Mendime
Faton Mehmeti: A janë shqiptarët popull analfabet?
E shtune, 10.12.2016, 04:28 PM
A janë shqiptarët popull analfabet?
Nga Faton MEHMETI
"Arsimi është çelësi për të hapur derën e artë të lirisë." - George Washington Carver
Arsimimi është baza e jetës, një komb pa arsimim është i destinuar të asimilohet. Arsimimi është pjesa më e rëndësishme e njeriut, ku mund të formohemi si moralisht ashtu edhe profesionalisht. Për tu bërë sa më të suksesshëm në këtë jetë ne duhet me patjetër të mbështetemi tek shkolla
Së fundi u publikuar Programi i vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve , i cili e ka vërtetuar atë që të gjithë e kanë ditur: arsimi në Kosovë ka dështuar.Në pjesëmarrjen e parë të saj në Programin për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve PISA 2015, Kosova është renditur në vendet e fundit të listës së vendeve anëtare, pjesëmarrëse në PISA. Në mesin e 70 vendeve të botës, Kosova renditet e 68-ta. Ndërsa është renditur e fundit në listën e vendeve evropiane, anëtare të PISA-s, dhe e fundit edhe në rangimin me vendet e rajonit. Nxënësit tanë janë rreth 120 prapa të tjerëve, apo përkthyer në vjet, janë rreth 3 vjet prapa në raport me ta. Faktikisht nxënësit janë më së paku fajtor. Nëse shikojmë vendet të cilat kanë kaluar nëpër situata të ngjashme, janë shumë faktorë që ndikojnë në këto rezultate. Mund të nisim nga fondet që jep qeveria në arsim, apo nga puna që bëhet në klasë, pastaj Politizimi i sistemit arsimor është produkt i këtij sistemi. Ndërhyrjen dhe rolin që luan politika në përzgjedhje të mësimdhënësve ka ndikuar për të keq. Investimi që bëhet në arsim në përqindje është i koncentruar më pak në forcim të kapaciteteve. Ndërsa më shumë ndahen fonde në infrastrukturë. Në vitin 2012 dhe raporti i fundit i publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës nxjerrin në pah se 55 mijë qytetarë të Kosovës janë analfabetë të plotë, që nuk dinë shkrim dhe lexim, derisa analfabetë funksionalë që dinë shkrim dhe lexim, por nuk janë në gjendje ta kuptojnë atë që e shkruajnë, janë 82 mijë 188 persona. Kosova qe nga paslufta u shenderruar ne skpermiment me arsimin, nga viti 2011 në Kosovë është hartuar një dokument , që synon reformimin e sistemit arsimor në Kosovë.Ky dokument sic njihet ndryshe si Korniza e Kurrikulës ,është një dokument që rregullon tërë sistemin arsimor parauniversitar të Republikës së Kosovës. Korniza përcakton qëllimet e arsimit parauniversitar, kompetencat, parimet kryesore, nivelet dhe profilet. Por faktikisht ky reformism nuk solli rezultatet pasi ta nisësh reformën pa arsimtarë të reformuar, ta nisësh atë pa plane dhe pa programe të reformuara dhe mirë të shqyrtuara, pa lokal të mjaftueshëm, pa pajisje e pa mjete adekuate mësimore, e në veçanti pa buxhet të bollshëm është më shumë se dështim. Këtu mandej fillojnë të gjitha të këqijat, madje edhe dhuna e përditshme në shkollat tona. Nuk bënë të eksperimentojmë me nxënësit.Edhe pse flitet për reforma, reforma kupton ndryshime për çdo vit, por te ne kjo nuk po sjell cilësi, përkundrazi për çdo vit po kemi rënie, sidomos në arsimin fillor të fitimit të njohurive.Edhe pse thuhet se kjo reformë përfshin reformimin e programeve, teksteve, mësimdhënies, vlerësimit të arritjeve të nxënësve, si dhe kualifikim e mësuesve,kjo nuk po jep rezultat në praktike.vetvetiu lind pyetja: A dimë ta reformojmë arsimin? Tani për tani përgjigjja është jo! Ne nuk dimë ta bëjmë reformën në arsim. Për më tepër ka sjellur crregullim të sistemit mësimor, pasi reformat fillohen me përgaditjen e ligjeruesve , gjërësisht bartëseve të saj që janë mësuesit
Po kështu, përderisa shkolla nuk është qëllim në vetvete, ajo duhet t’i përgatitë nxënësit për jetën jashtë mureve të saj, qe ne kete rast calon sepse nxënësit më tepër duhet të merren me metodologji sesa gjëra subjektive . Fëmijët në Kosovë ende vlerësohen në bazë të asaj se çka ata kanë mbajtur mend gjatë procesit mësimor, e nuk u mësohet të menduarit kritik, qasja kritike, të menduarit kritik, analizimi i teksteve nuk është duke u zhvilluar në mënyrë të duhur dhe për këtë Korrniza Korrikul nuk ndihmon por vetëm se ngarkon nxënësit.
Për më tepër mesimëdhënësin, i cili më tepër duhet të shpenzoj kohë për tu marr me përgaditje teknike të ores mësimore se sa me subjektin e lëndës që e ligjeron. Akoma nuk kemi arritur të bëjmë një vlerësim se sa dhe me çfarë njohurish po na dalin nxënësit në të gjitha nivelet. Ne kemi dy vlerësime - testin e maturës dhe atë të arritshmërisë dhe ato janë për vlerësime të brendshme jo për të jashtme, për të parë se sa ato njohuri janë konfraktibile me njohuritë në vende të tjera. Derisa nxënësit mbarojnë shkollën dhe janë anaflabetë, ky është problem i rëndë, i cili duhet menduar si të zgjihet e jo të shpenzohet kohë dhe mjete për një projekt i cili është vetëm një eksperiment. Duhet të ballafaqohemi me sfidën e reformimim të sistemit të arsimit, duke e shpalluar arsimin prioritet shtetëror, duke larguar duart politika nga arsimi dhe duke forcuar kriteret në universitetet, sidomos ato private.