E premte, 26.04.2024, 01:09 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Mangësitë dhe ngarkesat në fjalorin e shqipes së sotme

E diele, 07.09.2008, 08:00 PM


Kadri Mani
GJUHËSI

 

MANGËSITË DHE NGARKESAT NË FJALORIN E SHQIPES SË SOTME, TIRANË– 2002 DHE MUNDËSIA E ZGJERIMIT SEMANTIK

Komisionin përpilues e ka futur në lajthitje ngushtica (mendjemadhësia) separatiste jo gjithëpërfshirëse e përfaqësuesve gjuhësorë të trojeve tona  të Shqipërisë etnike, prandaj dolën mbi 100 vërejtje![1]

 

Nga Mr. sc. Kadri Mani

 

Mangësitë dhe ngarkesat në Fjalorin e Gjuhës Sotme Shqipe, Tiranë-2002 (në tekstin e mëtejmë FSHS) si dhe nevoja për përzgjedhjen nga fondi i po këtij fjalori ato fjalë më të reja e që tingëllojnë më shqip nga ato më të vjetruarat, që nuk tingëllojnë shqip, duke filluar që nga origjina.

Bazuar në këso mishmashesh, fshatari dhe i huaji do ta braktisnin mësimin e gjuhës shqipe letrare standarde, si një nga gjuhët më të pakuptueshme dhe më të pakuptimta në rruzullin tokësor!?

ALBANÓI. Shqiptarët (albanët); në shekullin II të erës sonë e shënoi në hartën e vet botërore për të parën herë gjeografi Ptolemeu, në Aleksandri të Egjiptit, për emërtimin si popull dhe si fis shqiptar.

ALBANÓPOLIS. Qytet-Shtet i shqiptarëve (albanëve), që e vendos diku midis Durrësit dhe Dibrës; në shekullin II të erës sonë poashtu e shënoi në hartën e vet botërore për të parën herë gjeografi Ptolemeu, në Aleksandri të Egjiptit, për emërtimin e Qytetit-Shtet të shqiptarëve. (dhe kjo datë jetike për ne te FSHS dhe te asnjë fjalor nuk është shënuar kurrë!).

Në f. 39 të FSHS kemi fjalën AMORAL, ~E dhe AMORALSH/ËM (i), ~ME (e); si dhe në f. 503 IMORAL, ~E dhe IMORALITET, ~I: Komisioni përpilues duhet të përcaktohet vetëm për njërin ose tjetrin variant.

ADEKUAT, ~E mb. libr. Që përputhet plotësisht me diçka tjetër, që i përshtatet a i përgjigjet plotësisht asaj. Shprehje adekuate. Pasqyrim adekuat. FSHS f. 23: pra, Shprehje përkatëse. Pasqyrim përkatës.

Në vend të këtij mbiemri joshqip, duhet të përdorën dy të tjerë shkëmbyerazi:

GJEGJËS, ~E mb. që FSHS nuk e ka! Dhe:

PËRKATËS, ~E mb. që FSHS e ka, por  është shpjeguar keq, duhet të përputhet me mb. ADEKUAT, ~E mb. libr. Që përputhet plotësisht me diçka tjetër, që i përshtatet a i përgjigjet plotësisht asaj. Shprehje adekuate. Pasqyrim adekuat. FSHS f. 23: pra, Shprehje përkatëse. Pasqyrim përkatës.

 ANEKDOTÍK, ~E mb. 1. Që ka natyrën e një anekdote; që ka të bëjë me anekdotën. Tregim anekdotik. 2. Që i ngjan një anekdote, që është për të qeshur; që është jo i zakonshëm në jetë, që nuk është për t’u besuar shumë. Ngjarje  anekdotike. Rast anekdotik. FGJSSH, f. 33. (çuditërisht ky mbiemër nuk figuron edhe në FSHS, mbase si “e vjetruar”, ama nuk është eliminuar njëherazi poashtu edhe emri-ANEKDOTË: pse mbiemri na qenkësh vjetruar kurse emri nuk është vjetruar njëherazi!?).

ARANÇAT/Ë, ~A  f. Pije freskuese, e përgatitur me lëng portokalli. FSHS, f. 49. (e pse jo-PORTOKALLATË!? Shih PORTOKALLATË.

AMNESTÍ, ~A. f. sh. ~, ~TË drejt. Falje ose ulje e dënimeve të dhëna nga gjyqi. Amnesti e përgjithshme. Përfiton nga amnestia. 

AMNEST/ÓJ kal., ~ÓVA, ~ÚAR drejt. Ia fal ose ia ul dënimin e dhënë nga gjyqi.

Kurse AMNISTI, ~A, si dhe AMNISTFSHSÓJ te FSHS, f. 39, të shlyhen fare, ngase në popull gjithandej mbizotëron emri- amnesti, edhe te Sokol Dobroshi: FJALUER SERBOKROATISHT-SHQIP, botoi “MUSTAFA BAKIJA”, Prishtinë-1953, f. 5. e ka: amnesti.

AUTOKRITIK/Ë,~A  f. sh. ~A, ~AT. Vetëkritikë. Autokritikë parimore (e shëndoshë). Bëri autokritikë. FSHS, f. 67.

Kaq thuhet dhe asgjë më! Pra, me çdo kusht ruhet fjala e vjetër dhe pasivizohet fjala e re, duke mos e trajtuar te shkronja-v: VETËKRITIKË.

BRÓK/Ë,~A,  f. sh. ~A, ~AT. 1. Enë prej balte, prej qelqi, prej porcelani etj., me grykë të gjerë e me një vesh, që përdoret për ujë, për verë etj. Piu ujë me brokë. 2. Masë drithi prej druri, që nxë rreth njëzet e pesë kilogramë. Një brokë misër (grurë). E ka kokën sa një brokë. FSHS, f .141. Ngjashëm e ka edhe FGjSSh:

BROKË I  f. sh. 1. Enë druri e rrumbullakët, që përdoret si masë drithi dhe që nxë rreth njëzet e pesë kilogramë. Një brokë misër (grurë). Lëmi hodhi tridhjetë broka. 2. Enë prej balte, prej qelqi, prej porcelani etj. në trajta të ndryshme, me grykë të gjerë e me një vesh, që shërben për të mbajtur ujë, verë etj. Brokë balte (qelqi, porcelani). Brokë uji. Pi me brokë.

BUÇUK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT. Brokë drithi...

SHINÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT. Enë druri e rrumbullakët, që shërben si masë drithi dhe që nxë nga 25 deri në 110 okë; sasia e drithit sa nxë një enë e tillë. Shiu në korrik, misri me shinik. / fj. u. FSSH, f. 1243.

Vërejtja jonë: e zë Nasradin Hoxha një lepur dhe e fut nën një buçuk dhe shkon t’i thërrasë fshatarët që t’ua tregojë lepurin; ama paraprakisht i thotë gruas që të mos e lëviz buçukun. Gruaja kureshtare e lëviz buçukun dhe lepuri ik në mal. Kur erdhën fshatarët, Nasradini po iu thotë: afrohuni, afrohuni, ama kur e çoi buçukun, s’ishte lepuri! Nasradini iu bërtiti: a e dini pse iu kam thirrur?- dy buçukë bëjnë një shinik, shpërndahuni! Pra, autorët e Fjalorit e kanë shpjeguar ca më keq se Nasradin Hoxha! Ata nuk ia kanë caktuar prejardhjen, dhe broka sigurish vjen nga gjermanishtja, e në rastin konkret, më mirë ka qenë të shpjegohet me:

BAK/ÁLL,~ ÁLLI m. sh. ~,E?J, ~E?JTË. FSHS, f. 74. Dhe kjo do të përputhej me gjermanishte-Bröke, si dhe Brökenstube:

BAKALLË/K, ~KU m. kryes. sh. ~QE, ~QET. vjet. Sendet që shiste bakalli; Merrej me bakallëk. FSHS, f. 75.

CINGËR/OJ jokal., ~ÓVA, ~ÚAR. 1. vet. veta III. Nxjerr një zë të hollë, të zgjatur dhe si të çjerrë; kuis, pingëroj (për kafshët e kandrat); qaj me zë të hollë e vajtues (zakonisht për fëmijët e vegjël). 2. fig. Ankohem për diçka, qahem. 3. Më kumbon në vesh një tingull i hollë e i zgjatur. Më cingëroi veshi. FSHS, f. 173.

Kaq "shpjegon" fjalori. Për autorët e fjalorit nuk cingëruaka: ora e zgjimit, zilja e derës, zilja e biçikletës!

CUB,~I m. sh. ~A, ~AT. 1. Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar. Doli cub. 2. Trim kokëkrisur; kaçak. Cub mali. FSHS, f. 177. (sic!): që nuk bën të vihet shenja e barazimit midis emrit cub-kaçak, në krahinën tonë të Gallapit e di çdokush.

DASHÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT. Dasmori që sjell sipas zakonit dash në dasmë. FSHS, f. 214. (Mrekulli! Shpikje e shekullit! Kush  e di nga cila trevë “aq e begatë” paska lindur kjo fjalë!? Ngase zakonisht shqiptari e çonte në dasmë gjysmë kilogram sheqer, oriz... Po nëse dasmori  sjell një cjap, a mund të quhet-cjapar!? E nëse e sjell një-sheleg- shelegar!?).

DEMUSH, ~I m. sh. ~A, ~AT. Dem i ri e i shëndoshë. FSHS, f. 222.

Shih MËZ/ÀT, ~ÀTI m. sh. ~ÈTËR, ~ÈTËRIT.

Sepse Demush, është emër përkëdhelës për- Adem: Dema, Demushi.

DINJITÁR, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT. vjet. Ai  që zinte një vend të rëndësishëm në shoqëria, në hierarkinë feudale etj.; funksionar i lartë. FSHS, f. 241. ( fill nën këtë emër trajtohet emri DINJITÉT, ~I m. (me të gjitha cilësitë e vlerave- dhe i pavjetruar!?) Shpjegimi i parë na qenkësh-feudal, kurse shpjegimi i dytë-bashkëkohor!?! (sic!).

DIVERGJÉNC/Ë, ~A  f. sh. ~, ~AT. 1. libr. Mospërputhje e mospajtim mendimesh a pikëpamjesh për një çështje; mosmarrëveshje. Divergjencë ideologjike. 2. spec. Veçimi a largimi i diçkaje nga drejtimi kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj.; thellimi i dallimeve ndërmjet dy a më shumë dukurive; prirje e ndryshme a e kundërt. Divergjenca e vektorit/mat. Divergjenca e tipareve/biol. Divergjenca e dialekteve/gjuh. FSHS, f. 246.

Shih NDËRANËSIM/I m. sh. ~, ~ET.

 DIVERGJÉNT, ~E mb. spec. 1. Që veçohet a largohet nga drejtimi kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj.; që shkakton këtë veçim a largim. Rreze divergjente/fiz. Zhvillimi divergjent. Zhvillimi divergjent i gjuhëve/gjuh. Pasqyrë (thjerrë) divergjente. 2. libr. Që nuk përputhet e nuk pajtohet me një tjetër. Mendime (qëndrime) divergjente. FSHS, f. 246.

Shih NDËRANËSIM/E mb.

BEFASÍ,~A  f. Gjendja në të cilën jemi të papërgatitur për diçka; të qenët i papritur; veprim i papritur e i menjëhershëm. E zuri (e kapi, e gjeti) në befasi. E sulmuan në befasi. Përdori befasinë. FSHS, f. 99.- është shpjegim i mangët, sepse nuk lidhet dhe me:

SURPRÍZ/Ë,~A  f. Fjalë e huazuar nga frëngjishtja. FGJSSH këshillon që në vend të saj të përdoret fjala shqipe e papritur; p. sh. e papritura e madhe e kampionit. Një e papritur e këndshme (e pakëndshme, e hidhur). Ardhja e tij qe e papritur. FJALOR-i nga AKADEMIA E SHKENCAVE E RSH, f. 175.- as ky Fjalor nuk e shpjegon mirë as nuk e lidh me emrin-befasi; as  FGJSSH nuk “këshillon”!? Përkundrazi, edhe FSHS vijon me të tijat shah më vete, pa përfillur FJALOR-in e Akademisë!? E që është edhe më keq dhe më e befasishme, dy nga anëtarët e grupit të përpunimit, Emil LAFE e Jani THOMAI janë edhe te njëri edhe te tjetri Fjalor, gjë që në fakt do të thotë se ata nuk pajtohen dhe janë në shpërputhje e në kundërshtim edhe me vetveten e tyre!?

Shih BEFASÍ,~A  f. sh. ~,~TË.

DÍSHT/Ë, ~A  f. sh. ~A, ~AT. Govatë ose kuti ku bie mielli a diçka tjetër e bluar. Dishta e mullirit. Dishta e kafesë. FSHS, f. 244. (as është “govatë” e as “kuti”!! Ajo mund të shpjegohet: Magje, Arkë ose Sënduk.); kurse për pjesën e mullirit të kafesë, Shih DÍSHTËZ, ~A  f. sh. ~,~AT.

DIVORC, ~I m. sh. ~E, ~ET libr. Zgjidhje e martesës; ndarje. FSHS, f. 246.

DUSH/K, ~KU m sh. ~QE, ~ET. bot. Dru pylli i lartë me gjethe me vriguj, që lidh lende dhe që përdoret si lëndë ndërtimi e për zjarr; lis; degët e holla me gjithë gjethe të këtij druri, që përdoren si ushqim për bagëtinë në dimër. Dru (qymyr, dollap) dushku. Mullar me dushk. Bëj dushk. FSHS f. 274. (shpjegim i tollovitshëm: druri e degët nuk janë-dushk, as dushku nuk është dru as degë!?!

KURORËZIM~I  m. sh. ~E, ~ET. 1.  Veprimi sipas KURORËZOJ, KURORËZOHEM. 2. Ceremonia fetare e martesës; ceremonia që bëhet për të kurorëzuar një mbret, një perandor etj.

KURORËZOHEM vetv. 1. Martohem me dikë me ceremoni fetare. 2. vet. veta e III  fig. Përfundon mbarë një punë etj.

KURORËZOJ kal., ~ÓVA, ~ÚAR. 1. I vë kurorë një çifti në kishë. 2. fig. Përfundon me sukses një punë etj. FSHS, f. 636.

SHKURORËZIM, ~I m. sh. ~E, ~ET. 1. Veprimi sipas SHKURORËZOJ. 2. drejt. Zgjidhja e martesës me vendim të gjykatës, ndarje.

SHKURORËZOHEM vetv. drejt. Zgjidh martesën me vendim të gjykatës.

SHKURORËZOJ kal., ~ÓVA, ~ÚAR. 1. drejt. Bëj zgjidhjen e martesës së dy bashkëshortëve sipas ligjit, ndaj. 2. libr. i heq dikujt famën; i jap fund lavdisë së tij, duke ia kaluar në diçka a duke e mundur; bëj që të tjerët të mos besojnë më në një mendim, në një ide etj. FSHS, f. 1264-1265.

Këtë mishmash kanë mund ta bëjnë vetëm autorët e Fjalorit separatist të Tiranës: dhe sipas tyre, "divorci" na qenka shul shqip (sic!) zgjidhje e martesës; kurse- kurorëzim, vetëm ceremoni fetare! Ndërkaq sërish- shkurorëzim, bëj zgjidhjen e martesës me vendim të gjykatës!?

Ata as kanë nuhatje risimtarie në gjuhësi: divorc-i flaket krejtësisht, si emër i  panevojshëm dhe ngatërrestar; dhe ngelin dy antonimet: Kurorëzohem-Shkurorëzohem.

DYBE?K,~U m. sh. ~Ë, ~ËT. Havan prej druri ku rrahin orizin ose grurin; rrahës; tundës i qumështit. FSHS, f. 275.

TUPÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT. Shtypës hudhrash prej druri. FSHS, f. 1373.

TÚNDËS,~I, m. sh. ~, ~IT. Enë druri e gjatë dhe e ngushtë në të cilin rrahin  qumështin ose kosin për të nxjerrë gjalpin; shkopi me të cilin rrahin  qumështin në këtë enë. FSHS, f. 1372.

Vërejtja jonë: tre emrat e sipërm nuk janë të shpjeguar sa duhet; as vihen në lidhje dhe as diferencohen!? Ndërsa dybeku është edhe tundës, tundësi nuk shpjegohet si dybek!? Shkopi i tundësit nuk është bash “shkop”, por e ka në majë një xhungë (bullungë, komb, kokël, nyjë, me vrima ku mbërthehet qumështi përgjatë rrahjes!?)

Poashtu, FENOMENI, shpjegohet me DUKURI, kurse DUKURIA sikur nuk është FENOMEN: e para nacionale dhe e dyta internacionale.

JATÁK, ~U m. sh. ~Ë, ~ËT. 1. vjet. Shtrat ose dyshek për të fjetur; shtresa e mbulesa. Shtroi jatakun. Zuri jatakun u sëmur. U ngrit nga jataku u shërua. 2. fig. Strehë për dikë; ai që fsheh dikë a diçka. I bëri jatak dikujt. FSHS, f. 521. (sic!).

KAÇÁK, ~U m. sh. ~Ë, ~ËT. vjet. Cub që luftonte kundër klasave shfrytëzuese e pushtuesit të huaj. Kaçak mali. Doli kaçak. FSHS, f. 530. (sic!)

KOKËKRÍSUR mb. Që sillet e vepron me një guxim të tepruar, si prej të çmenduri; i krisur nga mendtë. Trim kokëkrisur. Është kokëkrisur. FSHS, f. 589. (sic!): O kohëra, o vdekje! O kaçakë shqiptarë, zgjohuni nga varret dhe futuni në Akademinë e Tiranës tiranike e bisedoni me ata mjeranë të mefshtë që iu paska hyrë lepuri në bark e po iu shajnë e përbuzin pa hile as hak!

KAÓS,~I m. Pështjellim i madh, çrregullim i plotë; rrëmujë. Kaos ekonomik. Kaos mendimesh. FSHS, f. 545. (hetohet një mangësi dhe unë do t’i shtoja edhe një shpjegim plotësues): Kaos shpjegimesh gjuhësore.

KODËRVARR, ~ Í... FSHS, f. 585, të shlyhet, sepse kodra është tepër e madhe e varri është tepër i vogël për t’u krahasuar!

Shih KODËRZVARR/I m. sh. ~E, ~ET.

FSHS f. 503 fjalën KAURDIS nën 2 „ e shpjegon“: Pjek kafenë në qebab!?- pa e pas shpjeguar „qebab“in!?

KOLESTERIN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT.  Lëndë organike me përmbajtje dhjamore, që gjendet me shumicë në yndyrat, në të verdhën e vezës etj., dhe shkakton sëmundjen e arteriosklerozës. (…) FSHS, f. 787.

Përveç:”që gjendet me shumicë në yndyrat, në të verdhën e vezës etj.”-duhet shtuar: derrorja-89 kalori, margarina-249 kalori, mëlçia-320-370 kalori, e verdha e vezës-1360 kalori, veshkat-30.000 kalori... 

KONVERGJÉNC/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT. libr. Afrim ose zhvillim drejt afrimit e bashkimit; kund. divergjencë. Konvergjencë politike (gjuhësore). FSHS, f. 601.

Shih NDËRAFRIM/I m. sh. ~E, ~ET.

KONVERGJÉNT, ~E mb. Që ka tipare, të cilat vijnë duke u afruar me ato të një tjetri (për sende a dukuri); që zhvillohet drejt afrimit e bashkimit me një tjetër. Zhvillim konvergjent. Rrugë (prirje) konvergjente. FSHS, f. 601.

Shih NDËRAFRIM/E mb.

KAMBÀN/Ë, ~A  f. sh. ~A, ~AT. FGJS, f. 542;

KAMBANÓR/E, ~JA  f. sh. ~E, ~ET. FSHS, f. 542;

KAMBANÓR/E, ~ET.  f. FSHS, f. 542;

KAMBANÓRE, ~T.  f. vet. sh. bot. FSHS, f. 542, si dhe:

KËMBÓR/Ë, ~A  f. sh. ~Ë, ~ËT. FSHS, f. 567:

Të shlyhen këto fjalë të kota e të trajtohen: Kumbona-Kumbon-Kumbonare. Poashtu të shlyhen edhe fjalët në lidhje me këto të deritashmet:

KAMBANÀR, ~I; KÀMBANÒR/E, ~JA dhe KAMBANÒRE, ~T: Fjalori i cituar f.  542,- dhe të zëvendësohen me fjalë gjegjëse pas shembullit: Kumbona-kumbon-kumbonare;- të formuara nga onomatopeja Kum-Kum. Kështu, ngase është qesharake përzierja e kuptimeve: këmborë=këmbët n` borë!!

KONFORM?-përse është shlyer nga fjalori, pa e dhënë zëvendësimin përkatës!?

KONTEKST, ~I m. sh. ~E, ~ET. 1. Pjesa e një teksti të shkruar, e cila ka një kuptim të plotë. 2.  fig. Rrethanat në të cilat zhvillohet ose përfshihet diçka. Në kontekstin politik. FSHS, f. 600.

Shih BASHËTEKST, ~I, ~E, ~ET.

KRYQËZÍM, ~I m. sh. ~E, ~ET. hist. 1. Veprimi sipas KRYQËZOJ, KRYQËZOHEM Kryqëzimi artificial/biol. Kryqëzim i dyfishtë/bujq. Kryqëzim i dytë i një lloji a nënlloji që ka dalë nga një kryqëzim i mëparshëm, kryqëzim mbi kryqëzim. 2. Udhëkryq. FSHS, f. 621. (mungon shpjegimi shtesë-3) 3. gjuh. Kryqëzime të pranishme në kulturat e dy shoqërive, të cilat përdorin gjuhën përkatëse.[2]

LIGJËSÍ, ~A  f. sh. ~,~TË. 1. Ligjësori. 2. Shih LIGJSHMËRI, ~A FSHS, f. 687. (edhe këtë fjalë të bukur përpiluesit e kanë devijuar!), andaj duhet t’i kthehet legjitimiteti:

LÍT/ËR,~A  f. sh. ~RA, ~RAT. dhe:

LÍT/ËR, ~RI m. sh. ~RA, ~RAT. FSHS, f. 694. Pra, vetëm me ndërrimin e gjinisë “krijohen” dy fjalë, e para litër leshi dhe e dyta litër lëngu!?!

MÁGJ/E,~JA  f. sh. ~E, ~ET. FSHS, f. 722-723 (...) 2. Govatë për të larë rroba(!!!)- ky komision mund të përfshihet me një fjalë të vetme-kushediqyshishky!?

MBATH kal.,~A, ~UR. 1. Vesh në këmbë (këpucët, çorapet, etj.) ose në trup nga mesi e poshtë...FSHS f. 744: pështjellim i panevojshëm dhe i dëmshëm, mishmash që sjell hamendje pakuptimesh e telashe në marrëveshje mes biseduesve!- rekrutëve iu dhanë veshmbathje, pas nesh, iu dhanë setër e pantallona dhe këpucë; kurse pas FSHS kjo mund “të kuptohet” se rekrutëve iu dhanë setër e pantallona,- por ngelën zbathur!!?-prandaj, “mbathje” duhet të quajmë ekskluzivisht pajisjen me këpucë e me çorape.

MBE?S/Ë,~A  f. sh. ~A, ~AT. Vajza... FSHS, f. 745.

Në vend të “Vajza”, duhet “Bija”...

MËNDESHË, ~A f. sh. ~A, ~AT. Grua që i jep gji një foshnje të huaj; tajë. FSHS, f. 776.

TAJ/Ë, ~A  f. sh. ~A, ~AT. Grua që ushqen një foshnjë të huaj, mëndeshë. E ka tajë. FSHS, f. 1321.

NANSHOR/E, ~JA  f. sh. ~E, ~ET. bised. Mëndeshë, tajë. FSHS, f. 825.

Vërejta jonë: Derisa dy trajtat e sipërme: MËNDESHË dhe TAJË, jepen dhe lidhen me njëratjetrën, kjo e fundit- NANSHORE, nuk jepet në asnjërin rast!?! Kështuqë kjo formë mund të gjendet rastësisht ose duke e lexuar fjalorin sikur roman! Emër ky i cili duhet të ketë përparësi ndaj të tjerëve, ngase tingëllon më shqip dhe duket më popullor.

MINIÉR/Ë, ~A,  f. sh. ~A, ~AT. 1. Pus i thellë në tokë për të nxjerrë minerale; vendi nën dhe ose në sipërfaqen e tokës ku nxirën minerale (së bashku me pajisjet e nevojshme); xehe. Miniera e qymyrgurit (e hekurit, e bakrit, e kromit, e bitumit). Miniera e Memaliajt (e Bulqizës). 2.  fig. Burim shumë i pasur e i pashtershëm për diçka. Minierë të dhënash (njohurish, diturish).

“Shpjegohet” se miniera nuk na qenkësh njëkohësisht edhe-XEHERORE!?

As te shpjegimi i emrit FAVOR e as te shpjegimi i emrit VOLI,- nuk është shpjeguar kuptimi i kundërt!?- dhe në mungesë të këtij shpjegimi të nevojshëm e të domosdoshëm, po përdoret- disfavor, paçka se-DIS, nuk është parafjalë fjalëformuese!

MISHRIM,~ m. Veprimi dhe rrjedhimi i tij sipas MISHËROJ, MISHËROHET.

MISHRÓHET vetv. Merr trajtë konkrete, shfaqet si diçka e gjallë e lëndore; gjen shprehje sendore; trupëzohet.

MISHR/ÓJ kal., ~ÓVA, ~ÚAR. 1. Shpreh diçka në trajtë konkrete, e jap si të gjallë e lëndore; e vë në jetë, e trupëzoj; e pasqyroj. Dashurinë për Atdheun e ka mishëruar në vjershat e veta. 2. Arrij ta luaj në mënyrë të plotë e të përsosur një rol në një shfaqje. Mishëroi figurën e avokatit. FSHS, f. 793. (kjo “diçka” nuk mjafton, duhet shtuar edhe shpjegimin-3) 3. Idetë (idealet, planet, projektet) mishërohen, trupëzohen, materializohen, konkretizohen; e bëj të kapet me shqisat, e bëj konkrete, e lëndëzoj. MISHËROJ e TRUPZOJ deridiku janë sinonime, me disa nuanca (veti) dalluese.

MORFEMOR/E mb. Analiza morfemore. (te gramatika e Akademisë), por që nuk figuron te FSHS!

MORFEMATIK/E mb. Analizën morfematike të fjalës. . (te gramatika e Akademisë), por që nuk figuron te FSHS!

 NIP,~I m. sh. ~A, ~AT dhe ~ËR, ~ËRIT. 1. Djali…FSHS, f. 869.

Në vend «Djali», duhet «Biri»…

NOVATÓR, ~I  m. sh. ~Ë, ~ËT. Ai që paraqet dhe vë në jetë metoda ose ide të reja e përparimtare në një fushë të prodhimit, të shkencës etj. FSHS, f. 872.

Shih RISIMTAR, ~I m sh. ~Ë, ~ËT.

NOVATORI/ZËM, ~MI m. Vetia e asaj që është e re dhe përparimtare në një fushë; të qenët novator; veprimtari e novatorit. Novatorizmi i artit (i letërsisë). FSHS f. 872.

Shih RISIMTARI/A  f. sh. ~, ~TË.

PAREHÁTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. bised. Që nuk është i rehatshëm. Shtëpi e parehatshme. FSHS, f. 934. (i parehatshëm mund të jetë njeriu (fëmija), por jo- shtëpia.)[3]

PËRTRÍHEM vetv. FSHS, f. 1114, në shpjegim, pos tjerash, kemi: del përsëri, rin;- ama kjo- rin, nuk figuron, nuk trajtohet!? Shih. RIN (dhe) RINIM.

PIKËGJÁLLË ndajf. Pa ndjenja, i vdekur në vend. Ra pikëgjallë. FSHS, f. 1002: vdekur-gjallë!?

POLISEMÍ, ~A  f. gjuh. Aftësia e fjalëve për të pasur më shumë se një kuptim; shumëkuptimësi. Polisemia në gjuhën shqipe. FGJSSH, f. 1514. (te FSHS është mënjanuar, pa shënimin e nevojshëm):

Shih SHUMËKUPTIMSÍ, ~A.

POLISEMÍK, ~E mb. gjuh. I shumëkuptimshëm. Fjalë Polisemike. FGJSSH, f. 1514. (te FSHS është mënjanuar, pa shënimin e nevojshëm):

 Shih SHUMKUTÍMSH/ËM (i), ~ME (e). (dhe pikëpyetja e madhe: në është dashtë të mënjanohen nga fjalori apojo!?).

PRÍJËS, ~I m. sh. ~,~IT. Shih UDHËRRËFYES, ~I. Prijës i grupit. 2. lart. Udhëheqës. 3. Ai që është në krye të një ushtrie; i pari i fisit. Prijës ushtarak. Prijës i fiseve. (duhet t’i shtohet edhe një shpjegim shtesë-4) 4. Kapitujt prijës[4]

PRÍZË, ~A  f. sh. ~A, ~AT. elektr. Pajisje prej lënde veçuese, me dy vrima, që shërben për të lidhur një aparat (radio, hekur rrobash etj.) me burimin e rrymës elektrike. FSHS, f. 1042. (është një tkurrje e panevojshme dhe e shëmtuar e FGJSSH, f.1550:

PRIZ/Ë,~A  f. sh. ~A, ~AT. 1. hidrol. Pajisje prej gypash, dërrasash etj., që vendoset në lumë ose nëpër kanale për të marrë ujin ose për ta shpërndarë atë në drejtime të caktuara; lëshues; pajisje që vendoset në gypat e ujit të pijshëm për të marrë ujë. Prizë kryesore. Prizë uji. Prizat e kanalit. Ndërtuan një prizë.

2. elektr. Pajisje prej lënde veçuese, me dy vrima, që shërben për të lidhur një aparat (furnelë elektrike, radio, televizor, hekur rrobash etj.) me burimin e rrymës elektrike. Prizë elektrike. Prizë muri. Vë në prizë. Heq nga priza. (në vend që t’i shtohet edhe shpjegimi shtesë-3) 3. Prizat a prizmimet formohen rastësisht edhe në qelqet e dritareve kur bie shi me furtunë, por ato priza e prizmime i hapin edhe qëllimisht ndër ara apo ndër livadhe që të derdhën në prijë (hulli), që të mos formohen rrëketë shkatërruese.

PÚFK/Ë,~A  f. sh. ~A, ~AT. bised. 1. Fluskë (në lëkurë, në gjethet e disa bimëve etj.); pjesë e fryrë; bullungë, xhungë. Iu bënë duart me pufka.  Duhani ka çuar pufka. 2. Pikë uji, loti etj. 3. Pupagjel. 4. Shtëllungë e vogël tymi, pluhuri etj. 5. Mafishse. 6. përd. mb. I fryrë si flluskë; fyl (për arrat). I ka sytë pufkë. Arrë pufkë. FSHS, f. 1050. (sic!- pufka na qenkësh: fluskë në fëtyrë, në disa bimë, pjesë e fryrë e fytyrës, bullungë, xhungë, duar me pufka, duhan me pufka, pikë uji e pikë loti, kokërr misri e pjekur-pupagjel, ëmbëlsirë-mafishe, gjeldash... e “kashelashë”!! Bazuar në këso mishmashesh, fshatari dhe i huaji do ta braktisnin mësimin e gjuhës shqipe letrare standarde, si një nga gjuhët më të pakuptueshme dhe më të pakuptimta në rruzullin tokësor!?! 

Shih PÚFK/Ë,~A  f. sh. ~A, ~AT.

RRËNDON/ÓHET vetv. ~ÚA (u), ~ÚAR. Thahet e nuk punon më, rrëgjohet (zakonisht për një pjesë të trupit). Iu rrënduan krahët. FSHS, f. 1138. (“fjalë” kjo e kotë dhe e rreme: ku ka njeri me krahë të tharë!? Dhe përderisa ekziston folja-rrëgjuar, përse është futur ajo kontrabandë e panevojshmja dhe e dëmshmja!?- në mos për ta bërë gjuhën lesh e li!? Lëre pastaj edhe një varg e vistër të tjera të ngjashme: RRËNDON, RRËNDOS, RRËNDËS!!! Për të fundit shih MÚLLËZ, ~A, m. sh. ~A, ~AT.)

S- fjalëform. Parashtesë që formon zakonisht folje, të cilat kanë kuptim të kundërt me atë të temave; p.sh. siburë, sigrua. Që sipas veshjes (sjelljes) as i ngjan burrit as gruas.

SEKRET/ON kal. ÓI, ~ÚAR. fiziol. (...),- pas kësaj foljeje kalimtare, mungon fjala: -SEKRETÓR kal.,- pavarësisht se po në këtë faqe-(FSHS f. 1169), është trajtuar mbiemri-SEKRET, ~E,-por kjo nuk mjafton; krahaso me skr.: TAJNO dhe TAJANSTVENO, TAJANSTVENOST, apojo?

SERBIZ/ËM, ~MI m. sh. ~A, ~MAT. gjuh. Fjalë a shprehje e serbishtes që ka hyrë në gjuhën tonë ose në një gjuhë tjetër. E pastruan gjuhën nga serbizmat. (FSHS nuk e ka).

SÓB/ Ë, ~A  f. sh. ~A, ~AT. 1. Pajisje e mbyllur që përdor: dru, qymyr, gaz, energji elektrike ose një lëndë tjetër djegëse për ngrohje, për gatim etj.; stufë. Sobë ekonomike sobë e madhe për të gatuar dhe me furrë për te pjekur. 2. krahin. Dhomë në katin e parë, ku në dimër ndizet zjarri vazhdimisht. Rrinë në sobë. FSHS f. 1194. (në fakt as është- sobë dhe as- sufë!! Dhe nuk është- krahinorizëm, por është- serbizëm!

Shih. SHPORE?T, ~I.

STÚF/ Ë, ~A  f. sh. ~A, ~AT. Sobë për ngrohje a për gatim. Stufë ekonomike (elektrike). FSHS f. 1212. (sic!): Stufa nuk është as-sobë dhe as-për gatim, por vetëm për ngrohje; eventualisht mund të ngrohet ujë apo të zihet një gjym çaj.

SURPRÍZ/Ë,~A  f. Shih BEFASÍ, ~A.

SH- fjalëform. Parashtesë që formon zakonisht folje, të cilat kanë kuptim të kundërt me atë të temave; p.sh. shpleks, shmbështjell. etj.

SHËRBÍM, ~I m. sh. ~E, ~ET. (...) 6. sport. Goditja e topit sipas disa rregullave të caktuara për ta vënë në lojë (në volejboll, në pingpong e në tenis) FSHS, f. 1239: pingpong-tenis!! Thua se nuk është e njëjta lojë me dy emërtime të ndryshme.

Shih FJALOR SERBOKROATISHT-SHQIP, Prishtinë-1989, f. 532:

ping-pong m. (stolni tenis) pingpong-u m.; si dhe te i njëjti fjalor f. 870:

tènis m. tenis-i. m.; stolni~tenis m. tryeze, ping-pong m.

SHPORE?T, ~I m. sh. ~E, ~ET. Sobë kuzhine, stufë. E poqi në shporet. FSHS f. 1284. (sic!): shporeti është vetëm-shporet, as është- sobë dhe as-stufë!!

 TEORICIEN, ~I m. sh ~Ë, ~ËT. Ai që merret me përgjithësimin teorik në një fushë të caktuar të shkencës. Teoricien i shquar. FSHS, f. 1335.

Përse të mos merret edhe për këtë emër të sipërshënuar forma sipas tre shembujve të poshtëm:

FONETIKÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT.

GRAMATIKÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT.

MATEMATIKÁN,~I, m. sh. ~Ë, ~ËT.

Shih TEORIKÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT.

TOTEM, ~I m. sh. ~E, ~ET. mit.(...) dhe:

TOTEMIZ/ËM, ~MI m. mit. (…)-sikur te FSHS, Tiranë, 1984, f. 1247; dhe mungon një trajtim:

TOTOLESH, ~E mb. (...)- sikur te FGJSSH, Tiranë, 1980, f. 2010. E, pra, nuk bën të hiqet asnjë fjalë, pa shpjegim apo zëvendësim, me sinjalin-„shih“ faqe kaq e kaq, apojo?

TRUPËZ/ÓJ kal. ~ÓVA, ~ÚAR. 1. Cungoj, trungoj; trupoj. 2. kim. Shkrij e bashkoj në një trup të vetëm dy ose më shumë lëndë të ngurta, të lëngëta etj. Trupëzojnë metalet. Trupëzojnë vitaminat. FSHS, f. 1369. (kjo nuk mjafton, duhet shtuar edhe shpjegimin-3) 3. Idetë (idealet, planet, projektet) mishërohen, trupëzohen, materializohen, konkretizohen; e bëj të kapet me shqisat, e bëj konkrete, e lëndëzoj.  MISHËROJ e TRUPZOJ deridiku janë sisinonime, me disa nuanca (veti) dalluese.  

USHE?,~JA  f. sh., ~TË. Shih USHEZ/Ë, ~A 1’2’ Ruaj ushenë të të vijë gjahu! / fj. u. (Ruaj ushenë të vijë gjahu?- dhe a e ka vendin këtu apo tek i dyti shpjegim: Kasolle?

ULTËSÍ, ~A  f. FSHS, f. 1405: është shpjeguar tepër ngushtë, nuk i është dhënë edhe kuptimi i poshtërsisë, krahaso me skr.-niskosti?

VEGJETATÍV, ~E mb. biol. Që ka të bëjë me ushqimin dhe me rritjen e organizmave bimore e shtazore. Organet vegjetative. Sistemi nervor vegjetativ pjesë e sistemit nervor që drejton veprimtarinë e organeve të brendshme dhe rregullon shkëmbimin e lëndëve në organizëm. FSHS, f. 14.30. (katranosje në krahasim me FGJSSH-1981, f. 2123. Kjo anomali fill aty përgënjeshtrohet nga vetë ekipi përpilues me shpjegimin e emrit:

VEGJETARIÁN, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT. libr. Ai që përdor vetëm ushqime bimore, ai që nuk ha mish.).

VEGJET/ÓJ jokal., ~ ÓVA, ~ ÚAR. libr. Gjalloj siç gjallon një bimë, pa përpjekje, pa interesa e pa qëllime intelektuale, bëj një jetë monotone, me veprimtari e interesa të pakta. FSHS, f. 1430. (katranosje: ata nuk bëkan dallim midis bimës së gjallë të ardhangtë dhe bimës së vyshkur!? Analfabeti vyshket, fishket, ndryshket- sikur hekuri në dhe; pra, nuk vegjeton.

ZHVJELL kal. ZHVÓLLA, ZHVJE?LLUR. Zhvjell një lëmsh a diçka tjetër të pleksur ose të ngatërruar. FSHS, f. 1534. (sic! Foljes-VJELL kal. VÓLLA, VJE?LLË. Po t’ia shtojmë bashkëtingëlloren- ZH- fjalëform. na del me kuptim të kundërt, që sërish t’i rifutësh në gojë të vjellat!? “Zhvjell një lëmsh a diçka tjetër që e ka vjellë”!? Të shkretët: zgjidhjen e kanë në vetë foljen e sipërme- pleks-shpleks; por edhe: mbështjell-shmbështjell.)

Për fund

AKADEMIA E SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

INSTITUTI I GJUHËSISË DHE I LETËRSISË

 

Jani THOMAI,

Miço SAMARA, Pavli HAXHILLAZI, Hajri SHEHU, Thanas FEKA, Valter MEMISHA, Artan GOGA

 

FJALOR

I GJUHËS SHQIPE

Tiranë, 2006, f. 1250

 

Kalimthi ta zëmë ngoje edhe ribotimin e fjalorit të 2002-ës më 2006.

Edhe ky fjalor është gati njësoj i kritikueshëm (paçka se ende nuk e kam lexuar si roman) me vetë faktin se është fjalor separatist: aty s’ka përfaqësues nga Kosova, as nga Çamëria dhe as nga Mërgata!!! Dhe për rrjedhojë, po ato gabime përsëriten: shkronja- sh, jepet vetëm si shkronjë e radhës alfabetike, por jo edhe si-sh, parafjalë fjalëformuese, Kurorëzim-Shkurorëzim, ngase përpiluesin e fjalorit separatist po e ruajnë atë fjalën e vjetër- Divorc! Propozoj që sot dhe menjëherë të ftohen dy nga personalitetet e sprovuara në këto punë: Dr. Nuhi Veselaj nga Prishtina dhe Ibrahim Daut Hoxha, Shtëpia Botuese "Hasan Tashsint"-Tiranë, dhe të kërkohet nga Mërgata Shqiptare që ta dërgojnë ata vetë përfaqësuesin e vet; po deshët t’u jepni fund konflikteve me mua për interesa tuaj egoiste-separatiste në dëm të gjuhës tonë? Thënë shul shqip, për çështje honorari! Mbase edhe për shkak të një konstatimi arbitrar: se Jugu ia ka mësuar Veriut Abetaren, dhe tash e përgjithmonë duhet të ngelemi në ato pozita mësues-nxënës!!

Ju faleminderit për vëmendje.



[1] Kumtesa ime është eliminuar nga Programi si dhe nga libri: Takimi i tretë vjetor i Institutit Alb-Shkenca “IASH 2008” (mbajtur në Tiranë më 1-3 shtator 2008); pra, fjalia e dytë e Parathënies: Në emër të Komitetit Organizues nga Evan Rroço e Nikolla P. Qafoku: “Në librin që keni marrë në dorë janë përfshirë të gjitha përmbledhjet e punimeve shkencore që do të paraqiten në këtë Takim shkencor”, bie ndesh me realitetin e të vërtetën shkencore, dhe në pyetjen time me gojë e me shkrim në Konferencën Plenare, “nuk diti” të më përgjigjet askush!?!

[2] Prof. Dr. Ethem Likaj: te përkthimi i veprës: HYRJE NË GJUHËSINË TEORIKE, Tiranë-2001, f. 66, pasusi i dytë.

[3] Tahir Z. Berisha, nga Londra më shkruan: O nxënësi im i parehatshëm!

[4] Prof. Dr. Ethem Likaj: te përkthimi i veprës: HYRJE NË GJUHËSINË TEORIKE, Tiranë-2001, f. 29.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora