E enjte, 06.05.2021, 05:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Festivali Letrar për të Rinj 'Tirana 2018'

E diele, 24.06.2018, 10:33 AM


28 maj 2018, ora 18:00, Parku Rinia - Tiranë

Në mbrëmjen e 28 majit u zhvillua Ceremonia Finale e Festivalit Letrar për të Rinj "Tirana 2018" (Edicioni IV, Seksioni I) ku u shpallën fituesit:

ÇMIMET E PARA

POEZI - Enejda Çullhaj - gjimnazi “Myslym Keta”

ESE - Danja Nako - gjimnazi “Sami Frashëri”

PROZË - Sindi Bego - gjimnazi “Ismail Qemali”

ÇMIMET E DYTA

POEZI - Vangjush Kace - gjimnazi “Qemal Stafa”

ESE - Andri Peka - gjimnazi “Qemal Stafa”

PROZË - Fatime Lika - gjimnazi “Qemal Stafa”

ÇMIMET E TRETA

POEZI  - Venera Idrizaj - gjimnazi “Sandër Prosi”

ESE - Spiro Lezo - gjimnazi “Arsakeio e Tiranës”

PROZË - Elsa Hima - gjimnazi “Arben Broci”

Festivali Letrar për të Rinj "Tirana 2018" (Edicioni IV, Seksioni I) u realizua si rezultat i bashkëpunimit të Institutit të Librit dhe Promocionit me Bashkinë e Tiranës dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Botimeve Toena.

Ky seksion iu dedikua nxënësve të të gjithë gjimnazeve të Tiranës dhe rrethinave, të cilët e panë këtë Festival si një mundësi për t’u qasur drejt fushës së letërsisë.

Fituesit u përzgjodhën  nga juria e Festivalit, e përbërë nga personalitete të fushës së letërsisë dhe gazetarisë:

Ylljet Aliçka, Diana Çuli, Sonila Meço.

Trofetë iu dorëzuan fituesve nga shkrimtarë të mirënjohur dhe drejtues të Bashkisë Tiranë:

Diana Çuli - shkrimtare

Behar Gjoka - studiues i letërsisë

Ylljet Aliçka - shkrimtar

Zija Çela - shkrimtar

Arta Marku - gazetare

Ana Kove - poete

Abaz Hido - studiues arti (nënkryetar i Bashkisë Tiranë)

Julinda Dhame - drejtoreshë e promovimit të qytetit në Bashkinë Tiranë

Irena Toçi - organizatore e Festivalit Letrar (Botuesja e Toena-s)

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve fituesit interpretuan krijimet e tyre të shoqëruar nga interpretimi i talenteve të reja që performuan me violinë, kitarë dhe tastierë elektrike.

Krijimet e 34 gjysmëfinalistëve u përfshinë në një Antologji.

 

Irena Toçi

Drejtore e përgjithshme

Instituti i Librit dhe i Promocionit

Rruga "M. Gjollesha"

K.P.1420

Tirane - Albania

Tel. ++355 422 40 116

instituti.libri.promocioni@gmail.com

www.institutilibripromocioni.al

Facebook: Instituti i Librit dhe i Promocionit

 

--

Sonila Kapo

Drejtore ekzekutive

Instituti i Librit dhe i Promocionit

Rruga "M. Gjollesha"

K.P.1420

Tirane - Albania

Tel. ++355 422 40 116

instituti.libri.promocioni@gmail.com

www.institutilibripromocioni.al

Facebook: Instituti i Librit dhe i Promocionit




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora