E diele, 28.04.2024, 02:31 PM (GMT+1)

Mendime

Zef Bushati: Nënë Tereza, shqiptarja me shtat imcak, por me besim shkëmbor

E merkure, 27.08.2008, 05:20 PM


Nënë Tereza, shqiptarja me shtat imcak, por me besim shkëmbor 

Me rastin e 98-vjetorit të Lindjes 

Nga Zef Bushati

Ajo ishte nene kujdestare e 7.500 femijeve ne 60 shkolla, ishte nene qe mjekonte 960.000 te semure ne 213 dispanseri, ishte e vetmja ne bote qe trajtonte 47.000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3.400 pleq te braktisur e te lene rrugeve, ne 20 shtepi pleqsh, kishte biresuar 160 femije ilegjitim. Keto jane shifrat e mesit te viteve '80.Deri sa Nene Tereza ishte gjalle ne vitin 1997 shifrat kane ndryshuar shume. Gjatë viteve të fundit të jetës, pa marrë parasysh problemet e shumta e serioze shëndetësore, Nënë Tereza vijoi t'i printe Kongregatës së saj dhe t'u përgjigjej nevojave të të varfërve e të Kishës. Në vitin 1997 Nënë Tereza kishte 4.000 motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës. Në mars të vitit 1997 bekoi Eproren e re të Përgjithshme, të sapo zgjedhur, të Misionareve të Bamirësisë. Mbasi pati takuar Papën Gjon Pali II për të fundit herë, u rikthye në Kalkutë ku kaloi javët e fundit të jetës duke pritur vizitorë e duke u dhënë këshilla simotrave. Papa Gjon Pali II- e quante " Nëna Terezë - shembulli i transformimit njerëzor të dashurisë së Zotit.” Gjate vizites se tij ne Shqiperi me 25 Prill 1993, Ati i Shenjte Papa Gjon Pali II do te shprehej keshtu per Nene Terezen: “E si mos ta kujtojme,me kete rast,kete te zgjedhur vajze te popullit shqiptar, Nene Tereza e Kalkutes, nena e shume te varferve midis me te varferve te botes ? Me ngrohtesine e besimit kjo e vogel grua e madhe dergon nga brenda saj tek te tjeret zemergjeresine shqiptare”. Më 5 shtator 1997 jeta tokësore e Nënë Terezës arriti cakun e fundit. Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit, në përfundim të të cilit trupi i saj u varros në Shtëpinë-Nënë të Misionareve të Bamirësisë. Shumë shpejt varri i saj u bë vend shtegtimi e lutjeje për njerëz të besimeve të ndryshme, për të varfër e për të pasur, pa kurrfarë dallimi. Nënë Tereza duke iu përgjigjur thirrjes së Jezusit "Eja, të jesh drita ime!", u bë Misionare e bamirësisë, "Nënë e të varfërve", simbol i mëshirës për mbarë botën. Më pak se dy vjet pas vdekjes, për shkak të përhapjes së famës së shenjtërisë dhe hireve të nxjerra me ndërmjetësinë e saj, Papa Gjon Pali II lejoi të hapej çështja e Beatifikimit, pra lumturimit e me pas e Kanonizimit pra e Shenjterimit te Nene Terezes. Më 20 dhjetor 2002 Papa Gjon Pali II miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj. Por c’ndodhi ! Ne ato dite une isha me detyren e Ambasadorit te Shqiperise ne Vatikan. Nje dite para se te lexohej dekreti i pergatitur nga Kongregacioni per ceshtjet e Shenjterimeve nje miku im ne Seline e Shenjte me merr ne telefon dhe me thote se ne piken kater te ketij dekreti Nene Tereza cilesohej si nje murgeshe maqedone. Në raport midis rreshtave si jo normale ishte shkruar “La suora macedone Teresa di Kalkuta, Gonxhe Bojaxhiu” Koha ishte tmerresisht e shkurter. Dekreti i punuar prej shume kohe nga kongregacioni do te lexohej te nesermen perpara Atit te Shenjte dhe do te botohej ne gazeten “L’Oservatore Romano” organi zyrtar i Vatikanit.U ula me nxitim ne kompiuter dhe fillova te perpiloj shkresat. Nje leter urgjente per Presidentin e Republikes, nje tjeter per Kryeministrin, nje per Ministrin e Jashtem, nje leter edhe per kreun e opozites se atehershme. Me tej nje leter per Atin e Shenjte, nje leter per Sekretarin e Shtetit te Vatikanit, per Sekretarin per Mardheniet me Shtetet,per Kongregacionin per Ceshtjet e Shenjterimeve,etj,etj,...pra letra e letra sa munda per te sensibilizuar sa me shume rreth kesaj padrejtesie qe po tentohej t’i behej Nene Terezes dhe kombit shqiptar. Jo me larg por vetem mbas disa ditesh pati një prononcim zyrtar nga ana e Sekretarisë së Shtetit te Vatikanit.Zyrtarisht u dergua nje note ne Ambasaden e Shqiperise prane Selise se Shenjte ku nepermjet te ciles u deklarua se: “për Selinë e Shenjtë, Nënë Tereza ka qenë dhe është gjithmonë shqiptare”. Nje gezim i madh mbas nje shqetesimi te pa merituar. Megjithate edhe mbas kesaj pergjigjeje qeveritare maqedonas vijuan perpjekjet e tyre duke kerkuar prane kryebashkiakut te Romes qe nje shesh ne Rome te mbante emrin Sheshi Maqedonia dhe ne qender te ketij sheshi te vendosej monumenti i Nene Terezes si bije e maqedonise. Nje tjeter perpjekje dipllomatike dhe sensibilizuese e natyrisht edhe ndikuar nga deklarimet e shprehura prej personaliteteve me te njohura te Shqiperise, kryebashkiaku i Romes nuk e miratoi kete kerkese te autoriteteve maqedone. Me 19 tetor 2003 Nene Tereza u lumturua gjate nje ceremonie madheshtore ne Katedralen e Shen Pietrit ne Vatikan nga Papa Gjon Pali II, duke i hapur rruge procesit te shenjterimit te saj. Nene Tereza perkrah heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu i cilesuar si Atlet i Krishtit nga Vatikani e se bashku me Papa Klementin e XI-Albani dhe Nenen e Keshillit te Mire, mbrojtesen e shqiptareve do te perbejne lidhjet e forta e te qendrueshme te popullit shqiptar me Seline e Shenjte ne Vatikan. Gjate ketyre 10 vjeteve edhe ne Shqiperi jane ngritur disa institucione ku sherbejne motrat e Urdhrit "Nene Tereza". Ato jane te pafjala. Vetem punojne. U sherbejne me nevojtareve. Prandaj jane edhe me te pavena re, se pikerisht me nevojtaret ne Shqiperi jane me te harruarit prej atyre qe kane mbire ekraneve te stacioneve televizive publike dhe private. Me duket mjaft pozitive qe me emerin e saj emertuan nje urdher presidencial, qe i vune emrin nje kopshti femijesh, nje spitali universitar, nje sheshi me shatervan dhe aeroportit nderkombetar te Shqiperise ne hyrje te te cilit Kryeministri Berisha preu shiritin e inagurimit te monumentit te Nene Terezes. E gjykoj te padrejte qe monumenti i Nenes Terezes ne Tirane u vendos nga Kryebashkiaku Rama ne nje qoshe te erret e te vetmuar perbri godines se universitetit ne nje kohe qe monumenti i saj ne Prishtine eshte ne qender te qytetit prane monumentit te Skenderbeut, po ashtu edhe ne Shkup e kudo ku e nderojne me sinqeritet e respekt kete nene shenjtore te te varferve te njerezimit. ...

*Autori është Ish-Ambasador i Shqipërisë në Vatikan



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora