E premte, 01.11.2024, 12:38 AM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Pershtypjet nga pushimet ne Dardani, vera 2008

E enjte, 28.08.2008, 06:20 PM


Selim Hasanaj
PERSHTYPJET NGA PUSHIMET NË DARDANI, VERA 2008

Nga Selim Hasanaj

Nuk kam qellim ti baj si fejton shkrimet per pershtypjet e mia në Dardani , por per hirë të gazetes , në mënyrë që mos të shkruej artikull paksa të gjatë unë po shkruej në vazhdime per kohen tridhjetditshe të qendrimit tim në vendlindje.
Në shkrimin tim të parë per këtë temë deri tash u banë tri komente dhe unë i pershendes të tre komentuesit ku me konsideratë i falenderojë z. Paul Tedeschini dhe z. Xhevat Rexhaj ndersa tue e pershendet do i pergjigjem komentuesit të tretë z. Genci nga Franca dhe do shkruej tutje per pershtypjet e mia në pushime sa isha në vendlindje. Zotni Genci të falemnderit per këshillen që ta vizitojë mjekun e syve ama unë të garantojë se sado që i kamë kalue të pesdhjetat unë nuk kamë  fare problem me të pam sepse në radhë të parë unë i shofë me dhimbje në shpirt dhe me keqardhje mbrapshtitë dhe qoroditjet tona ndersa si duket tye dhe sojin tand këto mbrapshti po ua ushqejkan shpirtin. Nuk e dij ku e more guximin or zotni të më akuzosh ashtu kuturu per perqars të kombit, nuk e dij ku e more informaten se unë paskam pi birra derisa dikush paska ba luften, ti mund të jesh Istogas dhe me siguri edhe më njef , po po sepse unë krahas emnit tim në shkrimet e mia kam gjithmonë edhe foton time , ndersa ti je paraqit me nji nofkë. Unë zotni po ta perkujtojë se e din ti mirë ( nese je Istogas) se të kujt kan kjen objektet dhe shtepitë që menjiherë pas lufte i uzurpuen pikrisht ata që ti u thur hymne lavdie. Andaj unë dhe ti vertetë jemi në kahje të kunderta sepse së pari tye të pelqen ta quesh vendin e lindjes tande ( prap nese je Istogas) me nji emen që rastësisht u ra në kokë disa patriotve me bateria të cilet menduen se emni gjegjësishtë toponimi ISTOG  asht fjalë slave që do të thotë lindje në shqipe dhe e pjellen me imagjinaten e vetë emnin Burim, por zotni unë dijë se toponimi Istog ka domethanje pellazgo - ilire  dhe se nuk ka asgja me sllavizem. Këtë ma së miri e ka spjegue publikisht para istogasve i Shejti President i Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova me rastin e nji fushate zgjedhore që mue tani nuk më kujtohet se cili vit ishte. Ti thue se pushtetin në Istog nuk e ka PDK-ja por LDK-ja dhe banë krahasime fantastike kur thue se pushtetaret e tanishem në Dardani per 7-8 muej kanë ba ma shumë se LDK-ja per 7-8 vite. Kush asht i verbet me këtë rast dhe kujt i nevojitet mjeku i syve , besa unë tye ta kisha preferue edhe nji psikolog. Kujt i thue ti se kush ku e ka pushtetin, si e harrove koalicionin PDK-LDK, dhe si harrove se po mos të ishte vertetë i madhi Fadil Ferati në Istog nuk do të kishte asgja.Ndersa tye po ta perkujtojë se unë gjithmonë kam kjen ushtar i Shejtit Rugova ndersa pas ikjes së tij në amshim dhe ndamjes së LDK-së unë u radhita perkrah Akademik N. Dacit dhe këtu në Norvegji formova Degen e LDD-së dhe deri para nji muaj isha Kryetar i saj. Para nji muaj dhash dorheqje dhe dorheqjen time e bana publike edhe në gazeten zemrashqiptare.net. Lexoe dhe pa do shofish se Selim Mustafë Hasanaj nga Lubozhda e Istogut jo vetem se din ta kritikoj pushtetin e partive pozitë , por Selim M. Hasanaj kritikon dhe distancohet edhe nga subjekti të cilit i kontribova dhe e formova. Por nese lexon në këtë gazetë do shofish se në vjeshten e nxehtë të vitit 1988 Selim Hasanaj ishte i pari së bashku me të ndjerin Shaban Manaj që në sallen e komitetit të atëhershem të Istogut i mbrojten me dinjitet  Amandamentet e Kushtetutes së Kosovës . Ku ke kjen ti zotni at kohë? Ndersa sot Selim Hasanaj që jetojë në Norvegji, nji shtet ku sundon ligji dhe ku para ligjit të gjithë janë të njejtë, deshron që edhe Dardania ime dhe populli dardan të ken perafersisht dicka të tillë dhe kur shof  sot se në Istog p.sh. në zyret e sherbimeve publike punojnë djem shkinash, njerz me fytyra të vrazhdta dhe arrogant e injorant analfabet nuk mund heshti por e ngriti zanin. Dhe keta njerz janë produkt i partisë të cilen ti po e ngrit në qiell. Nuk mund heshti kur njerzit e varfen injorohen dhe perbuzen ndersa ata që koketojnë me pushtetin  nuk ja rrasin as ligjit. Ti zotni me ofendon pse unë e thrras Istogun me emnin e vet të vjeter që nga formimi i tij si vendbanim ndersa ti Dardanin e quen Kosovë , term ky sllav dhe të duket se je patriot.
Nuk do merrem ma me ty, por do vazhdojë ti shkruej tutje pershtypjet e mia në pushimin e kësaj vere.
22 korrik 2008. Ngritem dhe shkojë ta ha nji byrek per mengjes. Me mue asht zonja ime dhe posa filluem ngranjen perball byrektores shof të kalon nji shemtimë, nji katrahurë e qelbun që i shkonin djerset rreke. Ishte ky nji vehabist shallvaregjinjë. Mu gerdit byreku dhe mbeta tue e shique. Ah Dardania e shkretë. Nuk e dij a e bana zashem këtë ofshamë apo heshtazi. Sapo ai shemtim kaloj ndegjojë nji ulurimë që ishte dicka si vajtim, dicka si kangë, por në nji gjuhë që unë nuk e kuptoja. Imami i xhamisë thirrte zanin. Qohu të ikim i thash zonjes time, por ku të iki. Makinen e kisha të parkueme para TROFTES. Ecja perkrah zonjes time dhe kur vijm te xhamia me qellim u zgjata pertej murit të rrethojes së xhamisë që ta shof varrin e Shaban Manit. Jo nuk mund të shifsha sgja. Bari i thatë dhe honraku ishte ma i naltë se guret e varreve. Askush nuk kujdeset per varrezat, athue bahet kjo në emen të dogmes islame?! Dij se perpara varrezat e xhamisë rregullisht dikush i ka kosit  barin. Cka asht kjo tani me neve?! Edhe varrezat e fshatit tim Lubozhdes ishin si asht ma zi me bar dhe honrak. Më erdhi mirë që këtë vit nuk i kishin vu zjarmin barit sikur vitin 2007. Shkova te kusherini im Xh.H. dhe në shitoren e tij prita të vij dikush që do i kosiste varrezat e fshatit dhe unë do e pagueja. Erdhi Isë Isuf Kadaj, e pyeta se a ka mundësi ta kryej at punë, ai disi mundohej të tregohet i mirë dhe i sjellshem, thoshte po, por nuk donte të me merr para. Mezi foli dhe i kerkojë 20 euro. Menjiherë ja dhash dhe e luta që ta kryej at punë sa ma parë. Ky parat i mori por tek pas nji jave i kositi vetem gjysmen e varrezave dhe as sot e kësaj dite nuk e kreu punen per të cilen i muer parat. Gjysma tjeter janë të mbulueme me bar dhe honrak dhe neper te gjarpinjet kanë strofkat e veta.
Kjo asht pershtypja ime e dytë negative gjatë pushimeve të veres në vendlindjen time.
Komentoe z. Genci tash edhe këtë shkrim timin si shkrim i nji të verbrit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora