Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Revolucioni i paharrueshem kultural
E diele, 10.02.2019, 12:19 PM
Nga Fritz RADOVANI:
REVOLUCIONI I PAHARRUESHEM KULTURAL
1967: EDHE MURET E INSTITUTIT FLASIN… PYETNI !
?6 Shkurt 1967: Terroristi Enver Hoxha në fjalimin e vet programatik shpallë “Revolucionin Ideologjik e Kultural të 1967” të tipit kinez.
Shqipnia shpejt shpallet me Kushtetutë “Shteti i Parë ateist në Botë” !
?Me 15 Shkurt 1967 Kishat dhe Xhamijat mbulohen me “Fletë Rrufe”...
?Në Shkoder vjen per zbatimin e këtij “revolucionit” terroristi Ramiz Alia dhe, bashkë me anadollakët Xhemal Dini, Musa Kraja, Jup Kastrati (Kryetar i Komisionit Pergjedhjes së Leteraturës Fetare Kishtare), si dhe Sadik Rama dhe Angjelin Kumrija, janë organizatorët e të gjitha krimeve të Sigurimit të Shtetit që tashti varej direkt nga komiteti i PPSh së rrethit Shkoder. Lidhja e këtyne vrasësve agjenta të sigurimit, ishte direkte me Byronë Politike në Tiranë. Veprimet ua aprovonte krimineli E.Hoxha.
Menjëherë fillojnë arrestimet me Klerikët Katolik Shqiptar: Don Mark Hasi, At Pjeter Mëshkalla, At Gegë Lumaj...Dhe, pa kalue pak ditë fillojnë veprimet e Gjenocidit në Shqipni me pushkatime, interrnime e zhdukje njerzish. “Lufta e kllasave” pergjakë barbarisht qytetin e Shkodres!
Zhduken nga sigurimi i shtetit: Ernesto Çoba Kryetar i Kishës Katolike, Don Zef Bici, Don Mark Dushi, Don Marin Shkurti, Don Shtjefen Kurti, Don Anton Doçi, Don Mikel Beltoja, Don Prek Nikçi, Don Mark Hasi, Don Lazer Jubani, Don Lec Sahatçija, Don Nikoll Gjini, Imzot Lazer Sheldija, Don Pjeter Gruda, dhe kështu plotsohet numri i 65 Klerikve të vramë... Po me perkthyes e intelektual shka u ba... Apo, janë zhdukë “dosjet”?
Të gjithë ata vrasës që kryene këta krime vazhdojnë me kenë “Heronjë të Popullit”, po të cilit “Popull” nuk po e percaktoj... Percaktimi sot i perket
Akademisë “antishkencore” të Tiranës, dhe “Kuvendit Popullor”...
Shumë veprime dhe dokumenta po punohet me i zhdukë ose me i harrue, e Kishen e Vaut të Dejës ku asht kunorzue Gjergj Kastrioti–Skenderbeu, nuk do ta fshijnë as shekujt që vijnë në Historinë e Popullit Shqiptar!
Ashtu si ju, edhe Historia nuk do të ketë mëshirë ndaj krimeve tua!
Melbourne, 9 Shkurt 2019.