E premte, 26.04.2024, 06:47 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gëzim Murajza: A e njihni Dilen?

E diele, 14.09.2008, 07:55 PM


Gëzim Murajza
A E NJIHNI DILEN?

Nga Gëzim Murajza, Torino (Itali)
  
Askush nga ju kam bindjen se nuk e njeh Dilen! Kjo per faktin e thjeshte se Dila nuk eshte as personazh librash apo televizioni, pra me pak fjale Dila nuk eshte nje personazh "VIP". Po ateher ç'dreqin do qe na e permend? mund te nevrikoset ndonjeri nga ju! Ne fakt Dila eshte nje person krejt e thjeshte qe nuk i perket as politikes e as spektaklit, megjithate nuk po zgjatem e po j'ua prezantoj.
Nuk ka njeri ne rrugicen tone (e kam fjalen per rrugicen ku une banoj ne Shkoder) qe nuk e njeh Dilen, jo vetem qe e njeh por qe nuk ndjehet i bezdisur nese Dila nuk kalon ne diten e caktuar para dyerve te shtepive tona. Si rregull (rregull i caktuar prej saj) ajo duhet te kaloje prane dyerve te shtepive tona dy here ne jave. Dila eshte nje grua rreth te pesedhjetave qe ka ardhur ne qytet nga malet e thella te Shkodres. Eshte nene e njembedhjete femijeve dhe bashkeshorte e nje burri te semure i cili nuk eshte ne gjendje te kujdeset, jo vetem per familjen por as per veten e vet. E ardhur ne qytet dhe me nje tufe kalamaj per te ushqyer Diles i eshte dashur menjehere te perballet me jeten e rremujshme te qytetit e nga ndonje pikeveshtrim jete akoma me veshtire sesa jeta ne fshatin e saj te larget qe sapo kishte lene. Dila kjo grua fisnike nuk dekujarohet por pervesh menget e i futet punes. Po ciles pune do thoni ju? Dila kjo grua e stermunduar nga jeta por e paepur dhe mjaft e zgjuar e kuptoi menjehere qe ne kete qytet kishte shume nevoje per pastrim. Kjo grua me stermundime te medha arriti te siguroje nje karroce me kale dhe filloi te shkonte shtepi me shtepi ne pjesen periferike te qytetit e t'iu ofronte sherbimin e saj per tu hequr qafe thaset e mbeturinave. Ne kohen kur e filloi Dila kete pune (rreth tete-nente vjet me perpara) ne qytet perveç qendres nuk kishte fare kazane mbeturinash ku banoret mund te hidhnin mbeturinat dhe Dila e shfrytezoi kete fakt per terhequr ajo mbeturinat direkt nga shtepite e njrezve e per t'i derguar me karrocen e saj ne piken e shkarkimit te mbeturinave jashte qytetit. Natyrisht per kete sherbim Dila kerkoi dhe nje shifer te caktuar ne te holla (shifer krejt simbolike). Te gjithe banoret e asaj pjese te qytetit ku Dila kishte vendosur te operonte u treguan krejt te gatshem te paguanin dhe falenderuan jo vetem Dilen por edhe Zotin qe u kishte derguar nje njeri si Dila per t'i liruar sadopak nga ajo katrahure mbeturinash qe zaptonte perdite çoshet e rrugicave tona. Dila kishte kuptuar dhembjen e banoreve kurse per fat te keq bashkia e qytetit nuk kishte kuptuar ose bente sikur nuk kuptonte nga kjo ane. Bashkia nuk arrinte te zgjidhte (dhe vazhdon akoma sot te mos e zgjidhe) problemine mbeturinave te qytetit por kjo bashki nuk heziton aspak madje ve kusht qe kushdo qe shkon ne gjendjen civile te qytetit qe te marre nje çertifikate apo sende te kesaj natyre duhet me pare te paguaje taksen per pastrimin e mbeturinave si dhe te ndriçimit te rruges gje qe nuk e ka bere asnjehere, pra as ka pastruar mbeturinat (ato po na i pastron Dila) me perjashtim te disa rajoneve qendrore te qytetit dhe as na ka ndriçuar rruget para shtepive, ndersa taksen e do. Dila e ka kuptuar se vetem me pune ecet perpara ndersa bashkise i duhet akoma kohe qe ta kuptoje. Ate qe nuk e ben dot bashkia e qytetit po e ben Dila. Kjo pra te dashur miq eshte Dila! Jam gati i sigurte qe dhe ju neper lagjet tuaja (ne Shqiperi) do te keni nje personazh si Dila. Jo gjithmone mund te flasim per njerez te medhenj qe zene ekrane televizive por dhe faqe gazetash, nganjeher meriton te shkruajme dhe dy-tre rreshta per persona si Dila qe nuk e dine as se çfare eshte deliri i madheshtise por qe ne vetvete jane te medhenj, me te medhenj se ndertesa e bashkise.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora