E shtune, 27.04.2024, 03:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Lot i Zotit që rrokulliset mbi Alpet Shqiptare

E enjte, 28.08.2008, 06:39 PM


Baki Ymeri
Baki Ymeri
Ismail Iljasi
Tetovarët e Italisë. Ismail Iljasi
Lot i Zotit që rrokulliset mbi Alpet Shqiptare

Nga Baki Ymeri

Thonë se një popull nuk është i madh përnga numri i njerëzve që ka por përnga afirmimi i vlerave të tyre. Në këtë kontekst, shembull konkret është duke dhënë edhe një emër biblik i botës shqiptare që ta përkujton emrin e Plakut të Vlorës apo atë të shqiptarit më të lexuar në botë, Ismail Kadaresë. Ismail Iljasi është një poet i frymëzuar që jeton dhe vepron në krahinën e Potenca Piçenës, aty ku At Antonio Bellusci, kryeredaktor i revistës Lidhja, në vitin 1966 pat filluar veprimtarinë kulturore në fshatin shqiptar të malësisë, Shën Konstandini Arbëresh. Ismaili gjen gjurmë shqiptare në trojet italiane, do kisha katolike e do freska shqiptare, shkruan poezi, njeh Engjëllin, Vitoren, Nirvanën, Mardenën, merr pjesë aktive në klubet letrare të botës italiane. Gjatë vitit 2003 ishte i ftuar në Festivalin Ndërkombëtar Ditët e Naimit në Tetovë, ku morën pjesë edhe disa poetë italianë.
Sipas burimeve të Internetit, Ismail Iljasi na e përkujton faktin se para një viti përkujtua në Potenza Piçena figura e mirënjohur italiane, Bruno Grandineti, me një eksperiencë fotografike 50 vjeçare. « Vlen të theksohet se nga syri i këtij personaliteti është imortalizuar edhe kultura jonë. Falë Bruno Grandinetit u bëbnë të njohura fotografite me afreskat e altarit shqiptar të vitit 1462, i quajtur «Santa Venera, padrona dei albanesi », që gjenden sot e kësaj dite nëpër  arkivat e biblotekës së Potenca Piçenës dhe në Ancona. Pra, më 6 korik 2007, komuna e Potenza Piçenës e përuroi Bruno Grandinetin për veprimtarinë e tij 50 vjeçare me imagjinaten e tij të bujshme në fushë të artit forografik. Pjesemaresit patë  mundësinë të shohin krijimet e tij, e ndër to edhe fotografite e altarit të dikurshëm shqiptar, « Santa Venera, padrona dei albanesi ». Dëshiroja të them  me këtë rast, thekson Ismail Iljasi, se shqiptari pa dashje ose me dashje, çdo herë  lë gjurmë në historinë ndërkombëtare të ruzullit toksor » .
Në kuadrin e manifestimit La guerra non è fatta dalle armi ma dai politici, në janar të  vitit 2008, në sallën e arteve L’Arca deio Folli të komunës Cupra Marittima, Ismail Iljasi prezanton para publikut italian librin e tij Il viaggio del destino. Prezantuesit e kësaj vepre të re do të theksojnë me atë rast: « Il vero viaggio di Ismail, affrontato per tornare in Macedonia e stare vicino alla sua famiglia durante la guerra dei Balcani, vuole spingere l’uomo ad ascoltare di più i propri sentimenti. Il racconto, dal linguaggio asciutto e forte dalle emozioni molto forti, vuole essere un messaggio di speranza e di pace rivolto a tutto il mondo, perché il dolore provocato dalle guerre non si ripeta mai più ». Po shkojmë më tej:
             
E premte, 18 korrik 2008. Në mbrëmjen e kësaj dite, në via Trento të Cupra Marittima, mbahet një manifestim me titullin “L'immagine poetica, Arte e Poesia”: “Alle 21.30 l'incontro con il poeta de lingua albanese da da Macedonia, Ismail Iljasi, con i versi dei suoi libri e con il ciftelia, lo strumento tradizionale del suo popolo, avvicinerà il pubblico alla sua cultura, coinvolgendolo nella danza (…)”.  Manifestime të ngjashme që kanë për subject bashkëpërkime mes popujsh e kulturash do të vazhdojnë edhe gjatë gushtit të këtij viti (2008), po në Cupra Marittima. Qëllimi elementar ka të bëjë me promovime vlerash letrare dhe artistike, manifestim i organizuar nga shoqatat “Gotarà”,  “Idrea Coop” dhe “Marenostrum”. Në program: « Ismail Iljasi, Poeta e suonatore di ciftalia,  Musiche e danze tradizionali ».
         
Ndërtesë e kulluar në shpirt është zemra

Thonë se enrgjia shpirtërore është çelsi i ardhmërisë. Pas përmbledhjes së parë poetike Zbrazëtirat e Jetës (botuar në Tiranë, më 1992), Ismail Iljasi vjen para opinionit letrar me një libër të ri, Frutet e gjakut - I frutti del sangue, i botuar në dy gjuhë (shqip-italisht), në Potenza Picena (2001). Nga data e botimit shihet se libri doli në dritë vitin kur shqiptarët i shpallën luftë Maqedonisë për desovjetizimin e saj. Që nga vargjet e para: Ndërtesë e kulluar në Shpirt është Zemra, poeti depërton në kujtesën e lexuesit duke plasuar idenë se përmes shpirtit të dashurisë bota përfiton dimensionet reale të ekzistencës. Për vlerësimin e vëllimit më të ri të këtij poeti, i lindur në zemër të Sharrit, përkatësisht në Shipkovicë të Tetovës (1969), eseisti dhe recenzuesi italian Roberto Marconi, në parathënien e titulluar Primavera (Pranvera), do të shprehet: « A e dini se për ate që nuk e din gjuhën shqipe sikur unë, poezitë e Ismailit, edhepse duken të vështira dhe të paparamenduara, diskursi gjuhësor i tyre është një rrugëtim i bukur që kalon me vargje mbi Adriatik», ndërsa përkujdesësi i kësaj vepre, zoti Nehat Marku, do të shkruajë:
«Poezia e Ismailit është një art që zbulon të vërtetën, poezi që zbulon tabllo të ndryshme jetsore. Përndryshe, kjo përmbledhje simpatike është realizuar në kondita të një niveli të lartë teknik dhe estetik. Libri u botua nga ana e Qendrës Letrare Effetto Notte, pranë Bibliotekës Komunale të Potenca Piçenës. Redaktor i librit është profesori i gjuhës shqipe, Nehat Marku, poet me prejardhje dibrane, ndërsa ballinën e ka realizuar piktori italian Mauro Mazziero. Libri mban numrin një në kuadrin  e bibliotekës së sipërpërmendur. Fjala është për një tekst letrar bilingv, lëënda poetike e të cilit është strukturuar në këto cikle: Në tëatër do të piqemi, Thinjat e trungjeve të humbur, Në një qytet të largët zërat e vdekjes dëgjoj dhe Nën muzgun e lotit të dashuruar. As që ka nevojë të zgjatemi më tej. Ismail Iljasi është poeti i dritës që e din se dielli është lot i Zotit që rrokulliset në ëndërr. Poezia është mbret i botës, thekson një vlerë shqiptare e botës italiane, duke na e përkujtuar faktin se dielli është loti i Zotit që rrokulliset mbi alpet shqiptare. Libri i Ismail Iljasit është një vepër e mirëfilltë poetike, që meriton të lexohet dhe rilexohet.

Ismail Iljasi

POEZIA

Thinjat e trungjeve të humbur
Ndjenjë
Kënga këngëton nga notat e shtruara
Vallja nga daullet e tingëlluara
Vështrimi ta then dyshimtësinè në fyt
I zgjuar, i kthjelltësuar
I uritur nga sytë.
Mëvetësia
Sonte
Yjet më shoqërojnë
Mëvetësia humb
Drejtpeshmin e syve
Sonte me mua
Jam unë
Vetmia e trungjeve të humbur.

POESIE

L'albino dei tronchi perduti
Sul sentiero
La canzone canta con le notte scritte
Il ballo del tamburo suonato
Lo sguardo mozza il fiato
Risveglia
Cattiva gli occhi
Me
Stanotte le stele
Mi fanno amicizia
L'allegria perde il requisito
Degli occhi
Stanotte fra me
Sono io
La solitudine dei corpi perduti.

OGGI

Le nuvole e la pioggia
Sono nel palco di questa giornata
La salita,
Intorno alle mura
Nasconde la città
La casa dove devo incontrare
Lo spirito bagnato con il mio di oggi.
La belezza di questa città è che
Lo spirito è il cuore possono giocare
Nascondino
Nello stesso tempo
Navigando con la mente
Risvegliata dalle onde
Portata la giornata di oggi Dall’altra parte
Con i colori della terra.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora