E premte, 26.04.2024, 03:57 AM (GMT+1)

Mendime

Zeqa: Rreziku nga ndërgjegja e vrarë e politikanëve

E shtune, 23.07.2016, 03:54 PM


Rreziku nga ndërgjegja e vrarë e politikanëve shqiptar

Nga Florim Zeqa

Zhvillimet në skenën politike shqiptare të javës që lam pas janë barometri më i sakt i gjendjes në të cilën ndodhet sot polika shqiptare. "Reforma në Drejtësi", e votuar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, e ardhur jo si rezultat i unitetit të faktorit politik shqiptar, as si shprehje e vullnetit për një shtet ligjor,  as si përçim i   mesazhit institucional  për domosdoshmërinë e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, por si produkt i presionit ndërkombëtar, në veqanti të SHBA-ve dhe BE-së.

Në anën tjetër shqetësues është mosuniteti i partive politike shqiptare në Maqedoni, Luginë, Mal të Zi,...përderisa nuk ka forcë t'i ulë të në një tavolinë të përbashkët liderët e partive politike shqiptare në Kosovë për çështjet më jetike për vendin.

Padyshim, ngjarja më e papritur për opinionin shqiptar ishte ajo e përkuljes së presidentit Thaçi para memorialit të 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas lufte në fshatin Grackë të Lipjanit.

Kjo për më tepër se gabim, është skandal politik i cili nuk guxon të kaloj pa u ndëshkuar në parlamentin e Kosovës.

Vetëm ndëshkimi i presidentit në kuvend, që i bie shkarkimi i mënjëhershëm i Hashim Thaçit nga posti i presidentit nga të zgjedhurit e popullit, jo vetëm që do t'i parandalonte skandalet e tjera të tij, do ta parandalonte dënimin e shqiptarëve si "kryrës" të krimeve të supozuara nga serbët.

Sikurse ka mundësi, që përkulja e Thaçit të shfrytëzohet nga Beogradi zyrtar dhe qarqet pro-serbe për fillimin e një fushate të re antishqiptare dhe për një propagandë të re para botës demokratike, se deklarimi i shovenistëve serbë për shqiptarët si "terrorist", ishte cilësim i drejtë!

Përkulja e "presidentit" të shqiptarëve, ish udhëheqësit politik të Shtabit të Përgjithshën të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të jetë argumenti më i fuqishëm për dënimin e pjestarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

"Spoti" profitabil i Thaçit, fatal për shqiptarët

Mbase "spoti" i realizuar në Grackë, për Hashim Thaçin mund të jetë më profitabili nga të gjitha "spotet" e deritanishme,...ky do të jetë tepër i kushtueshëm, i dhimbshëm dhe i hidhur për shqiptarët, për bashkëpuntorët e tij të deridjeshëm dhe rivalet e sotëm politik!

Përkulja e presidentit të vendit tonë, do të ishte normale, sikur 14 civilët serb të ishin viktima të ndonjë fatkeqësie natyrore, siq ishte fatkeqësia e viktimave në Restelicë të Dragashit në Janarin e vitit 2012-të nga orteku i borës.

Kështu siq veproj presidenti ynë, mund të veprojnë vetëm politikanët me ndërgjegje të vrarë dhe të njollosur apo të ndikuar nga shantazhet politike.

Këtë më së miri e dinë vet presidenti, nga çka u motivua dhe nga kush u ndikua ta bëjë një veprim kaq skandaloz dhe të dëmshëm për bashkombasit e vet!

Mbase përkulja do të ishte krejt normale sikur të mos ishte  i vendosur mbishkrimi “Viktimat e terrorit shqiptar të korrikut 1999”, ku shqiptarëve u referohet termi fyes "shiptarskog terora".

Përkulja e presidentit para një pllake të tillë, është pranim i anës së kundërt të medaljës, të asaj, se shqiptarët vërtetë janë ata të cilët kanë kryer vrasje dhe krime  ndaj serbëve dhe të tjerëve në Kosovë.

Me këtë akt, presidenti Thaçi e përuli dhe njollosi luftën çlirimtare, i tradhëtoi dhe poshtëroi të gjithë luftëtarët e ndershëm, të cilët me dinjitet dhe krenari mbajten në gjoks ëmblemën e UÇK-së.

Ka kohë që presidenti Thaçi është larguar nga vlerat e lrirsë. Hera e fundit që është parë në një aktivitet kombëtar, ishte 18 Maji i këtij viti në Klinë, në akademinë përkujtimore për Jetullah Deskun, i vrarë në të ashtuquajturën APJ, (ishte me ftesë të familjes Desku apo kryetarit të Klinës ?!)

Kërkimfalja nga vendi i lavdisë

Andaj do të ishte  mirë për presdidentin, sikur të shkonte në vendin e lavdisë, në Prekaz, në familjen Jashari, simbol të qendresës dhe sakrificës njerëzore për t'u rrëfyer me përkulje dhe kërkimfalje ndaj të gjithë shqiptarëve për të gjitha të bëmat e tij,...për të vazhduar më pas me veprimin tjetër të radhës, të dorëheqjes nga posti i presidentit dhe largimi përfundimtar nga skena politike,...ngase përkulja dhe hedhja lule pranë një lapidari ku shqiptarët përshkruhen si terrorist është e pafalshme për secilin që i thotë vetës shqiptar, e lërë më për një njeri që pretendon se është presidnet i shtetit të Kosovës, në të cilin mbi 90 % e popullatës janë shqiptar.

Kjo  përkulje e presidentit është  fyerje për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Edhe pse kanë kaluar 17 vite pas përfundimit të luftës në Kosovë, asnjë udhëheqës serb deri më tani nuk e bëri as kërkimfaljen e vetme për shqiptarët e vrarë dhe  masakruar barbarisht nga dora e tyre.

Përkundër dënimit të aktit skandaloz të presidentit Thaçi nga shumica e shqiptarëve, mjerisht pati edhe të atillë që i dolën në mbrojtje, duke e quajtur si "veprim të mençur politik"!

Po të ishte mençuri, një gjë të tillë do ta bënin liderët e Serbisë para shumë viteve në Kosovë, duke "nderuar" masakrat e tyre në; Prekaz, Reçak, Qirez, Likoshan, Qyshk, Lybeniq, Mejë,...e shumë të tjera në të cilat ranë mijëra viktima shqiptare, do të kërkonin zbardhjen e fatit të rreth 1600 të pagjeturëve, do t'u kërkonin falje rreth 20 mijë grave e vajzave shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, e të mos flasim për kompenzimin e dëmëve materiale që janë pallogaritshme.

Edhe sikur nesër të ndodhë një gjë e tillë, prap se prap, nuk do duhej të ndodhte ajo që ndodhi në Grackë nga ana e Thaçit, duke pranuar përgjegjësinë kolektive pa u zbuluar vrasësit misterioz të një krimi të tillë,...i cili ka mundësi të jetë një nga skenarët monstruoz serb, të ndodhur; para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë!

Kërkimfalja përveqse akt moral i pranimit të gabimit, është veti e njerëzve të mëdhenjë, të mençur dhe të urtë,...e cila ua lartësonë  akoma më shumë vlerat dhe shton dashurinë njerëzore, në të kundërtën sjellja arrogante ndaj shpirtërave të thyer dhe trazuar, përveqse katandisje politike do të thotë humbje e moralit dhe dinjitetit njerëzor.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora