E shtune, 27.04.2024, 06:18 AM (GMT+1)

Mendime

Eshref Ymeri: Stani i tradhtisë kombëtare

E diele, 04.12.2016, 01:47 PM


Stani i tradhtisë kombëtare këtë bulmet ka

Nga Eshref Ymeri

Ndoqa në internet deklaratat shoviniste të eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous, e cila kishte ardhur në Tiranë posaçërisht për t’i futur frikën në palcë Tiranës zyrtare dhe mbarë klasës politike shqiptare. Ajo, pa iu dridhur qerpiku, deklaroi haptas se Himara është tokë greke dhe krejt Vorioepiri është tokë greke që nga lashtësia e kryehershme.

Shovinistja Eleni Theocharous vërtet është eurodeputete qipriote, por në Tiranë ajo erdhi me autorizimin e Athinës, për të shprehur botërisht pretendimet shoviniste të Athinës zyrtare ndaj Epirit të Veriut dhe për të nënvizuar edhe një herë deklaratat e ish-presidentëve Stefanopulos dhe Papulias se Himara është tokë greke. Prandaj jo rastësisht ishte bërë kombinimi i duhur: deklaratat shoviniste të eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous, të shoqëroheshin me ngritjen e flamurit grek në kalanë e Himarës dhe me parullën “Vorioepiri është grek”, e cila qe shkruar dhe vendosur pranë rrugës Gjirokastër-Tepelenë.

S’mund të ndodhë ndryshe, sepse stani i tradhtisë kombëtare që përfaqëson Tirana zyrtare, këtë bulmet do të ketë. Tradhtia e interesave kombëtare ka pushtuar çdo qelizë të klasës politike shqiptare, e cila s’përfaqëson gjë tjetër, veçse një qen të rrahur nga Athina zyrtare gjatë një çerek shekulli.

Shqipëria është vend pa zot gjatë këtij çerek shekulli, prandaj edhe stërnipërit dhe stërmbesat e evgjitëve të Nilit dhe të Sinait, me emrin grekë, sillen si zot shtëpie në mes të Tiranës. Se sikur Shqipëri të kishte zot, ajo shovinistja Eleni Theocharous, një sahat e më parë, duhej të përcillej me teneqe për në Rinas ose për në Kakavi. Por Shqipëria është vend pa zot, sepse ka vdekur burrëria shqiptare, ka vdekur inteligjencia shqiptare, ka vdekur rinia universitare me profesoratin e vet, është shuar vetëdija kombëtare. Prandaj edhe shovinizmi grekokaragjoz, me Janullatosin në krye, kërcen valle në mes të Tiranës, si në një varrezë të gjallësh, çka dëshmon se Shqipëria është një e vdekur dhe e pakallur.

Indianapolis, Indiana

03 dhjetor 2016



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora