Kulturë
Shahin Ibrahimi: Bukuria e shpirtit
E hene, 12.03.2018, 07:00 PM
Shahin Ibrahimi
Bukuria e shpirtit
Loti i ndjenjës ndryshon nga loti i dhimjes
Megjithëse të dy qajnë, dhe kanë emrin lot,
Tek i pari shprehet, ndjeshmëria ndaj shpirtit
I dyti tregon dhimbje, që shpirti se duron dot.
Ndërsa bukuritë njëra tjetrës si ngjajnë
Bukuria e fytyrës, vlerësohet në sfilatë,
Të dyja ngrohtësinë nga një shpirt e kanë
Bukurinë e shpirtit, s'ka masë që ta matë.
Unë erdha tek ty, si tek mjekët e tjerë
I xhytur në ankth dhe pesimizëm,
Dhimbjet e mia, ti i ndjeje menjëherë
Keqardhja ishte, më shumë se humanizëm.
Atë ditë, një rrudhë sigurisht të është shtuar
Nga dhimjet që kisha unë, mimikën ndryshonit,
Ëngjëjt m'i solle pranë, për të më shëruar
Shpalose bukurinë e shpirtit, e të profesionit.
Mos të përjetoja dhimbje, doje të më vishje çorapet
Gjë që në vëndin tim, s'do ta bënte asnjë mjeke,
I sëmuri dhe plaku, edhe me një fjalë të mirë kënaqet
Në heshtje të dhashë, shumë urime të kësaj jete.
Për dhëmbsurinë nuk mund të ket varreza
Dhimbja është, si re mbi supe ngarkuar,
Gërmat, nuk thinjen nga bojrat e zeza
Mërzia jote me tis trasparent mbuluar.
Do më falësh, që s'të lashë të m'i vishje
Më mposhti mentaliteti, kur më dhurove habinë,
Përsëri more këpucën, pranë këmbës ma avite
Këto veprime, treguan ndjenjën e dhëmsurisë.
Dola nga studijua, me më pak dhimje
Nga ambienti dhe sjellja i shokuar,
Në memorjen time ditë mbas dite
Si bust mirësie të kam vizatuar
Kushtuar mjekes ortopedete klinikës
Breshia.
Falmani lotin
Vitet kalojnë unë me to ngarkuar
E ardhmja, s`mund të parashikohet kurrë,
Rrudhat në ballë, tregojnë sa je munduar
Nga rrespekti vlerësohesh, sa ke qënë burrë.
Jam munduar të lë një dritare hapur
Që të më freskojnë kujtimet e lëna,
Shakaja, buzëqeshja janë dhuratë e pasur
Dua që atje, të gjej veten brënda.
E kam ndjerë veten ngushtë
Kur të tjerët që nga lart më shohin,
Të shijoja djersën, i kisha vënë vetes kusht
Që më vonë, zjarret e saj të më ngrohin.
Dikur dhe unë do iki, sdo jem pranë jush
Mungesa juaj do më grryej ngadalë,
Nga kujtimet malli do më djegë prush
Një mall i përkorë që s`thuhet me fjalë.
Hidhni veç një lot, si dhuratë të vyer
Atje në qytezën ku s`ka ëndërra,
Dhe unë pranë jush do të jem kthyer
Të më keni në sy, dhe në zemër.