Monday, 10.12.2018, 04:22 AM (GMT)

Aktualitet » Njoftime

'Fondi Humanitar për Medvegjë' organizon festën e 28 Nëntorit - Zvicër, 17 nëntor 2018

Tuesday, 13.11.2018, 07:18 PM


“FONDI HUMANITAR MEDVEGJA”-ZVICËR ORGANIZON FESTËN E 28 NËNTORIT-FESTA E FLAMURIT.

Manifestimi mbahet të shtunën, më 17 nëntor 2018 Adresa: Rue de la Mairie 17-1905 Dorenaz (VS) Info dhe Rezervimet mund ti bëni në Tel: 079 219 07 39.

Për disponimin dhe argëtimin tuaj këndojnë: Gita, Moza, Naser Dragusha, Fadil Osmani, Hajvaz Bajrami, Imer Emini, Islam Beka, Agim Halimi, Xheki, Sint Fitimi.

Hyrja falas për gjithë.

Lajmrim nga “Fondi Humanitar për Medvegjë”. Ne vazhdojmë tutje,së shpejti një shtëpi për familjen 5-anëtarëshe në vendlindje dhe angazhimi për sigurimin e një strehe për një plakë të moshuar, e cila ka mbetur shumë keq për banim. Disa ndihma për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe dhuratat për fundvitin për nxënësit shqiptarë në shkollat e Vendlindjes- Medvegjë.

Në fillim të këtij manifestimi keni rastin të prezantoni në promovimin e librit të shkrimtarit të palodhshëm Medvegjas z.Rrahman Hyseni. >Mërgata Shqiptare e Medvegjës në Zvicër < e cila ka një rëndësi për gjithë ata që në kohërat më të vështira dhanë kontribut për vendin dhe kombin...

Për më tepër me 17 Nëntor...

KY EVENIMENT PËRCILLET NGA TELEVIZINI I KOSOVËS-TV-21

Ju mirëpresim.



(Votes: 1)

Write Your Comment
Comment: