E premte, 26.04.2024, 03:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Kadri Tarelli: Nuk bëhesh i madh!

E marte, 25.07.2017, 06:43 PM


NUK BËHESH I MADH!

 

Poezi

 

Bisedë me më të rinjtë

 

Nuk të bën shqiponjë, mali ku je ngjitur,

As gjel kokosh, plehu ku ke hipur!

Nuk të bën të zgjuar, karige bythës qepur,

As bukurosh, kostumi i shtrenjtë gjetur.

Edhe trim s’të bën, shpata brezit ngjeshur,

As dhëndër s’të nisin, rrobat që ke veshur.

Nuk të ve në qoshe, qeleshja mbi kry,

As krushk nuk të çon, ballukja mbi sy.

S’të bën filozof, mjekra gjoksit zgjatur,

As të ditur syzet, përmbi hundë mbajtur.

Shitësi në dyqan, s’i shton mallit vlerë,

mendjemadh me huqe, kush ka për të blerë?

Mos u mburr më kot, nga lartësi e shtatit,

punëtor nuk të bën, bishti i gjatë i shatit.

As të madh të mban, emri mbetur fisi,

Vetë kërko diellin, mos pre trungje lisi.

Veset s’të çojnë lart. Po munde ti prishi!

Keq, kur të tundon, mishi, goja, binishi.

Me hije mëngjezi, veten pse e mat?

Mos u qaj më kot, s’të ka kush inat!

Hip në shpinë të bletës, të shijosh nektarin,

Veç me punën tënde, ti e ndez pishtarin.

Po e ndoqe mizën, vajte në bisht të kalit.

Pa mund, vlera e dije, kot i qepesh malit.

Të moçmit na thonë: shëndet, dije, punë!

Ti mos lakmo hijen, se të mban në gjumë.

Veprat lenë gjurmë, bëjnë histori,

Ato flasin vetë, gdhendin madhështi!

Kadri Tarelli

Durrës  më 19, të korrikut, 2017.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora