E marte, 12.11.2019, 07:32 PM (GMT)

Kulturë

Murat Gecaj: Nostalgji e viteve universitare

E merkure, 06.02.2019, 08:01 PM


Nga e majta: Prof.Enver Hysa, M.Gecaj e Xhavit Mëzezi (Tiranë, 2 shkurt 2019)

Skicë:

NOSTALGJI E VITEVE UNIVERSITARE…

Nga Murat Gecaj

Ishin vitet ’60-të, të shekullit të kaluar, kur ne u takuam, së pari,në mjediset e Fakultetit Histori-Filologji, të Universitetit të Tiranës, që sapo ishte themeluar….Vinim nga qytete e krahina të ndryshme, ndoshta me prindër analfabetë, po na bashkoi dëshira e zelli për të studiuar dhe për t’u bërë sa më të ditur e të vlefshëm, për veten e familjen dhe Shqipërinë, e cila kishte aq nevojë për kuadro me arsim të lartë. Ne ishim fatlumë, se patëm pedagogë figurat më të njohura e të shquara të Albanologjisë Shqiptare, si profesorët e akademikët: Eqrem Çabej, Aleks Buda, Androkli Kostallari, Bedri Dedja, Mahir Domi, Zihni Sako, Myzafer Xhaxhiu, Mark Gurakuqi  dhe disa të tjerë, të cilët i kemi kujtuar përherë, me nderim e respekt të madh. Unë pata kënaqësinë dhe nderin, që për ata botova librin, “Filologë, që nuk harrohen”(Tiranë, 2002)

Mbas studimeve të larta, ne na caktuan të shërbenim në qytete e sektorë të ndryshëm: të arsimit e kulturës, shkencës, publicistikës etj. Por asnjëherë nuk u shkëputëm nga njëri-tjetri. Ndër të tjera, e praktikuam që, çdo 5 vjet, nga koha e mbarimit të studimeve të larta, të takoheshim në kryeqytetin tonë, Tiranë. Këtë gjë ne e zbatuam rregullisht.

Por jeta ka ligjet e veta të ashpra. Gjatë kësaj periudhe  kohore, ka ndodhur që  bashkëstudentë tanë, të jenë ndarë përgjithnjë nga jeta! Ndërsa për ne ata kanë mbetur përherë të paharruar dhe i kemi kujtuar me nderim e respekt, duke shkruar  për ta në shtyp ose duke mbajtur lidhje me bashkëshortët ose me fëmijët, pasardhës të tyre.

Nuk dua të zgjatem në këtë  shënim timin, por tregoj se u jemi gjendur pranë njëri-tjetrit edhe në raste sëmundjesh ose ngjarjesh familjare. Unë ndjehem i respektuar nga bashkëstudentët e mi, si Violeta Librazhdi  e Rozeta Uçi, që kanë ardhur të më takojnë, duke patur parasysh gjendjen time shëndetësore. Këtë gjë e ka bërë edhe Xhavit Mëzezi, i cili erdhi për herë të dytë sot, në lokalin “Galaxy”, ku fillon Bulevardi i Ri i kryeqytetit. Për këtë gjë, nismëtar  ishte bërë bashkështudenti tjetër, prof.dr.Enver Hysa, të cilët mbërritën së bashku. Bisedat tona nuk kishin të mbaruar, si për ato vite të shkuara, por dhe për të sotmen, për familjet tona etj.

Enveri na bëri një “suprizë” të përbashkët e të bukur: na nxori me figurë e zë, bashkëstudentin tonë, prof.dr. Remzi Përnaskën, i cili ka shumë vite, që jeton me familjen në Paris të Francës. U përshndetëm me atë e bashkëshorten e tij dhe uruam që ta kalojnë sa më mirë jetën, atje në emigracion. Unë i dhurova Enverit, si më parë Xhavitit, librin tim më të ri jetëshrimor (2), “Gjurmë, nëpër udhë…”(Tiranë,  2018).

Dëshira jonë ishte të qendronim më shumë bashkë, si dikur në auditorët e Universitetit. Por kishim punë e detyrime të tjara tani, për të cilat jami të ndjeshëm, si ndaj bashkëshorteve e fëmijëve, por dhe më gjerë.

U ndamë përzemërisht me njëri-tjetrin, duke uruar:

Shëndet e mbarësi, gëzime e lumturi, vetjake e familjare!

Tiranë, 2 shkurt 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT