit të shtunën me datën 23 mars u mbajt Festivali i XII-të "PAVARËSIA POETIKE 2019" në Offenbach afër Frankfurtit am Main…
Temat qendrore te keti Festivali ishin :

Homaz për Akademik Idriz Ajeti,n dhe për Familjën Jasharaj nga Prekazi.
Të pranishmit me një mirëseardhje zemërore i përshendeti Kryetari i Lidhjës së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë , zt. Hasan Qyqalla.
Ne këtë atmosferë madhështore merrnin pjesë edhe Zëvëndëministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, z. Afrim Bekteshi.I ciili me një fjalë rasti i përshendeti shkrimtarët artistet,dhe krijuesit e artit pamoe qe kishin nda kohë dhe sot merrnin pjesë ne Festivalin e Xll Pavarësia poetike ne Offembach.
Pastaj fjala ju dha konsullës të përgjithshme e Konsulatës të Republikës së Kosovës në Frankfurt, z. Fatmire Musliu,e cila foli për rendësin historike te datave të Marsit për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës për figurën eblematike të Adem Jasharit.për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës,për veteranët dhe invalidët e luftës për rendësin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe,për talentet e rinjë shqiptar ne sport muzikë shkencë për bashkëpunimin e ndërsjelltë me Konsullatën e Republikës të Kosovës ajo theksoi se Konsullata është shtëpia e juaj andaj urdhëroni,ne ketu jemi përJu.

Në këtë Festival merrnin pjesë si dhe krijues, nga Gjermania , Austria, Franca, Greqia, Holanda, Zvicra, e vende tjera të Evropës, me praninë e tyre na nderuan edhe Adem Xheladini nga Kërçova, Dan Ibrahimi nga Prishtina, etj.

Fjalën e mori zt Anton Marku i cili mes tjerash tha;

Homazh për Akademik Idriz Ajeti

Një jetë shërbim të gjuhës e të kombit

Secili popull e ka eliten e tij, jo vetëm politike apo ekonomike, por edhe shoqërore. Është ky një grup i zgjedhur njerëzish të cilët për shkak të arritjeve të tyre, kryesisht në shkencë dhe art, konsiderohen si ajka e tij. Ata që i bëjnë nder kombit.

Tek ne, një ndër ta padyshim se ishte edhe Akademik Idriz Ajeti, babai i Albanologjise në Kosovë, ndër dijetarët tanë më të dallur të shekullit XX dhe fillimshekullit të XXI, mbase dhe rilindasi i fundit shqiptar. Ai ishtealbanolog e ballkanolog i shquar, studiues e kultivues i dalluar i gjuhës amtare, mjeshtër i madh i përdorimit të fjalës shqipe si dhe hulumtues e kërkues i pasionuar i fjalëve popullore.

Akademik Idriz Ajeti mbolli frymën e bashkimit kombëtar duket krijuar moton ‘‘Një komb-një gjuhë’’ si ide e fuqisë së bashkimit dhe si veçori dalluese nga etnitë tjera në Ballkan. Ai ka merita të veçanta në proceset e standardizimit të shqipes. Me emrin e tij lidhet ngushtë edhe ndërtimi i institucioneve kosovare. Ai ishte drejtor i Institutit Albanologjik, rektor i Universitetit të Prishtinës, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës dhe kryetar i Parlamentit të Kosovës, në njërën nga periudhat më të vështira të saj.

Me kalimin e tij në amshim, Kosova humbi një nga emrat më të mëdhenj të arsimit dhe të shkencës, të gjuhës shqipe dhe të kulturës, ndërsa Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës humbi autoritetin nga më të mëdhenjtë të punës shkencore, profesorin, veprimtarin, njeriun e urtë dhe të dijshëm.

Të nderuara zonja dhe zotërinj,

më lejoni që të përmbyll këtë adresim të shkurtër kushtuar Akademik Idriz Ajetit me një citat të tij se ‘‘historia e gjuhës është vetë historia e popullit’’. Duke qenë rojtar besnik i gjuhës shqipe Akademik Idriz Ajeti i ka bërëedhe shërbimin më të mirë të mundshëm popullit të tij, duke i bërë kështu vetes, me plot meritë, një vend të lartë në historinë e tij.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e tij

„….36 shkronjat e shqipës do ti quaja 36 dashuritë e Albanoi-t të Profesor Idriz Ajetiti“ tha shkrimtari dhe publicisti Musa Jupolli

U mbajtë një Orë e shkëlqyeshme letrare me karakter Garues ku të gjithë te pranishmit u shpërblyen me kënaqësin e artit poetik . Si dhe u përuruan disa tituj te ri te veprave letrare.... !



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora