Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Besim e socializëm
E marte, 04.12.2018, 07:43 PM
Përgatiti Fritz RADOVANI
BESIM E SOCIALIZEM
Don Kolec PRENNUSHI u le në Shkoder me 2 Janar 1902 nga prindët Pjeter e Nine Prennushi. Ishte nipi i At Mati Prennushit, Provinçial i Fretenve të Shqipnisë nga viti 1943, që u pushkatue nga sllavokomunistët në vitin 1948 pa pranue asnjë akuzë.
Don Koleci ka perfundue studimet teologjike me At Pjeter MËSHKALLEN në Linz të Austrisë në vitin 1925, prej ku u kthye në Atdhe. Zotnonte nandë gjuhë të hueja dhe ka zanë vend ndër letrarët e vitit 1941 në Antologjinë ”Rreze Drite” me artikullin Permytja.
Ka ba shumë perkthime nga letersia e huej dhe libra me permbajtje filozofike. Nder ma të vlefshmit perkthime në gjermanisht asht kenë ”Kanuni i Lek Dukagjinit”, dhe një liber per perdorim të perditshem me titull ”Visari Shpirtnuer”, edhe ky Gegnisht...
Librat e Don Kolecit me permbajtje filozofike dhe teologjike janë vlersue nga të huejtë per zberthimet e temave pa u largue nga origjinalet, mbasi Don Koleci njihte Ebraishten aq mirë sa, perkthimet e disa kapitujve të Bibles i ka vlersue edhe At Zef Valentini S.J.
Don Koleci njihej nder pesë predikatarët ma të mirë të Klerit Katolik Shqiptar. Deri në
vitin 1938 thirrej Naten e Krishtlindjes nga Universiteti i Linzit, me predikue atje.
Mbas vitit 1944 merrej me perkthime me permbajtje Fetare. Materialet e perkthyeme para vitit 1944, si edhe veprat e Tij filozofike dhe jofetare i rrezikonin jeten. Ai nuk ka njohë asnjë lëshim në çeshtjet dogmatike, mbasi edhe mendimet i kishte të hapta.
Asht arrestue me 5 Dhjetor 1948, Naten e Shen Kollit në sofren e natës së Emnit vet... Mbasi doli nga Sigurimi mbas 11 muejsh ”i pafajshem”.., me grupin e Klerikve me të cilët qeveria e Tiranës mendonte me firmue ”Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”, ka ardhë në Famullinë e Dajçit Bregut Bunës, ku mbas 7 muejsh, me 2 Korrik 1950 vdiq nga shkatrrimi i zemres prej torturave të bame nga sigurimi i shtetit sllavokomunist.
Porosia e Don Kolecit ishte: ”Ky Statut nuk duhet firmue, mbasi me këta jemi të hupun!”
NGA DON KOLEC PRENNUSHI: 80 VJET MBAS BOTIMIT...
Tek Libri: ”PER KRISHTIN O KUNDER KRISHTIT” Botue në 1938...
BESIM E SOÇIALIZEM
Per të tanë besimi do të jét punë private thonë soçjalistat.
?Pyetje: Kuer besimi të zhduket në jetën botore zhduket edhe në jeten private. Prandej Häckel e soçjalizem duen shkollen pa Zot, shtet pa Zot, jetë botore pa Zot, letratyrë e arte pa Zot – ata duen me e sekularizue jeten botore me e bâ krejt ateiste.
- Besimi â punë private, por edhé botore. Â punë private d.m.th. seicilli do t’i sherbejë Zotit mbas dijenije e ndergjegjes së vet e seicilli mbas deke do të dalë privatisht d.m.th. krejt vetem para gjyqit Hyjnuer. Shterngim ndergjegje s’ ka. Besimi â punë private per né e pabesimi â kryekreje per soçjalista.
?Me kênë soçjalist don me thanë me kênë njiheri antikrisht; ngadhnimi i mbramë s’ â i mundun pa rroposjen e krishtenimit. Kështu thotë Losinsky në 1902 e bolshevikët e soçem (soçjalista radikal) janë tue e vertetue me fakte dita me ditë.
Besimi âsht edhé nji punë botore. Pse:
?Seicilli â i detyruem prej ligjve të natyrës me e nderue Hyjn jo vetem msheftas, por edhé ballafaqe, me e dishmue në disa rasa besimin e vet, me nderue Shejtnin’ e bésë, me u ndigjue auktoriteteve per ndergjegje, prá per urdhun të Zotit me krye tjera detyra besimtare botnisht si katolik; me pá meshë në ditë dielle etj.
Jo vetem seicilli nieri, por edhè shoqnija nierzore â detyrue prej ligjve të natyrës me i sherbye Zotit e m’u drejtue religiozisht d.m.th., mbas vullnetit të hyjnueshem.
Familja do të pshtetet mbî bazë religioze, mbî martesë; e të gjitha marrdhanjet e familjes ndermjet burrit e grues, prindve e fëmijve do të rendohen e rregullohen mbas parimeve besimore e jo, mbas epsheve (pasjoneve) të natyrës së prishun.
?Jeta e perbashkët e shtetnore gjênë vetem në besim nji temel t’atillë.
Justitia est fundamen regnorum. Drejtsi e vertetë pa besim â nji absurd si edhè morali pabesim. Të tana veprimet e jetës botnore në politikë e qeverisje, n’arte e dituni, në shtyp e letratyrë, në tregti e industri, në shkollë e edukatë, n’ekonomi e çashtjet soçjale do të bazohen në besim, do të frymsohen e rregullohen prej shpirtit besimtár.
Pa ket frymë besimtare, kristjane, mugullon anarkija e egër me grushtat kovardhi të hekurt perpjetë, kërcnohet nihilismi me bombat e veta, dermon soçjalizmi në të tana ledhet e rendit e të mirvojtjes së popujve: Pa besim artet bijnë në llom, ditunija në terr, bota shoqnore në robni e barbarsi paganizmi.
?Besimi jo, nuk âsht punë private. Kisha së mbrami sado qi s’ â prej ktij shekulli, âsht në ketë shekull, e âsht si nji institut publik, nji shoqni temelue prej Hyjit, e pashme, e plotsueme, qi per t’ arrijtë qellimet e nalta të veta (mësim, drejtim e shêjtnim i nierzve) ka tager per të gjitha mjetet e nevojshme toksore, e ket tager e merr shi prej gurrës së drèjtsisë qi thotë: ”Mue m’âsht dhanë çdo pushtet në qiell e mbî tokë. Prandej shkoni e mësoni të gjithë popujt”.
-----------------------------------------------------------------------
Shenim F.R.: Botohet pa asnjë ndryshim nga origjinali.
Melbourne, Dhjetor 2018.