E marte, 25.06.2019, 12:56 AM (GMT+1)

Editorial » Çeliku

Kalosh Çeliku: 'Marrëveshja e Prespës' hap politik historik

E hene, 21.01.2019, 08:48 PM


“MARRËVESHJA E PRESPËS”

             HAP  POLITIK - HISTORIK

NGA KALOSH ÇELIKU

Pakrëndësi ka, kryeministri Zoran Zaev (“shpëtimtari” i shqiptarëve), a e shiti IRJ të Maqedonisë, identitetin maqedonas. I bleu, apo i kërcnoi deputetët e VMRO-DPMNE dhe deputët e Partive Politike Shqiptare. I amnestoi si “terroristë”. E rëndësishmja, është, se: guximi i tij si kryeministër, në mes të Ballkanit shpalli edhe një shtet të ri maqedonas: Maqedonia e Veriut. Jorastësisht, me kryeministrin e Greqisë Tsipras u propuzuan si kandidatë për Paqe të Çmimit NOBEL. U lumtë! E meritojnë si politikanë për paqe dhe stabilizim të përkohshëm të Ballkanit.

Radhën ua lanë në dorë politikanëve të arratisur shqiptar: Ali Ahmetit, Menduh Thaçit, Selajdin Selës, Bilall Kasamit dhe Afrim Gashit. Dy “Besave” shqiptare me të dyja këmbët dhe kokat në Qeveri, në rolin e argatit. Fatkeqësi kombëtare, që sotpërsot shqiparët mbetën pa asnjë Parti Politike Shqiptare, në opozitë. Njëzëri, Nesër të shpallin Maqedoninë e Perëndimit. Ose, Republikën e përfolur me vite: Ilirida. Pse jo, ringjallin Marrëveshjen Historike mes Shqipërisë dhe Bullgarisë: “Shqipëria e Madhe” (1939 -1944)?! Nuk them, Shqipëri Etnike. Shkaku, se me këtë soj të politikanëve, gjithë jetën në rolin e argatit besnik dhe lypësit tek Ura e Gurit për të drejta të barabarta me “vëllezërit” në Shtetin e “përbashkët”, nuk mund t’i dalin zot kësaj “lirie” që mezi e fituam edhe me gjak, e ku më të shpallin një Shtet Shqiptar. Arsye, që sot: Politikës Shqiptare i duhet patjetër një gjak i ri politikanësh vizionar, nëse duam si popull liridashës të dalim nga ky qorrsokak politik.

E pabesueshme, ë?! Sot, sa i përngjan politika ”madhore” shqiptare, anekdotës të Nastradin Hoxhës: Hajdutët, kur mesdite duke u kthyer rrugës nga pazari, ia vjedhin jorganin. Zënka e dy hajdutëve që rrihen me grushta.

Nastradin Hoxha e mbështet jorganin pas një muri, dhe turret t’i ndajë “ngatrraçët” e Ditës Pazarit. Edhe, pasi i ndanë nga kacafytja, kthehet ta marrë jorganin. Po, çka i panë sytë, jorganin ia kishin vjedhur hajdutët.

Edhe, tha vetëmevete: E gjithë puna paska qenë për jorganin tim…

Identike, sot me politikën “madhore” shqiptare. Luftën mes vete të Dy partive politike maqedonase: VMRO-DPMNE dhe LSDM për pushtet dhe shtet. Dhe, partive politike shqiptare: BDI, PDSH, ASH dhe Dy “Besat” e Kasamit dhe Gashit në rolin e argatit, që përpiqen t’i ndajnë dhe pajtojnë si parti politike maqedonase, t’i bëjnë me zor shtet “demokratik të përbashkët”.

Pavetëdije si parti politike, e shitën shtetin e “përbashkët” dhe historinë për përfitime personale me “trysni” të ndërkombëtarve për arnimin e Kushtetutës dhe emerit: në Maqedonia e Veriut. Në atë stilin e nënës dhe fëmisë duke i rënë dërrasës të shtratit me grusht ta trembi për ta vënë në gjumë. Heshtë, se ujku troket pas dere!

Politikanët e arratisur po me të njëtat metoda politike e trembin popullin: Ngutuni sa më parë të hyjmë në NATO dhe Bashkimin Evropian, ardhmërinë euroantlantike të Maqedonisë së Veriut! Shkaku, se: Serbia dhe Rusia janë pas porte. Edhe atë, në momentet më të vështira politike dhe ekonomike, populli kur përballet edhe me kërkesat elementare për jetesë: ujin dhe bukën. Tridhjetë vite në pushtet si Nastradini dhe Nastradinica mbi gomar rrugës për në Pazar. Herë duke i hipur mbi shpinë gomarit Nastradini me 50 kg. barrë, e herë Nastradinica me 120 kg. mbi samarë.

Politikanë të dalldisur dhe arratisur, ende pa i zgjidhur problemet politike mes vete si dy popuj shumicë, synojnë me një bagazh plotë detyra të pazgjidhura të Shtëpisë t’i bartin edhe në NATO dhe Bashkimin Evropian. Përmëtepër, edhe dalin me deklarata para kamerave televizive, se: shembullin e tyre politik duhet ta ndjekin edhe kojshitë.

Rastësisht, me “Marrëveshjen e Prespës”, padashtas i hapën rrugë Marrëveshjes Historike mes Bullgarisë dhe Shqipërisë, dy shteteve gjatë Luftës Dytë Botërore, e cila ende është gjallë si Marrëveshje  Historike: “Shqipëri e Madhe”.

Pyetja politike, lind vetëvetiu: E ndërruam emrin me Maqedonia e Veriut në Kuvend me 81 vota, maqedonasë dhe shqiptarë si “vëllezër” në shtetin e “përbashkët” pa e pyetur veten si politikanë: Çka do të ndodhë Nesër me Maqedoninë e Perëndimit e banuar kryresisht me popullatë shqiptare?! Maqedoninë Shqiptare, që po t’u teket shqiptarëve për së dyti herë mund të dalin në referendum, njëzëri e shpallin si shtet më vete Iliridën. Apo, Maqedoninë e Perëndimit?! Ose, me kërkesa politike demokratike t’i bashkohen Shtetit Amë Shqipërisë?! Përsëri t’i kthehen Marrëveshjes Historike mes Bullgarisë dhe Shqipërisë (“Shqipëri e Madhe”).

Plaga e rihapur politike me ndryshimin e emerit në Maqedonia e Veriut (e banuar me popullatë shumicë maqedonase dhe shqiptare, hap hendeqe të thellë në Ballkan. Gabim politik, që në fillim me “Marrëveshjen e Prespës” mes Greqisë dhe IRJ të Maqedonisë pa pjesmarrjen e palës shqiptare, e cila vështirë se do të ketë jetë të gjatë. Që, ndoshta me pjesmarrjen e palës shqiptare në dialog, me siguri do të zgjidhej edhe emri problematik i shtetit të “përbashkët”, ta zëmë me emrin e përshtashëm historik të dy popujve shumicë në shtet: shqiptarëve dhe maqedonasve me Republika e Iliridës. Veprim politik, që të shtyn të mendosh: mos vallë, palën politike shqiptare nuk e thirrën në dialog, shkaku që ta heshtin popullin maqedonas me përrallën e Abetares: Ujku troket pas dere! Shteti ri Maqedonia e Veriut, është vetëm i yni pa shqiptar. Ku ta dish?! Ndodhë.

Maqedonia e Veriut, me hyrjen në NATO dhe Bashkimin Evropian, nuk e ka zgjidhë Çështjen Shqiptare në Ballkan, por e ka thelluar edhe më shumë si problem politik të trashëguar me vite e shekuj. Herët, a vonë si politikanë paqesorë, Ndërkombëtarët do të merren përsëri po me të njëtat gabime historike që janë bërë deri më sot ndaj shqiptarëve duke e coptuar si popull historik në pesë shtete.

Ndoshta, edhe ku ta di unë: me ndihmën e miqëve botëror: Amerikës dhe Gjermanisë, armiqëve shekullor Serbisë dhe Rusisë, është bërë një hap para në zgjidhjen e Çështjes Shqiptare, në Ballkan si Vatër krize e përhershme politike. Ose, siç e kanë pagëzuar politikanët paqësor Ballkanin: “Bure baroti”.

Historia po u përsëritet shqiptarëve. Shqipëria si nevojë historike, politike dhe si vullnet demokratik i popullit shqiptar me shekuj, e gjeti shprehjen e saj më të lartë në Kuvendin e Lidhjes Dytë të Prizrenit më 16 – 20 shtator të vitit 1943. Kuvend, në të cilin morën pjesë delegatë nga të gjitha trojet e pushtuara të Shqipërisë nga sllavët, të cilët me votën e tyre u dhanë legjimitetin kombëtar e ndërkombëtar kërkesave dhe vendimeve politike historike të asaj kohe.

Marrëveshjet e lindura tjera politike më vonë, pas Marrëveshjes Mukjes (tradhtisë komuniste), janë vazhdim i marrëveshjeve të “vëllazërim-bashkimit” serbosllave në Shqipërinë e okupuar, që deri më sot nuk dhanë fruta bashkëjetese. Aqmëpak paqe, “vëllazërim-bashkim” dhe stabilizim të Ballkanit.

Skenaret e veprimeve politike të njëpasnjëshme lindin dhe zbatohen edhe sot e kësaj dite: Lufta për çlirimin e një pjese të Kosovës në vitet 1998 – 1999 dhe Lufta për bashkimin e trojeve shqiptare të IRJ të Maqedonisë me Shtetin Amë Shqipërinë (2001). Ripërsëritje, jo e rastësishme e historisë. Proces i planifikuar politik, që “historianët” e kohës të sundimit komunist, i falsifikuan të dhënat historike të asaj kohe.

Organizatën e Ballit Kombëtar dhe Lidhjen e Dytë të Prizrenit, që mbështetnin me penë e pushkë në dorë bashkimin e focave kombëtare për Shqipëri, i shpallën tradhtare dhe fashiste. Status tradhtari, që e fituan vetëm pse, pohonin, se: “Pa Kosovë e Çamëri, s’ka Shqipëri”. Forca kombëtare shqiptare, që gjatë luftës fituan plumbin pas shpine, ndërsa pas lufte: robërinë, skllavërinë, vrasjen, terrorin, internimin, sekustrimin e pasurisë personale e familjare. Dhe, izolimin me përndjekje të papara brez pas brezi.

Dëshmi historike, që sot populli shqiptar dështon nga politika e tyre “madhore” e “vëllazërim-bashkimit”, se: këto politikanë shqiptar janë të paguar rrastë nga shtetet e  “përbashkët” dhe fonde antishqiptare, ose janë të paaftë për zgjidhjen e Çështjes Shqiptare në Ballkan. E them këtë, se: Gjithë jetën, karrierën e tyre politike - “patriotike” e kalun duke shëtitur nëpër poste politike partiake në rolin e argatit.

Politikës “madhore” të vëllazërim-bashkimit”, si popull sot duhet t’ia ndalim hovin! Shkaku, se: historikisht brez pas brezi ia kemi parë sherrin. Politikanët e rinj shqiptar në të ardhmen, pritet t’i japin përgjigjen demokratike, një përgjigje të qartë politike - shkencore shqiptare dhe ta rikthejnë lavdinë kombëtare të atyre burrave e grave me penë e pushkë në dorë, që dhanë jetën për Liri dhe Shqipëri…



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT