E premte, 26.04.2024, 02:04 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: A ia ndërpret ''macja e zezë'' rrugën Erdoganit?

E marte, 19.07.2016, 08:13 PM


A IA NDËRPRET „ MACJA E ZEZË“  RRUGËN  ERDOGANIT?

Nga Dedë Preqi

Secili zot shtëpie i një shteti e ka nga një macë imagjinare, apo të vërtetë në kopështin e vet, të cilën duhet ta përgëdhel në një mënyrë, apo  të mos e trazojë, sepse duke e malltretuar dhe keqpërdorur atë,  e nxitë që ti tregojë edhe ajo kthetrat e veta në vetëmbrojtje.  Më herët në mitologjinë e popujve të vjetër  „macja e zezë“ është konsideruar si kafshë e shenjtë, por historia e përcjellë këtë fenomen edhe si  „simbol i së keqës“, nëse ajo  pa pritmas t’a ndërpret rrugën.

Siduket këtë herë edhe kryetarit të Turqisë, Recep  Erdogan,  macja e zezë ia ndërpreu rrugën pa pritmas, dhe është në pytje se çfarë fati mund ti sjellë?  Macja e zezë mund  t’u ndodhë edhe shumë kryetarëve të tjerë,  dhe të pa priturat nuk vijnë edhe ashtu lakuriq, nëse nuk ke dyshim në gjurmat themrave t‘ua.  Ishte shumë interesant kur në gjithë atë valë të madhe konflikti,  në tentim të grusht shteti t në Turqi, macja kaloi atypari përmes tytave të armëve, sëcilës i bënë foto shumë media vendore dhe të huaja,  me ç’rast linden edhe pyetjet se, në anën e kujt është macja?

Populli shqiptarë është mik i sëcilit popull dhe atij turk, përkundrazi populli shqiptarë ishte populli më i shtypur dhe i përsekutuar me shekuj nga regjimet e egra të këtyre popujve dhe të tjerëve. Por,  rasti i fundit, apo tentimi i grusht shtetit në Turqi, nuk është  mirëpritur dhe i lakmuar as nga populli shqiptarë, sidomos kur dhuna merr përmasa të mëdha dhe të përgjakshme në mes grupeve rivale në pushtetin e Erdoganit.

Turqia ka përjetuar edhe disa herë puçe  ushtarake, që të gjitha ishin të përgjakshme, dhe qëllimi i tyre orientohet në ndryshimet e shtetit ligjor  dhe vazhdimi  i „Ataturkizmit“ në Turqi, si themel i Turqisë moderne me oerintim europerëndimor. Ndërsa, politika e Erdoganit ka një qëllim krejtësisht tjetër, apo një orintim  fetar islamik, për të ndërtuar një Turqi të madhe islamike.

Turqia në kohën e fundit atakohet me shumë turbullira dhe mospajtime të një mase të madhe të  popullit turk, të cilët nuk pajtohen me regjimin e Erdoganit,  sikur që ishte edhe ky puç ushtarak, apo  një grup  ushtarak kundër pushtetit „erdogan“  dhe klanëve e përkrahësve  të kryetarit në fjalë. Në përgjithësi ky puç  i dështuar ushtarak kundër pushtetit të Erdoganit, ka një bilanc të madh të humbjeve të puçistëve ushtarak, por edhe të policëve e civilëve të vrarë, si dhe me qindra të tjerë të lënduar, edhe me qindra të tjerë të arrestuar nga pushteti i Erdoganit.

Në përkrahje të Erdoganit, përveq popullit turk, kemi edhe simpatinë  e madhe ndaj tij  nga  populli shqiptarë dhe disa lider, si kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryetari i Kosovës,  Hashim Thaqi, të cilët përveq tjerash, popullin turk e krahasojnë me „vëlla“ .  A është koha, që  ta pyesim vetën njëherë  dhe përgjithmonë për kuptimin e vërtetë të fjalës vëlla dhe shumë shpjegime të tjera, të cilat lidhën apo jo, me faktet historike dhe gjënezën e shqiptarëve, ndonse pesë shekuj sundim nën okopimin otoman, kanë mbetur edhe gjurmat e tyre,  por jo edhe ndonjë ndryshim i gjeneve tona shqiptare me popullin turk.

Shikuar në një prizmë,  këta njerëz harrojnë se populli turk nuk mund të ketë një gjënezë të përbashkët dhe as lidhje gjaku me shqiptarët, edhe pse ka shumë shqiptarë që kanë migruar në Turqi, të cilët janë të asimiluar dhe i kanë humbur rrënjët e tyre,  për të cilët Erdogani fare pak ka treguar respekt ndaj tyre, por një situatë e tillë është e ndjeshme dhe e dhimshme, e cila shqiptarët i bënë aq lojal dhe të pasigurtë në historinë e vet dhe në pamundësinë e kuptimit dhe zhvillimit të vet historik e gjenetik, duke përbuzur gjithçka që është burimore në rrjedhën e vet ilirike dhe pëllazge.

Të gjithë njerëzit mund ti frikësohen këtyre momenteve të vështira dhe puçëve të tilla të përgjakshme, në këtë rast  kryetarit Erdogan, ia ndërprenë „ macja e zezë“ rrugën, të cilën mendon ta vazhdojë edhe pse e ka votën e popullit turk shumicë, respektimi dhe të drejtat e qytetarëve janë të zbehta dhe të mangëta, poashtu edhe ndaj rivalëve  politik tregohet shumë i ashpër dhe hakmarrës , të cilët i ka vënë në shënjestër, duke i larguar nga puna dhe duke i burgosur pa mëshirë.

Ajo që është më  dëshpëruese në rastin fundit të këtij puçi në Turqi, përkrahësit dhe pushteti aktual i Erdoganit, hakmerret më ushtarët e vet puçista dhe me  gjithë ata që e kundërshtojnë, duke i lidhur, torturuar dhe rrahur brutalisht, si dhe dënime me heqje koke, i cili veprim nuk e di se cilit regjim më të egër i përketë dhe kujna do ti pëlqejë një veprim i tillë.  Shumë qeveri  dhe lider perëndimor, si edhe zonja Mërkel me SHBA-të, i kërkojnë Ankarasë zyrtare, që të ketë kujdes në respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe të mos zbatohet ligji i dënimit  me vdekje, të cilin pretendon ta fuqizojë edhe njëherë regjimi erdoganian, që predenton me këtë regjim të hyjë në Europë.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora