E merkure, 01.05.2024, 10:45 PM (GMT+1)

Mendime

Shpend Bajrami: Në daçi mjekra, identifikohuni me Gjergj Kastriotin

E merkure, 14.12.2016, 10:00 PM


Aleppo...

Qeni i keq e sjell ujkun në torishtë...

Në daçi mjekra, identifikohuni me Gjergj Kastriotin, ai kishte edhe mjekër, edhe burrëri, edhe trimëri, edhe lavdi, famë e krenari; Në daçi mustaqe identifikohuni me Hasan Prishtinën, ai kishte mustaqe, ishte zotëri, kishte diplomaci, zgjuarsi, pasuri, dhe të gjitha për komb i shkriu.

Nga Shpend BAJRAMI

Pamje tmerruese që njeriun normal me ndjena dhe shpirt e bëjnë që t’i pikojë zemra gjak!

Asad + ISIS = RUSIA.

Nuk dua që të gjykoj, të komentoj dhe aq më pak të "shes" mend përderisa nuk kam mundësinë dhe forcën që të ndaloj dhe shpëtoj viktimat që pësojnë në Aleppo sot e gjetkë në Siri dhe Irak, por dua që të bëj një mesazh tek ata persona që jetojnë në mesin tonë dhe që akoma identifikohen me pamje të figurës së Asadit dhe ISIS - it!

Apeloj që:

- Ti shkëpusin lidhjet me këtë identitet të rremë dhe të qethen mirë e të rikthehen në gjenezën tonë shqiptare e të mos na e sjellin pamjen e Aleppo - s në qytetet tona!

- Të shkëpusin lidhjet e interesave të ngushta personal, materiale nga Rusia dhe të mos i japin arsyen, të mos bëjnë alibinë që nesër edhe këtu Rusia të bombardojë "terroristat" si në Aleppo!

Pra, REFLEKTONI...

Qeni i keq e sjell ujkun në torishtë, pra sa më shpejt reflektoni ju o njerëz, thirreni arsyes, shkëputni lidhjet e interesit personal me armikun, kthehuni në etninë tonë shqiptare, na e bëni një shërbim në emër të Zotit, për hir të kombit, fëmijëve, familjeve, tokës e nderit, na e largoni ujkun që po na kanoset. Thjeshtë, ndërprisni marrëdhëniet me padronin, qethuni dhe kthehuni në mesin tonë ashtu siç u lindi nëna, shqiptar bir shqiptari!

Në daçi mjekra, identifikohuni me Gjergj Kastriotin, ai kishte edhe mjekër, edhe burrëri, edhe trimëri, edhe lavdi, famë e krenari;

Në daçi mustaqe identifikohuni me Hasan Prishtinën, ai kishte mustaqe, ishte zotëri, kishte diplomaci, zgjuarsi, pasuri, dhe të gjitha për komb i shkriu;

Në daçi të dukeni si gra me fustan, identifikohuni me mbretëreshën Teutë, asaj i rrinte më bukur fustani me kurorë mbretëreshe, identifikohuni me Shote Galicën, Norën e Kelmendit, Sulltanën e Qfës...etj.

Në daçi të dukeni tregtar, harrojeni kontrabandën, pazaret apo tregtinë me dreqin, armikun, identifikohuni me biznesmenë e tregtarë që ndihmojnë e financojnë projektet KOMBËTARE, si Lazim Destani i Tetovës për shembull...

Kujtoj se, ndryshe fati i Aleppo - s na pret. Rusia do të na bombardojë për të çliruar botën nga "terrorizmi" !!!

Reflektoni, mos na merrni në qafë, boll i shërbyet djallit, boll i shërbyet Rusisë...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora