Monday, 10.12.2018, 04:22 AM (GMT)

Aktualitet

Zenel Çeliku: Opozita e bashkuar diskutoi project buxhetin 2019

Friday, 23.11.2018, 07:00 PM


Opozita e bashkuar diskutoi project buxhetin 2019

Nga Zenel Çeliku

Ndërkohë që mazhoranca qeverisëse po e diskuton Projekt Buxhetin e 2019 në Kuvend, dje opozita e bashkuar krejt në mënyrë të distancuar nga mazhoranca qeverisëse, ka diskutuar gjërë e gjatë Projekt Buxhetin 2019 me përfaqësues të biznesit, ekspertë dhe me grupet e interesit. I pari që diskutoi në këtë takim të rëndësishëm është ish lideri I PD-Sali Berisha, I cili theksoi se Projket Buxheti i 2019 është një piramidë që drejtohet nga një organizatë kriminale. Kjo ekonomi me prodhim mizerabël është absolutisht e dështuar. Kjo piramidë drejtohet nga organizata krimenale më te rrezikshme në  të gjitha koherat. Qeveria Rama e cila po ndërton këtë megapiramidë, është e lidhur me qindra banda-tha Berisha.

Pastaj fjalen e mori Lideri I opozitës-Lulzim Basha I cili e drejtoi këtë diskutim të gjërë. Lideri i PD-Lulzim Basha, në bashkëbisedimin për Buxhetin 2019 me përfaqësuesit e grupeve të interest, deklaroi se ky Projekt Buxhet është në nivele katastrofik. Më tej Basha theksoi se koncesionet e kësaj qeverie po i sjellin një faturë të tmerrshme Buxheti të Shtetit. Sipas tij, ky buxhet i propozuar nga qeveria e Edi Ramës, nuk është gjë tjetër, por thjesht një ligjitimues i hajdutërisë të kësaj qeverie-tha Basha.

Në këtë takim kishte shumë diskutime, por ajo që ra në syte e grupeve të interest, ishte diskutimi nga Lideri I PAA-Agron Duka, diskutim shumë professional për bujqësinë  e cila nuk po ndihmohet nga qeveria që bujqësia të ngrihet në nivelet që kërkonjnë nevajt e vëndit. Bujqësia ka shumë nevojë për vëmëndjen dhe sibvencionime nga qeveria, bujqësia është i vetmi shpëtim për Shqipërinë, qeveria duhet të ulë shpenzimet e luksit, por duhet  të rrisë buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë-theksoi Duka.

Shumë mirë që opozita e bashkuar është e shqetësuar për zhvillimin e ekonomisë dhe për të tjera probleme, shumë mirë qe opozita e bashkuar këtë problem po e diskuton me grupet e intereist, por do te ishte shumë më mirë nëse ky diskutim serioz të diskutohej dhe të debatohej ne “sheshin e betejës” që është Kuvendi I Shqipërisë. Sot më shumë se kurrë, opozita duhet të tregohet shumë e matur në vendimmarejet e saja, që sipas shumë e shumë njerëzve, është momenti që opozita debatin ta bëjë ne Kuvend dhe ball për ballë me qeverinë e PS. Nëse opozita do të vazhdojë gjatë me bojkotin qe ka nisur, nesër përgjegjësia do të jetë e madhe. Opozita ka një përvojë të hidhur me bojkotin kur po bëhej Refroma Territorial, ku mazhoranca bëri sipas mendimit dhe dëshirës së saj, dhe sot opozita e shikon se qëndrimi I athershëm ishte I gabuar. Në logjiken time dhe shumë e shume njerëzve të tjerë, gjykoj se opozita shumë shpejt duhet të futet në Kuvend për të cilën është votuar. Cdo vonesë është në dëmin e saj dhe në interesin e PS. Kohët e fundit jemi përballuar me disa skandale që realisht janë shqetësim për publikun. Me këtë dua të them se nëse opozita do të ishte ne Kuvend, debatet do të ishin-Live dhe shumë produktive. Shpresoj se opozita duke u nisur edhe nga thirjet e ndërkombëtarëve që të futen në Kuvend dhe ti japin fund bojkotit, besoj se brënda muajit Dhjetor ’18, opozita me përgjegjshmëri do të jetë brënda Kuvendit ku do te mund të debatojë drejtpërdrejt per problemet që sot janë shqetësm publik.

Një tjetër shqtësim public sot është drejtperdrejtë në syte e publikut, protestat e banorëve tek Unaza e Re. Ndërkohë  qe opozita e bashkuar po diskutonte me impenjim rreth Projkt Buxheti i 2019, banorët e kësaj zone të Tiranës po protestonin shumë fort,  ku disa nga deputetë të opozitës kanë dalë në mbështetje të protestuesve e cila po zhvillohej  përpara Kuvendit. Dje protesta e banorëve tek Unaza e Re u përshkallëzua ku protestuesit kanë qelluar drejt uniformave blu me shkopinjtë e bannderolave që mbanin nëpër duar. Nga përplasja mes forcave të policisë  dhe banorëve të Astirit, dy polic janë lënduar, gjithshtu është lënduar edhe nen/ndrejtori i Policisë  së Tiranës. Në këtë përplasje disa protestues janë shoqëruar në polici. Protestuesit kanë hedhur edhe shashka e fishekzjarrë ku në vend shihej tym e kaos.

Sic po shikojmë, situata politike nuk është e mire, perkundrazi, situata po agravohet dita-ditës. Para kësaj situate vërejmë se ka rrevoltë nga banorët e Astirit ku rrezikohen që banesat dhe bizneset e tyre do të prishen, por shikojmë edhe gjaknxehtësi nga opozita e cila sic do opozitë tjetër, bën avukatin e publikut në cdo hap të gabuar që bën mazhoranca qeverisëse.

Le të besojmë se një politikë e përgjegjshme nga mazhoranca dhe një qëndrim I rreptë kuvendor I opozites, do të ndryshojë situatën qoftë edhe me thirjen për zgjedhje të përgjithshme dhe lokale në të njëjtën kohë.

Zenel Çeliku,

TIR-FAX News Agency



(Votes: 4 . Average: 5/5)

Write Your Comment
Comment: