E premte, 26.04.2024, 01:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Armela Hysi: Në ditëlindjen e poetit

E diele, 10.03.2019, 07:00 PM


Armela Hysi

Në ditëlindjen e poetit

dialog i poetit me lumin

Ndoc Gjetjës

erdhën? riosh Diogjen më thuaj erdhën?

-           do vijnë o hyj-urtë! e sigurtë

do të vijnë...

buzëve një fener xixëllonjë

gjeq i tymtë aure të kristaltë

ku s'mbesin dot gjurmët e gishtave

kalimtarsh kurjozë

a dishepujsh.

-           erdhën Poet? sikur vonohen

-           po vijnë o jetë

s'ka si bëhet...

hiri i brengës thithëse zgjatet i qetë rrugëtim

është shpatë – është laps

gjymtyrë depërtuese në hullinë e mendjeve

-           pse s'merr diçka

ta kesh për luftë o shpirt

-           nuk më mposht dot e liga se

kthej faqen tjetër

o perëndi rrjedhëse në

mërgimin tim brenda vetes

një rrudhëz nën tëmtha

në këmbëzën e patës – poezimbarsur

nis të lindë

-           ke dhimbje o Bir?

-           mbahem o Atë i lashtë

-           po e meritojnë

o Ndoci im i mirë

-           s'mund të bëj ndryshe

i dua më tepër se veten

o Drini plak.

9 mars 2016



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora