Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Mbi 98 për qind nuk janë myslimanë
E hene, 27.11.2017, 09:44 PM
Mbi 98 për qind të shqiptarëve nuk janë myslimanë
Nga Gani Mehmetaj
Sa herë vijnë të huajt në Kosovë habitën me realitetin që ndeshin dhe me portalet që shkruajnë për shqiptarët. "Kam lexuar se 98 për qind e shqiptarëve janë myslimanë. Kur erdha në Kosovë ndryshe me doli nga ajo që kisha lexuar. Vendësit ishin po aq perëndimor sa ne, mentaliteti nuk ndryshonte nga ai i yni", e dëgjova sot rrëfimin e gjermanes 20-vjeçare.
Qe t'u tregojmë se nuk qëndrojmë prapa me mendësi e kulturë, se nuk jemi myslimanë, por shqiptarë evropianë, a ka mundësi t'i sjellim 300 milion evropianë e t'i bindim, ashtu si u bind biondina nga Gjermania? Teknikisht është e pamundur. Prandaj, do të kenë ndikim portalet serbe e turke për Kosovën, sepse pjesa dërmuese e portaleve që shkruajnë për neve janë serbe e turke. Prandaj do të mashtrojnë se 98 për qind të shqiptarëve janë myslimanë. Këtij mashtrim të ulët i ka ndihmuar shumë Bashkësia Islame e Kosovës, disa gazetarë e portalet agresive islamike në gjuhën shqipe. Bashkësia Islame gënjen, sepse përpiqet të zhvatë fondet islamike arabe. Duke i dhjetëfishuar myslimanët në letra i dhjetëfishon fondet arabe që i shpërdoron për luksin e tyre të pafre.
Mashtrimin më të madh e ka bërë shteti i Kosovës, kur e falsifikoi regjistrimin e popullatës me ndihmën e ministrit minoritar turk, i cili merrte instruksione nga Ankaraja.
Shqiptarët e Kosovës mbi 98 për qind nuk janë myslimanë, duhet ta vënë në pah të gjitha portalet kombëtare shqiptare. Këto portale me udhëzimet e duhura për realitetin duhet t'i përkthejmë në gjuhët kryesore të botës, në mënyrë që të huajt të mos nisën me paragjykime e të habitën pastaj, të na imagjinojnë turko-arabe e t'u dalim puro evropianë. Me këtë propagandë ku thuhet se 98 për qind janë myslimanë, kapitali privat nuk futet me asnjë çmim.
Pse nuk e pranojnë realitetin islamikët agresiv se vetëm 2 për qind të shqiptarëve janë me mendësi myslimane, të pagëzuar nga hoxha, që shkojnë në xhami dhe i festojnë "ziafetet" turko-arabe. A janë ata shqiptarë myslimanë, apo shqifolës myslimanë që erdhën dikur me karvanët turke, është çështje tjetër.