Kulturë
Nebi Dragoti: Filozofi jete
E enjte, 28.06.2018, 07:52 PM
NEBI DRAGOTI
FILOZOFI JETE
Njeriu jetës vetë
shpresën i jep dhuratë;
siç i jep ti, poet,
poezisë art…
Njeriu shpirt shpresë
Botës i jep dritë;
siç i jep ti, poet,
jetë poezisë…
E REJA
Devizë përkushtimi:
ta ngremë të Renë,
t’i japim forcën, djersën,
gjakun, shpirt shpirtëzimi.
E Reja ka filozofinë progresiste
të bukurisë,
të përparimit,
të marrshimit,
të ecjes veç përpara
pa devijime absurde llogjike.
E Reja e ngritur me art e sakrificë,
me shtat lulzimi pranveror
në token stërgjyshore
është pronë e popullit tim heroik,
e Shqipërisë madhështore dhe moderne…
ÇAST
Hëna dimërore, bri zabelit, në skaj
mbi flokët na hodhi vellon e saj.
Nën heshtje drurësh mbetur pa zogj
as ti, as unë, jo, nuk patëm ftohtë.
Yjet si thëngjij u shkoqën mbi fshat
në ajrin e pastër gjithë atë natë.
Unazë hënën të vura në gisht
dhe si vagabond të putha tinësisht.
Tani luleboret si rreth t’i vë në brez,
kujtoj atë çast e si djall zë e qesh…
SHVLERËSON KOHA
Kot: fjalë pa kursim
në podium konkurimi;
fjalë për vlerësim
pa barazpeshë vepre,
pa meritë dhënie çmimi…
Fjalë jashtë realitetit
si me lugë zbrazur
ngopja me qejf e poetit
me çmim në të ardhmen
prej kohës i përflakur…
KUÇEDRA KA DALË
Kuçedra apo korrupsioni
njësh qënkan, sinonim fjale…
Kuçedrës i pret një kokë,
dhjetra kokë të tjera i dalin…
Me kuçedrën binjak korrupsioni,
dhe korrupsionit sa i shtyp një kokë
maskuar më shumë kokë i dalin,
e, kjo, aspak s’është pamje iluzioni.
Pa një, pa dy as unë nuk po e di:
kush do ta shpartallojë ballëpërpallë,
kush do ta fitojë betejën në demokraci,
apo demokracia qënka vetëm për t’u tall?
Korrupsioni edhe kuçedra
sinonim janë. Mos harroni!...
O burra, me artileri qëlloni!
Fitoren e betejës ta ketë populli.
HAIQET E REALITETIT ME HALLE
1-
Shteti…sikur tallet?!
A po bën vetë,
se… nuk është shtet?!...
2-
Politika ujë e llumë…
“lodhet” duke hapur
vrima në ujë…
3-
Zyrtari
s’ rri në vendin e punës.
Ka krahet e ngrohta.
4-
Bilbilat në protestë,
Se s’ punohet në zyra…
Glasa meritojnë tek dera.
5-
Qënka qeveri më vete…
Ikën , vjen sipas qejfit…
I pjerdhshim çelsat…
6-
Fjala ka formë, poet!
Formën mos ia prish!
Fjala s’ është kurvë…
7-
Puna do seriozitet,
Rendiment do puna!
Me djersë justifiko rrogën!
8-
Politika mbushur me gazepë,
Sharlatanë me këmborë.
Rrogat nga opopulli I marrin.
9-
Luaje gishtin, luaje
Në zyrë me cellular…
Mjel bylmet degjenerimi.
10-
Kontrollori I cilësisë
Ka harruar kontrollin,
Por..s’ harron ditën e rrogës.
11-
Çmimet pa kontroll,
Çmimet gjithnjë rriten…
Tregti e çmendur.
12-
Nuk kupton e s’ shikon.
Vendi ka plot halle.
Politika halle nuk zgjidh.
13-
Ta marrin vesh parazitët:
Tundu këmborën, Bejkë e bardhë:
Pa dalur në kullotë nuk ka qumësht…
14-
Tund a s’I tund vithet
Në kabare nate.
S’ jetohet duke luajtur b….
15-
Ç’ dashuri:- Të dua, o shpirt,
Je dritë, je yll, o peri!
Fjalë konsumi për një ditë.
VAJZAT FUTBOLLISTE
Nuk kanë thonjë të gjatë me manikyrë,
me gjilpëra nuk rrisin gjoks e prapanicë,
nuk bëjnë operacione plastike në fytyrë
të thjeshtat, të shkathtat futbolliste.
Nuk bëjnë buzë të trasha si lopë(…)
Shihi, shihi në fushë si bëjnë sprinte;
ja, numri tetë bën gol me kokë,
tjetra bukur bën pritje penalltie.
Spektatorët duartrokasin mbushur emocione,
kur triblojnë rrufeshëm e bëjnë rrofishat.
Hëë, më ju lumtë! Dalshin kampione!
Hëë, më ju lumtë! Ç’virtyt femra që kanë!
HORIZONT, HORIZONT
Dëshirë për të arritur ty, horizont:
qysh fëmi hipa në pemë e në kodër…
Eca, eca e nuk të arrita dot.
Thashë: ngjitem në mal, lart,
që ta kap atë vijë, që ta kap’
por vija e horizontit ikërka larg..
Horizont i pakapshëm, horizont,
baraz si motive zemre të poetit,
se gjithë motivet as poeti s’i kap dot…
Veç, ama, poeti ka horizont tjetër,
horizont me ngjyra lulesh dhe ylberi (…)
Mundohemi , poet, këtë ta fusim në letër.