E premte, 26.04.2024, 02:31 PM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Myslimanët kundër myslimanëve

E enjte, 01.02.2018, 10:00 PM


Myslimanët kundër myslimanëve

Nga Gani MEHMETAJ

Luftërat më të egra në historinë e njerëzimit janë zhvilluar nga myslimanët kundër myslimanëve. I pari i arabëve sauditë, Muhameti, në emër të islamit e udhëhoqi luftën që e dogji Lindjen e Mesme, skllavëroi gra e fëmijë jo myslimanë, masakroi ata që nuk pranuan të bëheshin myslimanë dhe i pushtoi shtetet arabe me gjak e më hekur. Trashëgimtarët e tij në emër të shtrirjes së islamit dogjën shtete aziatike e shuan kombe deri në Indi, nxitën luftëra të brendshme qytetare e luftëra sektesh fetare në mes arabëve me masakre që nuk i mbanë në mend historia njerëzore. Arabët myslimanë e luftuan egërsisht arabin mysliman nga Medina në Bagdad nga Xheda në Aleksandri.

Perandoria Osmane disa qindra vjet më vonë mori pishtarin e islamit dhe i pushtoi arabët nga Siria e Palestina deri në Arabinë Saudite. I vrau dhe i masakroi myslimanët si asnjëherë më parë ndonjë pushtues, i mbajti nën sundim të egër pesëqind vjet Iranin, Kurdistanin Sirinë, Irakun, Arabinë Saudite e më pak Egjiptin, duke i shtypur myslimanët herë me jeniçerë të krishterë nga Gadishulli Ilirik, herë më nizamë shqiptarë. Janë shtetet e krishtera evropiane që u ndihmuan myslimanëve arabë e iranianëve të çliroheshin nga Perandoria islamike turke.

Tradita e luftërave të myslimanëve kundër myslimanëve vazhdon me të njëjtin intensitet e egërsi edhe sot. Arabët janë në një shkallë më të ulët qytetërimi, prandaj feja i mobilizon më shumë se sa kombëtarja. Prandaj kanë sukses ata që i thërrasin në luftë në emër të islamit kundër islamit ndryshe, kundër islamit të sektit tjetër. Shitët luftojnë kundër sunitëve me një luftë të pistë, ku vriten e gjymtohen gratë e fëmijët, ku masakrohen kryesisht civilët. Shpërthimet e bombave të vetëvrasësve nëpër tregje, xhami, festa fetare e grumbullime, janë veprime që i bëjnë njëra sekt myslimane kundër sektit tjetër mysliman.

Në emër të islamit u bënë luftëra shfarosëse të Irakut kundër Iranit, sirianët luftonin kundër libanezëve, Arabia Saudite është duke bombarduara katunde e qytete të Jemenit, sirianët e irakianët myslimanë luftojnë kundër sirianëve e irakianëve myslimanë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora