E premte, 26.04.2024, 01:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: In memoriam - Idriz Ajeti (1917-2019)

E merkure, 13.02.2019, 09:20 PM


In memoriam IDRIZ AJETI (1917-2019)

Ja dhe Profesori i mirëfilltë, Akademik Idriz Ajeti u shua...Jetoi me dinjitetin e një studiuesi të përhershëm, për zbërthimin e lashtësisë dhe të vijimësisë së shqipes në këto troje... Profesor Idriz Ajeti shkoi në botën e amshuar, por la modelin e studiuesit të çështjeve të historisë së morfologjisë shqipe dhe të aktualitetit të saj... Asnjëherë nuk u mëdysh për arritjet dhe rezultatet e njësimit të shqipes së shkruar, të bërjes gjuhë standarde sikurse simotrat tjera evropiane. Akademik Idriz Ajeti, pos si studiues i zellshëm i çështjeve problemore të gjuhësisë shqiptare, ai trajtesat e tija shkencore i begatoi edhe me argumentet e gjuhësisë krahasimtare, veçmas në marrëdhëniet e albanologjisë me gjuhët sllave... Në këtë fushë të dijes së gjuhësisë shqiptare la argumente të paluajtshme shkencore,andaj u çmua si autoritet parësor i Albanologjisë. Profesor Idriz Ajetin e karakterizuan edhe vlerat tjera të karakterit njerëzor, si: urtësia, gjakftohtësia, fisnikëria dhe etika kombëtare... Dritë të përhershme pastë vepra e shkruar e Profesor-Akademik Idriz Ajetit!

Mehmetali Rexhepi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora