E premte, 26.04.2024, 10:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Hera e tretë e Stratit, Shqipëria hyn në Gines

E premte, 05.09.2008, 04:51 PM


Saimir Strati dje gjatë marrjes së rekordit të tretë Gines

ANILA MEMA

Dy gozhdë, dy kunja dhëmbësh, ngulur në një tapë vere, një simbol ky i krijuar në moment nga Saimir Strati, artisti shqiptar që për të tretin vit me radhë e bën Shqipërinë pjesë të rekordeve botërore, Gines. Mozaiku më i madh realizuar ndonjëherë në botë, që përfshin rreth 300 mijë tapa shishesh vere dhe rreth 97 metra katrorë është realizuar brenda 27 ditësh. “Sot bota ka dhe një tjetër mozaik të madh dhe unë jam krenar, sot Mesdheu ka një vepër të dedikuar dhe unë jam krenar, sot Shqipëria ka një tjetër rekord botëror Gines dhe unë jam krenar. Më lejoni që këtë krenari ta ndaj me gjithë shqiptarët”, është shprehur Strati mes emocionesh, pas vendimit. Tapën e fundit në mozaik e ka vendosur paraditen e djeshme rreth orës 11:00. Ndërkohë pas matjeve të bëra nga përfaqësuesi i jurisë së Londrës për rekordet botërore Gines, Carlos Martinez, e ka shpallur veprën e stratit, si një nga veprat që bëhet pjesë e librit të rekordeve. “Eshtë një kënaqësi e vërtetë, janë tre rekorde, janë tre kategori të ndryshme në gjinitë e artit, që vlerësohen me çmimin botëror dhe kjo nuk është pak për mua dhe për Shqipërinë që prezantohet me artin në botë”, shton Strati. Puna për mozaikun e realizuar me tapa vere, i titulluar ‘Mesdheu’ ka nisur më 8 gusht dhe përgjatë këtyre ditëve ka punuar 16-17 orë në ditë. Sipas Stratit, realizimi i kësaj vepre ka qenë i vështirë, pasi është dashur të hipë në një skelë me shtatë metra lartësi për të mbushur panderin prej silikoni me tapa shishesh. Por për të artisti shton se ka ndjekur një strategji. Të përfundojë fillimisht pjesët e vështirë e më pas të punojë me pjesët anësore të mozaikut më të madh në botë. “Të them të drejtën jam edhe i emocionuar, sepse kjo teknikë që kam përdorur në këtë mozaik nuk ka lidhje me dy rekordet e mëparshme. E vetmja lidhje është se ai që i ka bërë është Saimir Strati. Një moment pata frikë nga ky gjigant, ky përbindësh, mendova se do të më rrëshqiste nga duart, tentoi por nuk më shkau. Është gjithë ai dimension por e kam mposhtur tashmë”, thotë ai. Por për të folur për një punë të katërt për Stratin është ende herët. Sipas tij, mozaiku më i madh do të qëndrojë në ambientet e “Sheraton”, deri në një vendim të radhës nga përfaqësuesit e rekordeve Gines. Për mozaikun “Mesdheu” piktori Strati ka përdorur një shumëllojshmëri tapash të reja, të përdorura me ngjyra dhe madhësi të ndryshme. Tashmë katër shtatori për të është kthyer në një ditë fati, dhe vështirë ta ndryshojë. Ishte i pari që shënoi rekordin për Gines, tri vite më parë me portretin e Leonardo Da Vinçit të realizuar në gozhdë. E pasoi një vit më vonë, në po të njëjtën kohë e datë, duke shënuar Ginesin e dytë shqiptar për veprën “Kalë pa fre” realizuar me kunja dhëmbësh. Ndërkohë, vepra e tretë, është ndërtuar e gjitha  me tapa shishe vere, të ngjitura me silikon gome. Janë objekte të menduara mirë nga piktori i njohur tashmë në Shqipëri dhe në botë dhe të papërdorura më parë. Mozaiku paraqet një djalë që i bie kitarës dhe përmban të gjitha elementet simbolike mesdhetare.

Vështirësitë me lartësinë

“Për këtë vepër kam ecur që në fillim me një strategji”, tregon Strati, i cili shton se, e ka nisur punën që nga pjesët më të vështira të mozaikut. “Për të ndërtuar këtë vepër më është dashur të punoj me një skelë shtatë metra të lartë, e cila për mua nuk ishte përvojë e mirë dhe të them të drejtën është një nga lodhjet më të mëdha, të punoja në pjesët e sipërme të mozaikut. Kështu që më duhej që fillimisht të hiqja gjithë këto detaje anësore, të sipërme të mozaikut, të cilat tani janë të përfunduara”, tregon ai. Por është çliruar nga ankthi i lartësisë, dhe tani i mbetet të shijojë vetëm vlerësimin deri në një vendim të dytë të përfaqësuesve të rekordeve botërore.

Panorama

---------------------

Lesley Chumak Thote:

Well…I can’t find the words to express the genius of this artist!! I have never seen anything like this and i have visited a lot of art galleries around the world. I am awe struck by the final product and the unique method he has applied. The portrait of Da Vinci is a fitting tribute to the great man . I think he would have been suitably impressed by this artists wonderful God- given talent. It is so wonderful that he is able to share it with the world through the internet. I would absolutely love to view his work. I know I would be mesmerised by it !! It has made my day just looking at his work. I expect a miracle every day and this is it!!! He is a miracle!!

December 20th, 2007



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora