E diele, 19.05.2019, 08:01 PM (GMT+1)

Editorial » Radovani

Fritz Radovani: Vetvrasja kulturore antiatdhetare

E merkure, 06.03.2019, 08:40 PM


Nga Fritz RADOVANI:

VETVRASJA  KULTURORE ANTIATDHETARE

IMZOT  PAL  ENGJULLI…1462

“SHQIPTARËT DUHET T’I PËRSHTATEN KUR’ANIT” tha ENVER HOXHA…

E thaftë vera, bashkë me librin e tij “Shenime për Lindjen e Mesme”… Tiranë me 1977.

Mbi vorrin e Gjuhës Gegnishte asht një “Epitaf” me këto fjalë: “Kongresi i Drejtshkrimit ishte një fitore e vijës marksiste – leniniste të PPSH për zgjidhjen e drejtë të problemit të gjuhës sonë letrare kombtare.” (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, faqe 510, Tiranë 1985).

1945 – 2019  Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë vazhdon në shkollat shqipe “Revolucionin Kultural të 1967”, nga “Ballkani Përendimor”, Amerika e Australia e kudo...,ku ka mundësi me ju pershtatë “shkollave sllave, greke e turke” antishqiptare, tue perjashtue nga programet e veta Shkrimtarët Shqiptarë: Imz. Pal Engjulli, Don Gjon Buzukun... Don Aleksandër SIRDANI, At Anton HARAPI, Anton LOGORECI,  At Anton ZANONI, Arshi PIPA, At Bernardin PALAJ, At Benedikt DEMA, Branko MERXHANI, At Daniel GJEÇAJ, Dedë GAJTANI, Engjëll RADOJA, Ernest KOLIQI, Et’hem HAXHIADEMI, Elena LULI, Faik KONICA, Frano ALKAJ,  At Gjergj FISHTA, Gjergj PEKMEZI, Gjon SINISHTA, Guljelm DEDA, Ilo Mitkë QAFËZEZI, At Justin RROTA, Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI), Karl GURAKUQI, Kolë Bib MIRAKAJ, Kolë THAÇI, Konstantin KOTE, Kostë A. ÇEKREZI, At Konrrad GJOLAJ, Krist MALOKI, Kristo FLOQI, Don Lazër SHANTOJA (Pseudonim Y...), Lef NOSI, Imz. Luigj BUMÇI, At Luigj MARLEKAJ, Luigj THAÇI, Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI), At Marin SIRDANI, At Mark HARAPI, Mark DEMA, Martin CAMAJ, Mati LOGORECI, Mehdi FRASHËRI, Musine KOKALARI, Mustafa KRUJA – MERLIKA (Pseudonim Shpend BARDHI), Namik RESSULI, Ndoc VASIJA, Don Ndre ZADEJA, Don Nikoll GAZULLI, Nikoll DAKA, Don Nikoll MAZRREKU, At Pashko BARDHI, At Pjeter MËSHKALLA, Imzot Preng DOÇI, Qemal DRAÇINI, Zef M. HARAPI, Sami REPISHTI, Vangjel KOÇA, Simon SHUTERIQI, Stavro SKENDI, Tajar ZAVALANI, Vasil ALARUPI  (Bendo Shapërdani), Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Zef SCHIRO Jr. (I riu), Zef ZORBA, Zoj XOXA, At Zef VALENTINI, etj...

Një Dijetar tha: “Frati i këndoi më Lahutë Kangët e Kreshnikëve, Besën e Burrninë, i ruejti “Kanunin e Lek Dukagjinit”. Prrallat e lojët komtare, gojëdhanen e Skenderbegut. Pse e pat gjithmonë per zêmer Visarin Kombtar. Françeskanët i falen Shqipnísë Poetin e fisit, të rracës...” Prandej e zhduken nga faqja e dheut!.. Ate, “Lahuten”, Historinë e Shqipnisë dhe Herojtë e saj, tue fillue nga Dedë Gjo’ Luli, Kaçorri, Gurakuqi, Curri...

Melbourne, 6 Mars 2019.



(Vota: 7 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT